Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Gruaja sudaneze rrihet me kamxhik pse hipi në makinë me një burrë tjetër

prej Fri 4 Oct 2013 - 19:27

Një video e postuar në internet dëshmoi në mënyrë rrënqethëse ndëshkimin që iu rezervua një gruaje sudaneze, “gabimi” i vetëm i së cilës ishte të ngjitej makina me një burrë i cili nuk ishte i saji.

Një veprim i tillë, shoqërimi në çfarëdo ambienti me një mashkull me të cilin nuk ke lidhje përbën një kundravajtje të ndaluar në bazë të ligjit sudanez.

Si rrjedhojë e këtij veprimi, gruaja u detyrua që të gjunjëzohej përpara një turme, ndërsa një person i dha një numër fshikullimesh të caktuara me kamzhik, forma tipike e ndëshkimit për këto kundravajtje.
”Kështu do mësosh mos hipësh në makina përsëri”, dëgjohet duke thënë polici, i cili procedoi me rrahjen publike, ndërsa gruaja, e turpëruar përpiqej të mbulonte fytyrën sa mundej.
Ndërsa gruaja merr ndëshkimin e saj, në sfond të videos shihet qartësisht turma e spektatorëve, që nuk japin asnjë shenjë reagimi përpara këtij “spektakli” të sëmurë.
Ndonëse vendndodhja e qartë e personave në këtë video nuk është saktësuar, besohet nga theksi me të cilin flitet se ata janë qytetarë të kryeqytetit sudanez, Khartoum.SHEKULLI


Gruaja sudaneze rrihet me kamxhik pse hipi në makinë me një burrë tjetër Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi