Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zbulohet misteri i “Dragoit të fjetur” në qendër të galaksisë  Empty Zbulohet misteri i “Dragoit të fjetur” në qendër të galaksisë

Thu 26 Sep 2013 - 22:04

  • Shpërtheu dy milionë vjet më parë dhe pritet të shpërthejë sërish


  • Për 20 vjet shkencëtarët kanë dyshuar se shpërthimi i saj ka ndodhur


  • Të dhënat e fundit tregojnë se vrima e zezë ka shpërthyer në fakt 2 milionë vjet më parë


  • Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa që ka ndriçuar 200 mijë vjet dritë largësi


  • Astronomët parashikojnë që gazi G2 mund të nxisë aktivitetin e saj në vitet e ardhshme

Zbulohet misteri i “Dragoit të fjetur” në qendër të galaksisë  Article-2432398-184329C500000578-870_634x391
Zbulohet misteri i “Dragoit të fjetur” në qendër të galaksisë  Article-2432398-184329CD00000578-980_634x596
“Dragoi i Fjetur” siç e quajnë shkencëtarët është një vrimë e zezë supermasive që ndodhet në qendër të galaksisë e cila ka shpërthyer 2 milionë vjet më parë dhe ka gjasa të shpërthejë sërish.

Misteri që i shqetëson shkencëtarët është se pse kjo masë kaq e madhe e galaksisë të ketë qenë në gjumë për kaq shumë kohë dhe nuk dihet kur mund të shpërthejë sërish.

Në fakt nga zbulimet e kohëve të fundit ka rezultuar se “dragoi i fjetur” ka qenë i zgjuar në disa aspekte por thjeshtë nuk e kemi parë dot ne.

Astronomët shpjegojnë se vrima e zezë supermasive ka shpërthyer 200 vjet më parë duke krijuar një re të madhe me 200 mijë drita , dhe është hera e parë që shkencëtarët arrijnë ta dallojnë.

“Tani ne e dime se kur ‘dragoi i fjetur’, i cili është 4 milionë herë më i madh se sa masa e Diellit, kur rizgjohet është 100 milionë herë më i fuqishëm nga ç’është sot”, thotë profesori Joss Bland-Hawthorn, autor i studimit të publikuar nga “Astrophysical Journal”.

“Dyshohet që në të kaluarën të jetë ndezur qendra e galaksisë dhe ne kemi qenë të rrezikuar”, thotë astronomi Martin Rees i cili është një nga të parët shkencëtarë që hodhi alarmin për fuqinë shpërthyese që ka kjo vrimë gjigande e galaksisë.

/Shekulli Online/ E.B./
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Zbulohet misteri i “Dragoit të fjetur” në qendër të galaksisë  Empty Re: Zbulohet misteri i “Dragoit të fjetur” në qendër të galaksisë

Thu 26 Sep 2013 - 22:41
ky esht mrekullia e zotit njeriju mundet me zbulua ne hapsir vetem qka zoti e lejon
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi