Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Itali, ish-i shoqi e ndjek me sëpatë, shqiptarja bie nga çatia Empty Itali, ish-i shoqi e ndjek me sëpatë, shqiptarja bie nga çatia

Wed 25 Sep 2013 - 21:52
Itali, ish-i shoqi e ndjek me sëpatë, shqiptarja bie nga çatia EmergjencËshtë shtruar në spitalin Careggi të Firences në gjendje të rëndë shëndetësore një shqiptare 28 vjeçe. Sot në mëngjes ka rënë nga çatia e një kapanoni industrial pas një grindjeje të ashpër me ish-të bashkëshortin, 32 vjeç, i cili e ka kërcënuar me sëpatë.

Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, gruaja e ndarë nga i shoqi jetonte me tre fëmijë të vegjël (më i madhi 4 vjeç) në Ponte Stella, Pistoia, në disa lokale të kapanonit të braktisur që njëherë e një kohë ishte fabrikë.

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga karabinierët, ish-i shoqi, ka shkuar sot në shtëpinë e gruas dhe menjëherë kanë nisur të zihen. Burri e ka kërcënuar me sëpatë, madje ka arritur ta qëllojë një herë në shpatullën e majtë. Për t’i shpëtuar egërsisë së tij, gruaja ka hipur në çati dhe pasi ka bërë me vrap nja dhjetë metra ka rënë poshtë nga 4 metra e gjysmë lartësi, raporton "Shqiptari i Italisë".

Dëshmitar i ngjarjes, pa mundur të bëjë dot gjë, ka qenë një fqinj i gruas ë po bënte disa punime në pjesën e jashtme të shtëpisë së tij. Ka thirrur ndihmën e shpejtë që kanë çuar gruan në spitalin Carreggi ku e kanë shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore, madje sipas mjekëve rrezikon të mbetet e paralizuar nga dëmtimet e marra.

Sipas karabinierëve që po rindërtojnë ngjarjen, edhe në bazë të dëshmisë së fqinjit, mund të ketë qenë i shoqi ai që e ka hedhur nga çatia, ndaj edhe kanë arrestuar 32-vjeçarin për ta marrë në pyetje dhe kanë sekuestruar sëpatën me të cilën i ishte hakërryer të shoqes.shekulli.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Itali, ish-i shoqi e ndjek me sëpatë, shqiptarja bie nga çatia Empty Në gjendje të rëndë, 28-vjeçarja e hedhur nga çatia

Thu 26 Sep 2013 - 21:13
Itali, ish-i shoqi e ndjek me sëpatë, shqiptarja bie nga çatia FsdgfsgITALI - Quhet Marta Bregu 28-vjeçarja që ka rënë nga çatia e një kapanoni e ndjekur nga i shoqi Elvis Gocaj 32 vjeç. Gruaja ndodhet e shtruar në spital në gjendje shumë të rëndë, i shoqi është arrestuar, ndërsa tre fëmijët e mitur të çiftit u janë besuar asistentëve socialë. Janë informacionet më të fundit që japin mediet lokale mbi dhunën e djeshme në familje që ka ngjarë në provincën e Pistoias ku viktima është sërish një grua.

Nga lajmet e sotme mësohet se shkak i sherrit mes dy ish-bashkëshortëve ka qenë xhelozia e Gocajt që mëngjesin e djeshëm ka shkuar në shtëpinë e Bregut i armatosur më sëpatë dhe ka nisur ta kërcënojë e është përpjekur ta godasë përpara syve të fëmijëve të mitur të çiftit.

Në përpjekje për t’i shpëtuar dhunës, Marta Bregu nga dritarja e dhomës së gjumit ka kaluar mbi çatinë e kapanonit. I shoqi e ka ndjekur, dhe sipas dëshmitarëve, e ka arritur, e ka ngritur peshë dhe e ka hedhur poshtë nga çatia.

Gjendet akoma e shtruar në spitalin Careggi të Firences në gjendje shumë të rëndë. Mjekët dyshojnë për lëndim të shtyllës kurrizore që mund të shkaktojë paralizë. Gruaja ka edhe një plagë të thellë në shpatull që nuk është e qartë nëse i është bërë kur ka rënë ose nga i shoqi me sëpatë.

Alarmin e kanë dhënë disa dëshmitarë që janë gjendur në vendngjarje. “E pashë të shoqin që e ndiqte mbi çati. – rrëfen Franco Caprini për La Nazione – Kur arriti ta kapë, e mori në krahë dhe e hodhi poshtë pa mëshirë. Nuk mendoja se mund të ndodhte një gjë e tillë, akoma më dridhet mishi. Mu duk sikur isha në një film, dhe nuk kisha asnjë mundësi ta ndihmoja gruan”.

Nga sa kanë kuptuar karabinierët, shkak i kësaj tragjedie duhet të ketë qenë xhelozia e çmendur e burrit që nuk pranonte dot ndarjen apo që e shoqja të kishte një jetë të re. 32-vjeçari Gocaj ia ka mbathur pas agresionit por është kapur shpejt nga karabinierët që e kanë arrestuar me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, raporton "Shqiptari i Italisë".

Fëmijët e çiftit në moshë shumë të njomë, katër e gjysmë, tre dhe dy vjeç, që kanë parë dje tmerr, tani janë marrë nën mbikëqyrjen e shërbimeve sociale të Serravalle Pistoiese.shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi