Share
Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

default Burrneshat e veriut në film

prej Fri 13 Sep 2013 - 14:26
Fenomeni i virgjëreshave të betuara të veriut që zgjedhin të jetojnë si burra në krye të familjeve të tyre është subjekti i filmit në prodhim “Burrneshat”, i regjisores italiane Laura Bispuri.

Një bashkëpunim mes të tjerësh i Shqipërisë me “Erafilm”, Italisë dhe Kosovës. Frymëzuar nga libri i Elvira Dones “Virgjëreshat e përbetuara”, regjisorja sjell historinë e Hanës, interpretuar nga aktorja italo-gjermane Alba Rochrëacher. Një burrneshë nga Valbona, e cila transferohet në Itali, ku dalëngadalë përpiqet të rifitojë feminilitetin e saj. Është pikërisht liria femërore dhe rrugëtimi për ta arritur atë, ajo që zhvillohet nga këndvështrimi i Bispurit, vlerësuar në Itali me çmimin “David di Donatello” për një prodhim të mëparshëm.

“Kam vënë re se fenomeni i virgjëreshave të përbetuara në Shqipëri nuk përbën ndonjë çudi të madhe, ndërsa jashtë Shqipërisë njerëzit habiten me këtë gjë dhe goditet fort kurioziteti i tyre. Protagonistja e filmit do të transferohet në Itali nga malet e Shqipërisë dhe do të jetë një reflektim edhe mbi lirinë e gruas në Itali”, shpjegon Bispuri.

Në stafin ndërkombëtar të aktorëve do të ketë edhe nga Shqipëria e Kosova. Ende të pavendosur saktësisht emrat. Xhirimet do të zhvillohen mes një metropoli italian dhe Valbonës. Ndërkohë, për të kuptuar më mirë botën e burrneshave, Bispuri ka zhvilluar takime me disa prej tyre: “Isha shumë e tensionuar herën e parë që takova njërën prej tyre. Bëra një bisedë të thellë, por nuk ishte e lehtë të bisedoje për disa gjëra. Ka mjafrt ngurtësi nga ana e tyre kur preken tema të caktuara.”

“Burrneshat” ka tërhequr vëmendjen edhe të “Atelier” së Kanës të këtij viti, një vitrinë e rëndësishme e Festivalit të Kanës, që çdo vit zgjedh 15 projekte nga e gjithë bota për t’i ndihmuar në realizimin e tyre. Pesëmbëdhjetëshe ku përfshihet edhe ky film.

/Top Channel



Një shpirt i pastër shkëlqen edhe nën rroba të leckosura





Burrneshat e veriut në film 1t7y1w
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Burrneshat e veriut në film

prej Tue 11 Feb 2014 - 23:55
Burrneshat (virgjëreshat) shqiptare tundojnë edhe kinematografinë botërore
Burrneshat e veriut në film Andamion%20murataj
Rrëfimi i skenaristit më të mirë evropian. Shqiptari Andamion Murataj rrëfen për “Shekullin” projektin e filmit që fitoi mes 200 filmave europianë

Luela Myftari

-Andamion Murataj vetëm një vit më parë ka fituar çmimin e skenarit më të mirë të filmave europianë. Ai vjen sot në një rrëfim për “Shekullin” me projektin e tij më të fundit, një film për burrneshat shqiptare. Ka vetëm pak që është në Shqipëri, pasi ai jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rrëfen se po vjen pas një udhëtimi në Trieste ku prezantoi një nga burrneshat shqiptare për të shpjeguar në dhjetë minuta idenë e filmit të tij më të fundit. Nga 200 projektet e filmave të rinjnga e gjithë Europa, projekti kinematografik i Andamionit rezultoi në më të mirët.

Si lindi ideja e realizimit të këtij filmi?

Besa, gjakmarrja dhe trajtimi i gruas janë disa nga temat ndaj të cilave kam qenë gjithnjë i vëmendshëm. Temën e gjakmarrjes e kam trajtuar në filmin e mëparshëm, ndaj edhe mendova që këtë herë të sjell një pjesë tjetër të kulturës shqiptare, atë pjesë tonën që vendet e tjera nëpër botë ose nuk e njohin fare, ose e konceptojnë shumë ndryshe. Është një vlerë autentike shqiptare që pakkush e ka nëpër botë, ndaj edhe zgjodha që ta sjell në një film. Në film do të jetë një Shqipëri që unë e gjej në terren dhe jo nëpër libra, pasi për to janë shkruar shumë.

Sa ndryshe mund ta konceptojnë të huajt një burrneshë shqiptare?

Shumë ndryshe pasi “burrnia”, apo thënë ndryshe kjo zgjedhje që kanë bërë këto femra në Shqipëri nuk vjen si rezultat i marrëdhënieve seksuale në të cilat ato duan të përfshihen, por si rezultat i një kulture tjetër ku mungon burri i shtëpisë, apo si rezultat i krahut që kërkon një shtëpi. Ato janë “boyish”. Ajo që më së shumti më ka bërë përshtypje ka qenë fakti se zonat më patriarkale apo më konservatore që ka Shqipëria janë edhe ato zona ku është më i theksuar ky fenomen.

Ku je njohur me burrneshat për herë të parë?

Në vitet 70, jam njohur me këtë realitet që nuk e gjen thuajse në asnjë vend të botës. Kam qenë fëmijë kur kam njohur një grua fqë quhej Monda, por qës në fakt të gjithë e thërrisnin Mondi. Ishte një person që që luante një kufijtë e gjinive dhe kjo sepse kështu ka zgjed- hur të jetojë.

Sa e vështirë ishte që t’ia prezantoje këtë ide të huajve?

I shpjegova fillimisht që ky film do të ishte një lloj komunikimi ndërkulturor. Kisha vetëm dhjetë minuta kohë për të shpjeguar idenë e filmit tim dhe isha i detyruar t’ia shpjegoja një grupimi i cili nuk e njihte këtë fenomen. Kështu që mundësia më e mirë për ta shpjeguar ishte të merrja me vete një burrneshë e cila do të fliste pak me fjalë, por shumë me imazhin e saj. E në fund të gjithë ngelën të habitur. U zgjodh si një ndër filmat më të mirë në mesin e 200 filmave të tjerë.

Si është burrnesha e filmit tënd?

Është një burrneshë që nuk është shtyrë nga asgjë për ta marrë vendimin për të jetuar si burrë. Është një femër e cila jeton si burrë sepse ashtu i pëlqen. “Ai” nuk është i detyruar ta bëjë këtë për shkak të gjakmarrjes, sepse duhet të marrë hak, dhe as sepse ka menduar seksualisht për këtë gjë. Është thjesht një mënyrë të jetuarit që në Shqipëri çuditërisht është pranuar edhe nga familjarët. Filmi trajton një copëz nga jeta e Franit, një burrneshe shqiptare së cilës i duhet të punojë më shumë se një burrë për t'u mbijetuar vështirësive të jetës, si edhe për t’u kujdesur jo vetëm babanë e saj në moshë të thyer dhe me nevoja, por edhe vajzën 11-vjeçare të vëllait të saj, i cili është larguar si emigrant.

Prezantimi

Cila është historia më e bukur që të ka ndodhur të dëgjosh nga një burrneshë?

Kam dëgjuar një histori shumë të bukur nga një burrneshë. Kishte studiuar në universitet. Dhe pas luftës së madhe për të filluar shkollën e lartë, burrnesha përballet edhe me konfliktin se në cilin konvikt do të qëndrojë. E në fakt është një konflikt jo shumë i vogël, pasi “atij” i rrezikoje studimet. I duhet të japë llogari për këtë zgjedhje, madje edhe kujtdo që i kërkon shpjegime. Edhe Dianën të cilën e prezantova në Trieste e trajtonin ndryshe. Në hotel të gjithë e thërrisnin zoti Diana. Edhe në aeroport, i kërkuan llogari për këtë emër. Si ka mundësi që ajo ka një emër gruaje kur në të vërtetë është mashkull? Dhe përtej të gjitha vështirësive ajo duhet të japë shpjegime kudo që shkon dhe këdo që e pyet për mënyrën se si ka zgjedhur që të jetojë.

Uliks Fehmiu në filmin që kërkon mbështetjen e institucioneve

Andamion Murataj zbulon se pjesë e kastit të aktorëve në filmin "Burri i shtëpisë" do të jetë edhe djali i të madhit Bekim Fehmiu

Burri i Shtëpisë” (Man of the House) rrëfen historinë e një burrneshe shqiptare në ditët e sotme, e cila duhet të zgjedhë nëse duhet të vazhdojë jetën e saj prej burri apo të rigjejë ndjenjat e ndrydhura femërore për t’u bërë nëna që i mungon mbesës së saj, Zanës. Nuk ddihet ende se kush do ta luajë rolin kryesor në këtë film, por një gjë është e sigurt, në këtë film do të luajë edhe Uliks Fehmiu, i biri i aktorit të madh Bekim Fehmiu. “Me Uliksin jemi njohur në Nju Jork, ku kam pasur rastin të ndjek disa nga interpretimet e shkëlqyera të tij në kinema. Në Trieste, kompania e Uliksit ishte në sallë në prezantimin e projektit. Pas prezantimit Uliksi dhe producentja e tij m'u afruan, duke shfaqur interes për të mësuar më tepër detaje mbi projektin. Sigurisht që Uliksi kishte njohje të shkëlqyer të fenomenit të burrneshave. Ai bëri disa sugjerime produktive dhe shfaqi interes për t'ju bashkangjitur projektit si aktor për një nga rolet kryesore në film. Unë mendoj se ky do të jetë një bashkëpunim që duhet marrë me shumë seriozitet”, rrëfen për “Shekullin” producenti dhe skenaristi i filmit “Burri i shtëpisë”, Andamion Murataj. Kur e pyesim atë se çfarë nuk shkon në gjithë këtë projekt të bukur kinematografik ai na flet për mbështetjen e shteti shqiptar. “Mendoj që është rasti të them që, një vëmendje më e madhe do kthyer nga institucionet e filmit shqiptar për të inkurajuar dhe motivuar potencialet artistike të nivelit të miat, të Uliksit dhe të çdo artisti tjetër shqiptar suksesin e të cilit e garanton edhe një botë tjetër artistike jashtë Shqipërisë. Për t'ju kthyer filmit shqiptar, ata shteti shqiptar duhet të na mbështesë. Në të gjitha produksionet kinematografike të vendeve të tjera kishte përfaqësues nga shteti përkatës. Ashtu si edhe nëj vit më parë unë ishta vetëm. Mënyra më e mirë është mbështetja serioze e projekteve cilësore për të cilët ata do të ishin të garantuar për suksesin do të ishte mirë. Shpresoj që në momentin e duhur të më bashkëngjiten njerëzit dhe institucionet e duhura në këtë rrugë, të cilën deri më tani e kam bërë i vetëm. Është pjesë e punës që si producent filmi të kërkosh mbështetje, por është po aq pjesë e detyrimeve institucioneve kombëtare të identifikojnë dhe mbështesin projektet që dëshmojnë cilësinë në konkurrimet ndërkombëtare. Do të doja shumë të më mbështesnin qoftë edhe për të ngritur flamurin shqiptar”, e mbyll Andanion Murataj bisedën për burrneshat me “Shekullin”.

Udhëtimi i një burrneshe shqiptare në eventin më të madh të filmit në Europë

Diana Rakipi është burrnesha që e shoqëroi Andamionin në Trieste për të takuar njerëzit më të rëndësishëm të botës së filmit në Europë. “Shekulli” do t’ju përcjellë edhe pak nga ky takim. Diana Rakipi na i përcjell këto emocione dhe parapërgatitje të filmit pas udhëtimit në Trieste.

Diana si ua përcolli idenë Andamioni?

Andamionin e njoh që nga koha që po punonte për filmin “Falja e Gjakut”. Me Andamionin komunikoj edhe më lirshëm se me vëllanë tim. U gëzova shumë kur më ftoi të shkonim së bashku për filmin “Burri i shtëpisë” në Trieste. Më vjen të qesh kur kujtoj parapërgatitjet. I sugjerova që të merrja kostumin kombëtar, sepse kam një kostum të bukur të Tropojës. Kurse Andamioni më thotë “Eja siç vishesh për një ditë të zakonshme, pa asnjë përkujdesje të veçantë”. Dhe unë u vesha sikur po shkoja të jepja një intervistë për punë. Vesha kostumin, kollaren, beretën, shallin e kuq…, me pak fjalë këto të zakonshmet.

Çfarë do të na kjo eksperiencë?

Eksperienca atje ishte e mrekullueshme. Respekti, vëmendja dhe interesi i organizatorëve, gazetarëve dhe shumë producentëve nga bota kinematografike ishte i jashtëzakonshëm. Takime pa fund kishim në Trieste. Intervista, gjithashtu. Por të them të drejtën gjëja më emocionuese për mua ishte takimi me Uliks Fehmiun. Më ka nxjerrë mallin e Bekim Fehmiut, të cilin e kam pasur idhull të rinisë sime, idhulli me rolin e Uliksit. Nuk ka më bukur. Eventi mbahej në hotelin lluksoz Savoja. I gjithë udhëtimi ishte si një ëndërr për mua. Që nga Verona, Venecia e Trieste. Kam bërë shumë fotografi dhe vizatime.

Si e shihni realizimin e këtij filmi?

Unë kam marë pjesë në shumë filma - dokumentarë për burrneshat. Dhe shumë fotografë dhe gazetarë të huaj kanë ardhur e më kanë takuar, por nuk ma merrte kurrë mendja që do të vinte një regjisor shqiptar të më ftonte mua në një nga eventet më të rëndësishëm të filmit në Europë. Në fakt, t’ju them të vërtetën unë e kam pasur ëndërr të aktroj që kur kam qenë e re. Uroj që Andamionit t’i mbushet mendja e të ma japë mua rolin kryesor. Bëj shaka. Por vërtet jam e lumtur që bëhet një film për burrneshat shqiptare nga një shqiptar dhe kam respektin më të madh për punën që po bën Andamion prej kaq vitesh. shekulli.


Burrneshat e veriut në film Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi