Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tropojë, rikthim tek mullinjtë e blojës Empty Tropojë, rikthim tek mullinjtë e blojës

Sat 14 Sep 2013 - 10:59
Tropojë, rikthim tek mullinjtë e blojës Mullinjte
Gjon Neçaj

Fshatrat dhe krejt zona e Tropojës është e pasur me burime ujore; rrjedhat e tyre kanë shërbyer për të shuar etjen e njerëzve dhe bagëtisë, për ujitjen e ngastrave të mbjella me misër, për të vënë në lëvizje gurët e mullinjve. Këtu po trajtojmë çështjen e mullinjve të cilët gjatë shekujve kanë ekzistuar, duke qenë në traditën e banorëve të këtyre anëve. Mullinjtë e blojës përbënin një zeje të traditës, që kishte rol të dyfishtë në familjet tropojane, atë fitimprurës dhe sigurimin e bukës së gojës.

Në njërën anë, mullisi bluante bukën e gojës për familjen e vet dhe në anën tjetër nga ujemi siguronte bukën rezervë për familjen dhe bagëtinë e familjes patriarkale shqiptare. Këta mullinj përbënin “industrinë” ushqimore familjare që merreshin me blojën e drithërave dhe prodhimin e miellit. Që në kohë të lashta drithi këtu bluhej në mullinj me ujë. Kryesisht çdo 4-5 familje ndërtonin mullinjtë e tyre, shfrytëzonin energjinë e ujërave të rrjedhës në pronat e tyre.

Kështu, fshatarët përgjatë rrjedhjeve të pashtershme të burimeve të rrëmbyeshme, anës së përrenjve apo përroskave, kishin ngritur mullinjtë me ujë, ku bluanin bereqetet e tyre sipas një grafiku të paracaktuar. Ata që nuk kishin mullinj bloje, në mirëkuptim të familjeve që ishin në hise, lejonin banorët të bluanin kundrejt pagesës.

Pagesa kryesisht ishte me misër, thekër, pra, në varësi të llojit të bereqetit që bluante. Familjet e mëdha patriarkale kishin nevojë të madhe për ngritjen e kësaj “industrie” ushqimore, pasi misri në këto kushte atmosferike tipike alpine nuk kultivohej, ku dimrat janë të gjatë dhe të vështirë, buka e kultivuar në pronat e tyre nuk përmbushte kërkesat e familjes.

Ata detyroheshin që misrin ta sillnin në mullinjtë e vet nga larg deri në Gjakovë e Shkodër. Sot fatkeqësisht kjo traditë është lënë në harresë dhe mullinjtë e blojës me ujë janë harruar. Edhe disa banorë në fshatra të veçantë përdorin mullinjtë me energji elektrike, por ata janë antiekonomikë, pasi shpenzojnë shumë energji dhe buka nukdele shijshme.

Në Mserr të komunës Lekbibaj, para disa vitesh vëllezërit Zef, Lekë dhe Lush Martincanaj ndërtuan mullirin me ujë në vendin ku ekzistonte para 100 e ca vjetësh mulliri i të parëve të tyre. Duke vazhduar bisedën me Zefin, ai thotë për “Shekullin” se ne duke sjellë traditën e të parëve tanë ndërtuam mullirin aty ku ka qenë ndërtuar para 100 vjetësh, pasi ndonëse disa kohë ai u dëmtua dhe nuk ekzistonte, i kishte mbetur emri “Mulliri i Zef Dedës”.

Përveç mullirit në Mserr, në këtë zonë janë ndërtuar edhe disa të tjerë, kurse në zonat dhe fshatrat e tjerë të Tropojës, si në Margegaj, Bujan, Bytyç, ku kanë bërë emër mullinjtë e blojës me ujë, janë lënë totalisht në harresë. Për ndërtimin e mullinjve me ujë banorët e këtyre anëve përdornin materialin që e kishin në këto anë, pra drurin e mjaftueshëm.

Teknika e ndërtimit të këtyre ndërtesave ka qenë mur prej guri ose prej druri. Ndërtesa rrethohet në të katër anët me mur ose me trungje, të cilat ndër qoshe janë mbërthyer njëri më tjetrin në mënyrë që dy krerët të dalin përjashta, kurse muri ishte ndërtuar me llaç e gëlqere ose mur guri i thatë pa asnjë material tjetër. Përmasat e dhomës ishin në varësi të kapacitetit të mullirit dhe familjeve që kishin hise në të.

Çatia ishte dërrasë ahu, pishe, bungu ose rrasë guri sipas mundësive të hisenikëve. Lënda drusore këtu çahej me mjete primitive, me sëpatë, kurse më vonë me sharrë veku nga dy mjeshtër në një çerek, ku njëri qëndronte lart e tjetri poshtë. Mullinjtë e blojës përbëheshin prej pjesëve që po i numërojmë nga aty ku fillon lëvizja e rrotës së mullirit, nën shtypjen e fuqisë së ujit me forcë drejt lugut të punuar nga druri i molikës.

Tek lugu i mullirit, në krye të tij, ndërtonin rrjetë prej thuprash duke e ruajtur nga mbeturinat. Nxënësi (çelësi) i mullirit ishte një material druri në formë shkopi prej dërrase të latuar me gjatësi sipas përmasave të pjesëve të mullirit. Nxënësi e mbyll (e nxën) dhe e vë në lëvizje rrotën e drurit, e cila është e mbështjellë me rrathë hekuri. Pastaj janë dy gurët: guri i poshtëm është statik, kurse guri i sipërm rrotullohet në drejtim të akrepave të orës dhe me lëvizjet e tij bluan kokrrat e drithit. Sipër gurëve qëndron koshi i drithit, i cili mban zakonisht 50 kilogramë drithë.

Në fund të saj është një vrimë e cila lëshon kokrrat e drithit në lugun e drurit, i cili i përcjell ato me rënie të lirë nën gurë të mullirit. Në lug vendoset çakalla e cila me një gjuhëz prek gurin e sipërm që me rrotullimet e tij dikton rënien e kokrrave të drithit drejt në arkën prej druri.

Mielli që del paksa i ngrohtë nga guri, derdhet në arkën e ndërtuar nga dërrasat e lëmuara mirë. Aty është edhe lopata e ndërtuar nga druri, e cila shërben për hedhjen e miellit nga arka prej druri në thes. Gurët e këtyre mullinjve janë sjellë me shpinë nga vendet që prodhoheshin e deri në Kosovë. Mullinjtë me ujë janë përdorur dhe ende përdoren edhe në krahina të ndryshme të Kosovës, në Dukagjin dhe Pukës.shekulli.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Tropojë, rikthim tek mullinjtë e blojës Empty Re: Tropojë, rikthim tek mullinjtë e blojës

Sat 14 Sep 2013 - 11:20
sa po ecen vendi jone
po ringrejne teknollogjine e para 100 vjeteve
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi