Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Kosovaret drejt Katarit, i pret një skllavëri ‘moderne’

prej Thu 5 Sep 2013 - 20:24
Kosovaret drejt Katarit, i pret një skllavëri ‘moderne’ Women_Sold_Into_SlaveryNjë shkrim i portalit "Balkanist", ka bërë publike të dhëna shokuese për punëtoret që shkojnë për të punuar në shtetin e Katarit - si shtëpiake. "Balkanist" ka shkruar se Bosnja dhe Maqedonia kanë nënshkruar një marrëveshje problematike me Katarin dhe duket se një gjë tillë do ta bëjë këtë muaj edhe Kosova. Por, me çfarë do të ballafaqohen punëtorët ballkanas kur të arrijnë në emiratin e pasur?

Katari, që është një nga vendet më të pasura të botës, vazhdon të rekrutojë shtetase të Bosnjës dhe Maqedonisë, për të punuar dhe jetuar në kushte që shpesh janë karakterizuar si një skllavëri moderne.

Politikanët nga Bosnja, Kosova dhe Maqedonia nuk i kanë adresuar këto probleme tashmë të ditura, por i kanë thënë publikut të tyre se Katari është një vend i shkëlqyeshëm për të punuar dhe krejtësisht i sigurt për punëtorë, shkruan "Balkanist".

"Ankthi i punëtoreve zakonisht fillon kështu: “Punëtorja që do të punësohet në të ardhmen nënshkruan për një pagë mujore”. Pasi të mbërrijë, ia zvogëlon rrogën. Dhe, përderisa ndodhet në Katar, zakonisht është e pamundur të bëhet diçka tjetër dhe do ta pranojë rrogën e vogël. Ajo nuk mund ta lëshojë vendin pa lejen e punëdhënësit. Punëtorët nuk mund ta lëshojnë vendin, të gjejnë banesë, ta lënë punën, të hapin llogari bankare ose të marrin një patentë shoferi pa lejen e sponsorit të tyre. Ky lloj shfrytëzimi zhvillohet nën sistemin Kafala, ku punëtori është pronë e punëdhënësit. Po ashtu, nëse e punësuara dëshiron të ikë për shkak të abuzimit fizik dhe rrogës së vogël, viza e saj automatikisht bëhet e pavlefshme dhe praktikisht shndërrohet në person ilegal që mund të ballafaqohet edhe me burgim", ka shkruar “Balkanist”.

Në Katar nuk kanë hezituar as t'i vrasin të punësuarat. Madje, thuhet se një punëdhënës e ka vrarë me thikë kuzhine punëtoren e tij. Vrasësi i saj ishte mbajtur tre vjet burgim.

Vendimi për të çuar gra nga Ballkani në Katar për punë pa dyshim se është influencuar nga papunësia e madhe në këto vende. Bosnja, Kosova dhe Maqedonia kanë papunësinë më të lartë në Evropë. Por, një influencë tjetër është rritja e shteteve të Gjirit në Ballkan. Katari ka investuar mjaftë para në rajon.

Debati se cilat janë shtëpiaket më të mira është obsesion në Katar dhe një temë e preferuar në vilat me kondicionerë. Por, çështja e shtëpiakeve nga Evropa ka qenë edhe kontroverse në Katar. Disa media lokale kanë raportuar se gratë e Katarit druajnë se martesat e tyre dhe stabiliteti social mund të kërcënohet nga "femrat e bukura evropiane".

Denisa Maglic –Sarajlic, zëvendësministre për Çështje Civile thotë se Katari paraqet "mundësinë më të mirë për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës për punësim jashtë vendit".

Sredoje Novic, ministër për Çështje Civile pajtohet me zëvendësen e tij, duke thënë se Katari është më i sigurt se të gjitha vendet tjera.

"Arsyeja që e kemi nënshkruar këtë kontratë është që të mbrojmë punëtorët nga Bosnja dhe Hercegovina nga situatat negative me të cilat ballafaqohen duke kërkuar punë në vendet tjera", ka thënë ai.

Në Kosovë, zëvendësministri i Punës, Fatmir Shurdhaj, thotë se qeveria ka bërë përpjekje maksimale për të siguruar se punëtorët e parë do të arrijnë në Doha në fillim të vitit 2014.

Vendet ballkanike kanë dështuar që të nxjerrin garanci për të siguruar gratë e Bosnjës dhe Maqedonisë që të mos përfundojnë të paguara më pak, pa të drejta, të abuzuara ose të vdekura.

Sipas El-Awlawya Manpower Recruiting Agency në Doha, boshnjakët dhe maqedonët do të paguhen minimalisht 190 dollarë në muaj.

Kosova është ende duke negociuar kushtet e ‘shtëpiakeve’ të tyre me Katarin me shpresë se nuk do të jetë pasive sikur vende fqinje.

Filipinet, Nepali dhe Indonezia kanë bërë përpjekje që të ofrojnë një nivel të mbrojtjes për punëtorët e tyre në Katar. Por, sipas "Balkanist", kur Kamboxhës i ishte ofruar që të nënshkruajë marrëveshje të ngjashme, kishte thënë jo. /Express/

/Shekulli Online/ E.L/


Kosovaret drejt Katarit, i pret një skllavëri ‘moderne’ Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi