Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Turizmi i munguar i kullave të Veriut Empty Turizmi i munguar i kullave të Veriut

Thu 3 Oct 2013 - 23:53
  • Vizitorët e huaj, teksa gjurmojnë gjithandej këtë trashëgimi të pallogaritshme të shqiptarëve, thonë se do të ishte e nevojshme që ajo të bëhet e dukshme për sytë e Evropës dhe mbarë botës

Turizmi i munguar i kullave të Veriut 1368728_10201563654325254_588430218_n
Gjerjgj Marku / Mirditë

- Kulla, kjo banesë tipike e malësive të Veriut, disponohet si resurs turistik krejt i virgjër, i pashfrytëzuar dhe për fat të keq ende “i paftuar” në strategjitë e zhvillimit të turizmit shqiptar. Në fakt, në platformën turistike që në vitin 2008, MTKRS shpalli si projekt risi “turizmin e 40 haneve” përmes një momenti solemn duke e shpallur si çelësin e suksesit të turizmit shqiptar. Gjithsesi, sot e asaj dite nuk ka një statistikë të saktë sa joshës u bë ky lloj turizmi, por dihet se në disa rajone si në Theth a Valbonë, morën formën e tyre disa bujtina të ngritura nga vetë banorët e atjeshëm. Ndërkohë, u la në harresë bujtina tipike, kulla e Veriut, që gjendet fshat më fshat të trevave veriore. Por cilët të huajt apo studiues vendas kanë pikasur ndër mote në kullat e Veriut, duke bërë vlerësime për këto ndërtime dhe duke analizuar jetesën e veçantë të malësorëve?
Turizmi i munguar i kullave të Veriut 1376730_10201563654445257_185406874_n
Dy antropologët amerikanë

Studiuesi korçar, Stavri Frashëri, së bashku me dy amerikanët antropologë burrë e grua, kalojnë fshat më fshat në Mirditë, që nga nisja prej Zadrime e deri në dalje në Pukë. Kalojnë nga maja e Velës, në Ungrej, Frekën, ndjekin ujin e Dibrrit, dhe flenë në një han. Behet fjale për dimrin e vitit 1930. Kalojnë një natë në mes të bisedave me të zotin, të pritur me mish të skuqur, mollë, arra, me lugë prej druri, një e ngrënë shqiptarçe. Pas disa ditësh kalojnë në Rras, ku flenë në një kullë. Në odëne burrave mblidhet thuajse tërë fshati që sheh me kureshtje të madhe amerikanin dhe sidomos gruan e tij, që ishte veshur me rroba burri. Për darkë, nusja e re sjell koritën dhe ibrikun të lanin duart, i zoti i shtëpisë solli rakinë, ushqimin e pasur deri tek petullat me mjaltë etj. Por, antropologët futen edhe në një shtëpi të varfër ku kalojnë një natë të vështirë, në mes tymit, pa rraqe fjetjeje dhe mungesë ushqimi, por mes njerëzish shumë mikpritës. E rrethuar prej ndonjë copë toke të mbjellë, qëndron shtëpia e mirditasit për t’u bërë ballë luftërave. Ajo është e fortë prej guri, dritaret i ka të vogla, përmbi portë përgjithësisht është “çikmaja” me një dritare të vogël dhe me disa frëngji për të luftuar. Nëpër qoshe të shtëpisë vërehen vrima të tjera, të cilat e mbrojnë shtëpinë nga të gjitha anët. Shtëpisë me dy kate i thonë kullë, mbulojën e ka me plloça, me qeramidhe ose, atje ku ka pyje me dërrasë pishe. Ka edhe shtëpi përdhese prej guri ose prej dërrase të mbuluar me qeramidhe, me dërrasa, me plloça ose kashtë. Këto janë të klasave të fundit.
Turizmi i munguar i kullave të Veriut 992421_10201563653805241_1193597326_n
Odat e kullës

Kulla mund të ketë tre, katër ose më shumë oda. Atje ku mungon kasollja, oda përdhese përdoret për bagëtinë. Një shkallë e ngushte posa hyn tek dera të shpie në odën e burrave ku priten miqtë dhe ku qëndron oxhaku. Mbi zjarr është varur poçja prej balte me zinxhir. Pishtari, një lloj rrjete prej teli, varet nga tavani dhe shërben për të vënë pishën e ndezur që ndrit odën. Oda nuk ka shumë mobilie, nëpër kënde është shtrirë ndonjë mutaf ose ndonjë lëkurë deleje, andej-këndej, nëpër odë sheh shkaminj trekëndësh e të shkurtër, ndonjë fron të moçëm të skalitur dhe fort të bukura dhe ndonjë sënduk të vjetër të skalitur. Në qoshen e këndit mund të vësh re ndonjë cung druri, i cili përdoret në vend të jastëkut. Në të dyja anët e oxhakut dhe në mur mbi dy këndet janë kamaret të mbyllura në dërrase të skalitur, kanë pamje të bukur dhe i zoti i shtëpisë vë takëmet e kafesë. Kafenë taze mirditasi e ka “allaminutë”. Dritaret janë të vogla dhe pa xhama, mbyllen me kanate dërrase të trashë, muret e lyer me gëlqere dhe pa dekorim, diku shikon ndonjë pushkë të varur (kur kanë leje nga qeveria), ndonjë çifteli, ndonjë kryq a ndonjë korë ose fotografi të të zotit të shtëpisë që mund të ketë dalë në Shkodër a Tiranë. Pakëz nën tavan duken disa çengela ku varen pushkët e trimave, një lloj i tillë gjendet edhe te dera e jashtme. Tavani mund të jetë i ndërtuar me dërrasë ose trinë. Përmbi vatër varet pastërmaja, e cila qëndron mbi një lloj rrjete prej trene. Jo shumë larg kësaj rrjete është dhe një dru horizontal dhe mbi atë thajnë rrobat e lagura. Për të larë duart kanë ibrikun dhe koritën ose mund të vesh te sqolli që është në një anë të odës në mur, ku uji derdhet nga një vrimë përjashta. Dallim nga këto bën shtëpia e Kapedanit në Orosh, e ndërtuar në majën e një kodre me një pamje piktoreske. Në një dhomë të pastër dhe të mbajtur, qëndrojmë në frone dhe jo këmbëkryq si tjetërkund. Një trim na sjell kafe dhe pastaj na rehatojnë në një dhomë tjetër ku hamë së bashku darkën e pasur me supë, pulë të zier, mish thiu të fërguar, djathë të bardhë, gjalpë, pilaf dhe verë të mirë. Pasi darkojmë, falënderojmë Kapedanin sipas zakonit, lajmë duart dhe pastaj i avitemi zjarrit, i cili të vë në mendime.





Kullat e malësorëve me vulën e vjetërsisë mbi gurë

Karakteristikë për disa prej këtyre banesave të vjetra shqiptare është edhe vula që shënon datën e ndërtimit të kullës, apo emrin e të zotit të saj. Humanistja austriake Marianne Graf, nismëtare e disa projekteve ambicioze për ruajtjen e kësaj trashëgimie, përshkruan gjithë rajonet e viseve të Veriut dhe Verilindjes, duke vëzhguar imtësisht kullat e moçme dhe sidomos ato të fshatit Shul-Batërr të Matit. “Më krijohet një ndjenjë sikur me çdo hap që bëj përpara shkoj dy hapa prapa, tek e kaluara” - shkruan Graf. Atë e tërheq kultura e popullit në të ndërtuar dhe gjithçka të ruajtur me kujdes, por e shqetë-son deri në trishtim bjerrja edhe humbja e saj. “Jemi në një vend krejt të izoluar, i cili ruan të kaluarën e largët. Asnjë frymë njeriu nuk duket. Mos vallë janë mure të magjepsur, që ngrihen para nesh, si të kenë hedhur shtat nga format e rrumbullakosura të një guri vullkanik!”. Megjithëse ndërtesat, në ndonjë rast, mbajnë rëndë vulën e vjetërsisë, ato të gjitha transmetojnë një shkallë të lartë artizanale dhe saktësi. Gurë të përpunuar me mjeshtëri të lartë, bashkohen artistikisht në shtylla, mbajtëse, harqe dhe mërtek, dhe e detyrojnë vizitorin për një vrojtim më të saktë të portaleve, të punuara me dashurinë më të madhe.



Kulla “Limpreht”

Kullat e Lurës kanë shërbyer si fortifikata, por dhe vende ku gjallon jeta malësore në tërë hapësirën e vet sociale dhe ekonomike. Ali Koçeku i ka studiuar imtësisht ato. Kati i parë i kullës luriane është përdorur si haur bagëtish, pastaj në katin e dytë oda e burrave, si një institucion edukimi. Luriani e ka shtruar odën e miqve bukur dhe e ka hijeshuar. Shtrohej në të dy anët me hasra thekre dhe mbi to mutafi karakteristik nga leshi i dhisë që blihej në Prizren. Sipër mutafit, në shtëpitë pak më të kamura, vihej dhe sixhade, lëkurë delesh e qilima. Dyshekë e jorganë herët nuk kishte ndaj miqtë e ardhur mbuloheshin me postahe që i punonin në vegjë. Dyshekët e parë në Lurë erdhën në kohën e Zogut, ndërsa masivisht u futën pas Çlirimit. Oxhaku karakteristik është i punuar në gur dhe i futur rreth 25 cm. Kati i tretë apo i katërti quhej “kullë”. Këtu rrinin burrat për verë. Kishte dhe dollapë qorr me dy tri frëngji. Në një qoshe ishte çakmani, një dollap rreth një metër dhe i mbyllur me oxhak, aty mbaheshin vegla armësh. Kullat e Lurës kanë shërbyer edhe si fortifikata për luftë. Po ç’lidhje ka kulla Limpreht me malësorët, kur në fakt atje njihen me shumë emra kullash të përmendura si toponim fisesh; si kullat e Marisenëve, kulla e Vladit, e Bucajve, Bruçajve a të tjerë. Por kjo lidhje fillon kur Limpreht, ish-ambasadori amerikan, i njohur si diplomati më sportiv, ndër preferencat e tij kishte malësitë e vendit. “Medet, hej mik” - të thonë banorët lurianë - “iku shpejt ai burrë zotni, se do na e kishta ba Lurën!”. Ata thonë se amerikani qe ulur “gju më gju” me malësorët në kullat e tyre para se të ngjitej tek mrekullitë e Nezhtës së Kurorës së Lurës. Në një prej krojeve të freskëta, kishte mbaruar tragjikisht jeta e ambasadorit sportiv. Megjithatë Lura e ka përftuar një simbol në trajtën e monumentit, “kullën Limpreht”. Për të shkuar tek ajo, kalojmë një rruge kalldrëmi. Nuk ka njeri brenda dhe si shumë kulla të tjera, edhe ajo përjeton heshtjen e madhe. Pyetja përse pikërisht këtë kullë e ka zgjedhur diplomati amerikan, për ta shënuar si “kullën e tij”, e merr përgjigjen që në pamje të saj. Ka qenë një sy i pagabuar në përzgjedhjen e saj pasi është vërtetë kullë tipike. Këtu kanë banuar prej shekujsh fisi Tollaj, ndërsa nuk i dihet mosha e ndërtimit, edhe pse pyesim dhe më të vjetrin e fshatit, një 104 vjeçar. Kjo është kulla e parë e braktisur në Lurë, pasi ka më se 30 vite që këtu nuk banon njeri, por dhe pronësia e saj është e zorshme për t’u përcaktuar.



Nënshejt, fshati i kullave alpine

Nënshejt! E quajnë të tillë sepse gjendet pak metra poshtë Malit të Shenjtit në bjeshkët më të larta të Mirditës verilindore. “Fshat ndër më të hijshëm në Shqipëri, padyshim më joshësi” - na thonë një grup turistësh amerikanë, që kanë vendosur ta kalojnë fundjavën në këto anë e ku bëhen pjesë e hareshme dhe në një guidë turistike me ansamblin “Mirdita”. Fshati i vogël me fare pak shtëpi ndodhet nën “sqetullën” e këtij mali me emër shenjtorësh. Mali i Shenjtë në bjeshkët e Oroshit shënohet si kryetempulli i Krishtërimit në Mirditë. Ndue Dedaj, studiues i njohur, thotë se ndoshta këtë tempull e themeloi ndonjë nga shenjtorët shqiptarë, që u sakrifikua aty. Nënshejti dallohet për kullën tipike dykatëshe. Numërohen tetë kulla të mëdha, të tjerat janë shtëpi alpine përdhese, ndërsa thuajse tërë kullat mbulohen me fruxha, me përjashtim të njërës që ka përdorur tjegullën. Kullat e këtij fshati, veç ndërtimit me gurë të bardhë dhe tavanet karakteristike, të veçantën e kanë patur tek dyert. Ustallarë të përmendur e kanë latuar e gdhendur mjeshtërisht gurin e fortë të këtyre viseve. Këtë na e shpjegon dhe Gjet Ndoj duke përmendur ustain legjendë të ardhur nga Fani, Ded Halili, ndërsa na e servir një gotë raki vendi në oborrin të rrethuar me gardhe karakteristike.shekulli.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Turizmi i munguar i kullave të Veriut Empty Re: Turizmi i munguar i kullave të Veriut

Fri 4 Oct 2013 - 0:30
ketu eshte per te cuar turist sali berishen se ai vjen nga kullat
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi