Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default “Lufta e shenjtë seksuale”, prova tronditëse nga Siria

prej Sun 22 Sep 2013 - 10:13
“Lufta e shenjtë seksuale”, prova tronditëse nga Siria Sexual-jihad-tunisia-syria.siGra të ndryshme nga Tunizia po udhëtojnë drejt Sirisë për të bërë seks me luftëtarët islamikë në të ashtuquajturin “xhihadi seksual”.

Një ministër i qeverisë tuniziane u tha anëtarëve të parlamentit të këtij vendi se gratë shkojnë në Siri për të bërë seks me 20, 30 deri në 100 burra, përpara se të kthehen shtatzënë në Tunizi.

Ministri i Brendshëm, Lutfi ben Jeddou nuk e përcaktoi megjithatë numrin e grave që janë kthyer shtatzëna pas “xhihadit seksual”.

“Pas marrëdhënieve seksuale që i bëjnë në emër të “jihad al- nikah” (lufta e shenjtë seksuale), ato kthehen shtatzëna në vendin tonë”, tha ai.

Disa salafistë myslimanë të linjës së ashpër e pranojnë seksin jashtëmartesor në kuadër të “luftës së shenjtë seksuale”.

France24 raporton se janë qindra gra që shkojnë në një “betejë” të tillë.

Jeddou megjithatë tha se që kur mori detyrën në mars, ka parandaluar rreth 6 mijë të rinj që të shkojnë në Siri.

Në internet ka nisur të qarkullojë edhe videoja e një vajze 17 vjeç, Rahmah, e cila u zhduk nga shtëpia, por më vonë u mësua se kishte shkuar në Siri për të kryer xhihadin seksual.

Prindërit e saj thonë se asaj i kanë bërë lavazh truri.

Po ashtu në internet qarkullon një thirrje nga një sheik, që kërkon nga gratë myslimane që të angazhohen në xhihadin seksual.

Gazetat në Tunizi raportojnë për rastin e një burri të ri, që divorcoi të shoqen dhe të dy u nisën për në Siri një muaj më parë. Ai deklaroi se do e lejonte atë që të angazhohej në xhihad seksual me muxhahedinët.

/Shekulli Online/ E.L/


“Lufta e shenjtë seksuale”, prova tronditëse nga Siria Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
neon
neon
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
 <b>Mosha</b> Mosha : 106
<b>Postime</b> Postime : 417
<b>Hobi</b> Hobi : Te ze peshk me fill spanje
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/08/2013

default Re: “Lufta e shenjtë seksuale”, prova tronditëse nga Siria

prej Sun 22 Sep 2013 - 12:47
O Zot na ruaj nga mendet e kokes.. Merzitur 
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 21427
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: “Lufta e shenjtë seksuale”, prova tronditëse nga Siria

prej Sun 22 Sep 2013 - 15:31
A e dini si quhet ne gjuhen e vertete kjo "Lufta e shenjte seksuale" ?!

-PERDHUNIM.

Jane krime, te tilla veprime...


“Lufta e shenjtë seksuale”, prova tronditëse nga Siria 6ds9w0
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

default Re: “Lufta e shenjtë seksuale”, prova tronditëse nga Siria

prej Tue 24 Sep 2013 - 20:47
Amralitet... asgje tjeter nese eshte e vertet..

po ja reagimet e para..

Nga Tunizia mbërrin konfirmimi i lajmit të një fronti të ri lufte të hapur nga radikalët islamikë, ai që quhet “xhihadi seksual”.

Përflitet se autor i kësaj doktrine është imami ultra-konservator tunizian, Al-Arifi i cili nga ana e tij thotë se nuk ka nxjerrë kurrë një fatva në lidhje me argumentin. Ajo që është e sigurtë është se në shumë faqe islamike qarkullon një dokument për “formën e re të luftës”, dokument që duket se ka bindur disa prej vajzave konservatore islame ta pranojnë atë.

Vetëm në Tunizi qindra prej tyre pranojnë se kanë mbetur shtatzënë pas udhëtimit në Siri ku kanë patur marrëdhënie seksuale me luftëtarët e Al Nusras, grup rebel radikal i lidhur me Al Kaedan që lufton regjimin e presidentit Bashar al Assad.

Vajzat që pranojnë “xhihadin seksual” pranojnë të qendrojnë të martuara për pak orë me bashkëshortin e tyre, të mjaftueshëm për kryerjen e aktit seksual dhe më pas ndahen.

Por praktika është kundërshtuar fort nga Ministri i Brendshëm tunizian, Lotfi Bin Jeddo. Gjatë fjalës së tij para parlamentit vendas ai tha se kjo nuk mund të tolerohet. “Ato femra që udhëtojnë drejt Sirisë kryejnë raporte me 20, 30 apo 100 meshkuj. Ky s’është xhihad, është prostitucion”, tha ai.

Ministri njoftoi marrjen e masave duke shtrënguar vizat drejt Sirisë, ndërsa disa deputetë kërkuan bllokimin e gjithë udhëtimeve drejt vendit të trazuar.

Praktika është kundërshtuar edhe nga pjesa dërrmuese e klerikëve tunizianë të cilët gjithashtu e quajtën prostitucion.

/ Top Channel


Mos u deshpro nese njerezit nuk te kuptojne. Ata e degjojne zerin tend, ndersa ne koke i kane mendimet e veta.

"Islami është si diell, atë nuk mund ta shuash me frymë; është si dita, ti duke i mbyllur sytë ndaj saj nuk mund të bësh natë, ai që i mbyll sytë vetëm për vetën e tij e ka bërë natë
“Lufta e shenjtë seksuale”, prova tronditëse nga Siria J5zhxd
Sponsored content

default Re: “Lufta e shenjtë seksuale”, prova tronditëse nga Siria

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi