Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Vlerat e muzikës origjinale shqiptare nuk duhet të bastardohen” Empty “Vlerat e muzikës origjinale shqiptare nuk duhet të bastardohen”

Tue 10 Sep 2013 - 22:22
Message reputation : 100% (1 vote)
  • Intervistë me kompozitorin dhe këngëtarin Avni Mula. Rrëfimi i tij për karrierën, por dhe grimca nga jeta personale, për bashkëshorten, Nina Mulën. Sipas tij, kur i fal popullit zemrën, ai të fal madhështinë

“Vlerat e muzikës origjinale shqiptare nuk duhet të bastardohen” Avni-mula
Bujar Berhati

-Avni Mula një nga perlat legjendare të muzikës shqiptare prej më se 80 vitesh. Ushqyer dhe rritur në muzën e rrallë, por të gjallë të popullit dhe kombit të tij, kurdoherë gjeneron artin e vërtetë që i fali Zoti, prindërit, fëmijët dhe vetë jeta.

Lindur në Gjakovë, rritur, edukuar në Shkodër, e banues në Tiranë. Jeta sa e gjerë aq dhe intensive... Diçka për lexuesin?

Linda në Gjakovë në Janar të 1928-ës, si i biri i Rrukijes, nënës sime të mrekullueshme dhe i Osmanit, babait dinjitoz dhe burrëror. Isha i fundit në shtatë fëmijë gjithsej, katër vëllezër dhe tre motra. Sapo kisha çelur sytë në 1930-ën , familja ime shpërngulet për në Shkodër, një qytet sa i vjetër, aq i madh, aq i begatë e i kulturuar, me emër e me nam për Shqipërinë e shqiptarët kudo. Në shkollë u mirëpritëm dhe u ndihmuam nga një prej familjeve më të mëdha dhe me emër në ato vite, që dhe sot nuk e harroj denjësisht. Na pritën, na dha bukë, dhe na tërhoqën në furrën e “Kalasë Rozafatit”, babain e disa të tjerë të familjes, i punësuan si furrtarë, plot dinjitet dhe besim. Në ato kohë unë isha shumë i vogël, pa nisur ende filloren. Por shkodranët dinjitoz nuk kanë munguar as asokohe, ashtu siç nuk kanë munguar për dhjetëra e dhjetëra shekuj në ato troje. Unë e falenderoj dhe sot atë qytetet që më rriti dhe më burrëroi. Si fëmija i fundit isha disi i përkëdhelur, por isha shumë i shkathët dhe shumë i ndjeshëm ndaj sportit dhe ndaj muzikës. Filloren e mbarova në Parrucë, në ambiente shkodrane të atëhershme, shumë karakteristike, po aq të zhvilluara për kohën. Të mesmen e vazhdova po aty. U aktivizova në korin e shkollës si padashur, ku i madhi Prenk Jakova më cilëson si një talent. Këtu duhet të theksoj se atëherë Shkodra kishte disa banda cilësore, gjë që nuk i kishte asnjë qytet në Shqipëri e mbarë rajonin. Profesor Jakova më afroi dhe në korin e qytetit të Shkodrës, shumë aktiv dhe si mbarova gjimnazin emërohem si mësues filloreje në Trush. Atje kam dhe një të veçantë për të kujtuar, priftin e fshatit dhe të krejt zonës, shumë të diturin e shumë të shkolluarin, Dom Nikoll Dragusha që kishte studiuar në Firence të Italisë për 14 vjet teologji, tepër i Zoti. Ai madje i ka folur dhe profesorit, Prenk Jakova për zërin tim si talent, kur më dëgjoi një ditë duke kënduar rastësisht. Unë në ato vite kam qenë shumë i dhënë dhe pas biçikletës dhe çiklizmi në ato kohë ishte me emër të madh. Vitet ecnin, unë rritesha dhe burrërohesha, vitet e luftës i gjen dhe tek dita e çlirimit. Edhe halle edhe gaze, edhe qejfe, por jo pak hidhërime.

Mbas çlirimit në vitet 1946-’47 vjen në Tiranë për të kryer shërbimin ushtarak. Si filloi jeta e re në Tiranë?

Jeta në Tiranë në ato vite të para të çlirimit ka qenë shumë e vështirë, por prapë ajo duhej jetuar. Njerëzit donin të besonin për një ardhme më të mirë e më të lumtur. Ishte koncepti i komunistëve për kohën, kryeqyteti ishte në hapat e parë që duhej ringritur. Mbas provokacioneve të gushtit 1949, na dërguam në Moskë sepse na ftuan. Raportet e miqësisë, Bashkim Sovjetik – Shqipëri, në ato vite ishin në kulmet e tyre. Ne ishim grupi i parë i ushtrisë që dhamë disa koncerte, por dhe që u mirëpritën shumë atje. Më pas na ftuan dhe në Rumani, Bullgari etj.

Ecën koha, rritet, burrërohet Avniu, shtohen hapat cilësor në artin muzikor…

Falë cilësive të zërit fillova të këndoj herët si baritin (solist). Në vitin 1952 mu dha bursa për studime në Bashkimin Sovjetik së bashku me disa miq të tjerë si: Ibrahim Tukiçi, Gjoni Athanas etj. 5 vjet shkollë e lartë në Moskë, mjaftë cilësore në konservatorin “Çajkovski”, ku mësova dhe eca shumë përpara. Atje jeta kulturore ishte shumë më e gjallë dhe shfaqjet ishin të shumta. Mora pjesë në disa shfaqjeje si: “Berberi i Seviljes”, “Paliaçi”, “Leon Ravallo”, “Evgjni Onjegin” ku u vlerësova dhe mora denjësisht diplomën. Duhet të theksoj se niveli i shkollës ruse ishte shumë, shumë i lartë për kohën në rang botëror.

Në Moskë, një ditë papritur u njohe me një këngëtare dhe artiste dinjitoze që më pas do të bëhej shoqja juaj e jetës, Ninën. Ishte vetëm një rastësi?

Ajo ka pasur një talent shumë pikant, që herët e deri më sot, ku në sallat e teatrove më famoze të Francës, Spanjës, Gjermanisë, Italisë, Rusisë etj., kanë dhënë vlerësimet maksimale. Jam krenar për këtë, por kjo gjë i takon asaj dhe vetëm asaj. Unë dhe Nina u përkujdesëm dhe ushqyem me ndjenjën e fortë të artit dhe ajo triumfoi.

Pa i hyrë shumë shpërndarjes, pra vetëm tek ti, diçka rreth jetës artistike …

Jeta artistike e një artisti është shumë e ngarkuar me ngjarje, me emocione, me duartrokitje, me tufa lulesh të pafundme. Në Tetarin e Operës dhe Baletit jeta artistike ishte shumë aktive. Aktivitet pas aktiviteteti. Aty kisha muzikën, kompozimin si dhe interpretimin, tri pikat më madhore. Filloja që nga kënga popullore e përpunuar e deri tek gjinitë e mëdha. Jeta jonë është e lidhur me koncertet. Janë të panumërta pjesët, operat, operetat etj., që unë kam interpretuar si vetëm ashtu dhe me Ninën time. Falenderoj shumë spektatorët për duartrokitjet, poetët, pronarët e pjesëve artistike, si kolegët, miqtë kompozitorë etj. Kujtoj dhe mallëngjehem sot me shumë prej tyre, madje ndiej dhe rrahjet e zemrës, si pikat e lotit tek më rrjedhin dhe sot kur këndoj: “Sa kam mall, s’ka deti valë, o moj e bukura Shqipëri” etj.

Ju keni dhënë koncerte shumë edhe jashtë shtetit si : në Bashkimin Sovjetik, Rumani, Austri, Turqi, Gjermani, Egjipt etj, ku jeni nderuar si kolektiv dhe si individ, gjë që për shumë shqiptarë ishte e ndaluar asokohe.

Është e vërtetë ajo kohë kishte gabimet e saj, por në rangun propagandistik artin e vinte në plan të parë. Ne i krijonim botës një imazh sesi ishte Shqipëria. Kjo bëhej me forcën e diktaturës së proletariatit. Ishte koha atëherë që koncertet tona dhe ansamblet shqiptare mirëpriteshin kudo dhe bëhej buj si për to. Sidomos shqiptarët e etur për vendin dhe origjinën e tyre, të ikur, por që nuk kishin të drejt hynin në vendin e tyre si dhe kosovarë dhe bashkëkombës të tjerë që emocionoheshin e këndonin bashkë me ne.

Pra jeta artistike në monizëm, me jetën artistike gjatë ndryshimeve demokratike, kur u ça perdja e hekurt e vetizolimit a kanë shumë ndryshime…

Po shumë, sot jemi dhe më të lirë dhe më të hapur, posedojmë gjithçka, madje mjaft të sofistikuar. Është e kot të flasim. Atëherë biografia edhe spiunimi ishin në qendër, por përsëri duhet theksuar që art bëhej, madje i madh, me shumë pasion dhe me shumë kulturë. Ishin pothuajse të gjithë të përkushtuar. Hapja me botën bëri që shumë edhe të largohen, shumë dhe sot të jenë aktiv, por përsëri të përmbysësh një sistem është një gjë që ndodh shumë radhë dhe me shumë probleme.

Papritur një ditë të largohet nga jeta, gjëja më e çmuar e jetës tënde, artistja dhe bashkëshortja, Nina. Si ndikoi humbja e saj tek ti?

Ishte një goditje e rëndë, shumë e rëndë për mua, për vajzat, për tërë familjen, por shpejt mbajta veten burrërisht. Sa u ndjeva i vrarë, u ndjeva dhe krenar me respektin që mora prej saj. Kam kaluar një jetë të veçantë dhe të mrekullueshme me Ninën. Zemra e shpirti im e di, i dashur Bujar. Ti më kupton fare mirë si një njeri i bashkëpunimit me mua, si një talent i lapsit, si një bashkëpunëtor në disa e disa tekste këngësh të mija, si për fëmijë ashtu dhe për të rritur, për vite të tërë nëpër festivale. Nina më fali çdo gjë që ëndërroja dhe doja njëkohësisht.

Po Avniu sot?

Dal, shëtis, çdo ditë pi çaj e kafe. Miq shokë, ëndrra, llafe boshë e plotë (qesh). Kujtoj dhe më kujtojnë, përshëndes e më përshëndesin, e muzika çdo çast më tërheq. E dua pra, jam i saj. Dhe pse në këtë moshë, afro 90-të, para pak kohësh kompozova një këngë me tekst tëndin, “S’ka më mirë me kenë Shkodran”. Besoj se e kam qarë sepse e ndjeva në shpirt. (qesh)

Dua të përfitoj të them dhe diçka. Të futet muzikë e re, të lëvrohet, por të mos harrohet muzika origjinale shqiptare.Jo bastardime vlerash që aty-këtu shihen jo rrallë.

Kur i fal popullit, zemrën ai të falë madhështinë. Sa kuptim plotë janë këto për lexuesin?



Po janë shumë domethënëse, janë tepër të veçanta dhe ju të lapsit dini të vini pikat mbi ‘i’. Jam plot vlerësime, tituj, dekorata, por pak vite më parë Presidenti Bamir Topi më dha titullin më të lartë: “Nder i Kombit”, që më dha shumë respekt dhe madhështi, përulje dhe dashuri. Zemra e artistit nuk njeh kufij. Kështu do mbes deri në fund, Avniu i muzikës.shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi