Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Ekzekutimi makabër i ushtarëve të regjimit të Assad

prej Fri 6 Sep 2013 - 21:07
Ekzekutimi makabër i ushtarëve të regjimit të Assad  RebeletMediat amerikane kanë transmetuar një video me pamje mjaft tronditëse, ku rebelët sirianë kanë vrarë përpara kamerës ushtarët e Assad.

Pamjet u publikuan fillimisht nga e përditshmja “New York Times”. Ushtarët janë dhunuar pasi në video tregohet se ata kanë shenja të kuqe në trup. Ky gjest makabër është në shkelje të plotë me të drejtat e Konventës së Gjenevës për robërit e luftës. Pamjet i tregojnë ushtarët të çarmatosur, të zhveshur dhe ekzekutohen pa gjyq.

Përpara ekzekutimit, lideri i grupit, i identifikuar si Abdul Samad Issa, reciton disa poezi revolucionare dhe një lutje fetare.

Më pas ai qëllon me një plumb të vetëm pas koke një prej robërve, ndërsa menjëherë më pas rebelët e tjerë hapin zjarr me breshëri duke bërë shoshë nga plumbat viktimat.

Trupat e pajetë trajtohen pa asnjë dinjitet njerëzor, duke u hedhur si të ishin mbeturina në një pusetë.

Video të tilla, në një moment, në të cilin SHBA dhe aleatët perëndimorë po përgatisin një sulm mbi regjimin e Bashar al-Assad, tregojnë një fytyrë të frikshme të një pjese të forcave kryengritëse, që synojnë të zëvendësojnë në pushtet diktatorin.

/Shekulli Online/ E.L/


Ekzekutimi makabër i ushtarëve të regjimit të Assad  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi