Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Përse nganjëherë na dridhet qepalla?

prej Mon 16 Sep 2013 - 21:43
  • Dritja apo vibrimi i qepallës së epërme ose të poshtme të syrit nga mjekët quhet si miokimi. Për fat të mirë, përveç që iriton, kjo shtangie spontane e muskujve të imët në nëntë nga dhjetë rastet nuk ëshë problem serioz mjekësor, dhe zakonisht kalon vetvetiu. Mirëpo, çka nëse nuk kalon?

Përse nganjëherë na dridhet qepalla?  7133a43d-7740-41b7-a7b2-4e159453c537---0-
Edhe pse nuk është e rrezikshme, dridhjen e qepallës nuk duhet ta durojmë derisa të kalojë vetë. Shikoni shkaqet më të shpeshta të miokimisë dhe mësoni se si ta zbusni këtë problem.

Stresi

Stresi është shkaktari kryesor i dridhjes së qepallës. Zakonisht zgjat për një javë ose derisa të zgjasë periudha e stresit. Stresi është pjesë përbërëse e jetës, prandaj është e rëndësishme që të kuptoni se si ta menaxhojmë më së mirë atë. Mësojini disa teknika të relaksimit, bëni ushtrime, flini më shumë dhe organizohuni më mirë.

Kafeja

Shumë ekspertë mendojnë që stimulanset sikur kofeina, shkaktojnë dridhjen e qepallës. Posaçërisht kur ajo përdoret pa masë. Nëse keni shtuar sasinë e kofeinës, do të ishte mirë që ta zvogëloni atë. Keni kujdes në marrjen e lëngjeve, prandaj me kafe gjithmonë pini një gotë ujë.

Mungesë e magnezit

Mungesa e mineraleve, më së shpeshti magnezit, mund të sjellë deri tek miokimia. Nëse problemi zgjat, kontrolloni nivelin e magnezit. Hani spinaq, bajame dhe arra, ose merrni suplemente të këtij minerali.

Sy të thatë

Sytë e thatë tej mase mund të jenë si pasojë e mplakjes, mbajtjes së thjerrëzave apo edhe të thahen si pasojë e marrjes së disa barërave të caktuara. Përdorni lotë artificialë ose lagni sytë me ujë të ftohtë të pastër.

Tendosja e syrit

Shumë shprehi sjellin deri tek tendosja e syve dhe dridhja e qepallave. Disa nga fajtorët më të shpeshtë: mosmbajtja e syzeve gjatë ditëve me diell, mosmbajtja e syzeve me dioptri të drejtë, shikimi i gjatë në kompjuter ose telefon mobil. Sytë duhet që të pushojnë mirë!

Konvulzioni (shtangia) e nofullës ose kërcitja e dhëmbëve

Shumë njerëz shtangin nofullën ose kërcasin dhëmbët, posaçërisht në gjumë dhe kjo quhet bruksizëm. Dentisti do t’ju tregojë nese kjo është duke ndodhur edhe me juve, dhe në këtë rast duhet që të mbani mbtojtëse për dhëmbët. Në ndërkohë bëni masazh të lehtë nofullës nga jashtë dhe brenda. Kjo do të lëshojë fytyrën dhe do të lehtësojë problemin.

Shkaktarët tjerë potencialë

Nganjëherë dridhja e qepallës mund të jetë si tregues i ndonjë problemi të rëndë medicinal. Hipoglikemia, sëmundja e Parkinsonit, sindromi Turetov dhe problemet neurologjike gjithashtu mund të shkaktojnë dridhjen e qepallës. Nëse keni provuar të gjitha këshillat e cekura më lartë, dhe dridhja edhe më tej vahzdon, vizitoni mjekun për kontroll!ikub.al


Përse nganjëherë na dridhet qepalla?  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

default Re: Përse nganjëherë na dridhet qepalla?

prej Mon 16 Sep 2013 - 21:51
Këso rastesh dëgjohen shpesh.


FEMIJA RRITET DUKE FJETUR ,POR NESE NJI POPULL FLEN AI VDES. ISMAIL QEMALI
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi