Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Shqiptarët shpenzuan 465 mln euro për pushime jashtë

prej Sat 14 Sep 2013 - 15:10
Shqiptarët shpenzuan 465 mln euro për pushime jashtë Marmaris_beachRreth 465 milionë euro kanë dalë nga Shqipëri në gjashtë muajt e parë të vitit. Dalja e parave është justifikuar si shpenzime për udhëtime, megjithëse totali i udhëtimeve është ulur në krahasim me një vit më parë. Nga ana tjetër shuma e dalë jashtë vendit është rritur me rreth 10%. Të huajt që kanë ardhur në Shqipëri kanë shpenzuar më pak dhe balanca neto është minus 63 milionë euro për periudhën janarqershor 2013.

Shifrat janë bërë publike në bilancin e pagesave të Bankës së Shqipërisë. Sipas raportit zëri i shpenzimeve të udhëtimeve, që kryesisht janë paratë që shqiptarët shpenzojnë në udhëtimet e tyre jashtë ishte 465 milionë euro, me një rritje prej rreth 44 milionë euro, apo 10%, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Bilanci neto (hyrje-dalje) për 6 mujorin rezultoi negativ, me shifrën prej 63 milionë euro, që është më e larta që nga viti 2004, kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat. Gjithashtu në raport janë analizuar edhe shkëmbimet tregtare mes vendeve të rajonit.

Sipas Bankës së Shqipërisë ekonomia e Eurozonës në tremujorin e fundit të vitit 2012 vijoi të tkurret. Buletini i fundit i Eurostat-it tregoi se ajo ishte tkurrur me 0.6% nga tremujori paraardhës dhe 0.9% nga viti i kaluar. Ekonomia e zonës euro vazhdon të ndikohet nga ecuria negative e konsumit dhe e investimeve, ndërkohë që në këtë periudhë këtyre faktorëve u është shtuar edhe ngadalësimi i eksporteve neto.

Treguesit paraprakë dhe të tërthortë deri në muajin shkurt (prodhimi industrial, shitjet me pakicë dhe treguesi i ndërtimit), konfirmojnë vijimin e ngadalësimit edhe në pjesën e parë të këtij viti. Gjithsesi, në horizontin afatmesëm, rimëkëmbja e ekonomisë së Eurozonës pritet të ndikohet pozitivisht nga ripërtëritja e eksporteve në kushtet kur ekonomia botërore ka shfaqur shenja gjallërimi.shekulli.


Shqiptarët shpenzuan 465 mln euro për pushime jashtë Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Shqiptarët shpenzuan 465 mln euro për pushime jashtë

prej Sat 14 Sep 2013 - 15:48
Gjysem miliarde euro!!!

Dhe pastaj themi si te luftohet varferia ne Shqiperi kur njerezit e lojtur nga fiqiri i nxjerrin leket jashte shtetit dhe nuk mbeshtesin ekonomine e vendit!!!

Jane cmendur me te vertete shqiptaret!!!


Shqiptarët shpenzuan 465 mln euro për pushime jashtë 6ds9w0
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi