Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Madagaskar, u dyshuan për pedofilë, i dogjën të gjallë

prej Tue 8 Oct 2013 - 22:23
Madagaskar, u dyshuan për pedofilë, i dogjën të gjallë  GianfalaMadagaskar, u dyshuan për pedofilë, i dogjën të gjallë  TurmaMadagaskar, u dyshuan për pedofilë, i dogjën të gjallë  JudaletDy turistë janë vrarë nga turma e njerëzve në Madagaskar, pasi u dyshuan se ishin pedofilë dhe kishin vrarë një fëmijë 8 vjeç.

Sebastian Judalet dhe Roberto Gianfala, u vranë teksa pushonin në ishullin e Madagaskarit, nga turma vendase, e cila ishte e irrituar për vdekjen e një fëmije të vogël.

Një 8-vjeçar vendas u gjet i vdekur dhe me organet gjenitale të prera. Kjo ka bërë që turma e njerëzve të dyshonte tek Judalet dhe Gianfala se ishin pedofilë dhe se e kishin vrarë ata djalin e vogël.

Turma, e përbërë nga rreth 300 njerëz, i ka rrethuar të dy pushuesit, dhe pasi i kanë zhveshur lakuriq, i kanë djegur të gjallë në mes të plazhit.

Ngatërresa e fjalëve duket se ka sjellë dhe vdekjen e shoferit nga Parisi, Judalet, i cili kishte dhe një vajzë të vogël 11 vjeçe.

Kur turma e ka rrethuar ai ka bërtitur: “Mua nuk më pëlqejnë fëmijët”. Një pjesëtar i turmës i është kthyer: “Nuk të pëlqejnë fëmijët?”. Judalet i është përgjigjur: “Unë i dua fëmijët, kam një vajzë të vogël 11 vjeçe”. Duket se kjo ka qene ngatërresa që ka çuar në vdekjen e 38-vjeçarit nga Franca, dhe të 50-vjeçarit franko-italian, Roberto Gianfala.

Pre e turmës ka rënë edhe xhaxhi i fëmijës së vdekur, Zaidou, i cili është vrarë në të njëjtën mënyrë si Judalet dhe Gianfala.

Por hetimet e policisë zbuluan se të tre të vdekurit nuk kanë pasur gisht në vdekjen e djalit të vogël, pasi fëmija mund të jetë mbytur në ujërat e ishullit dhe mendohet që pas vdekjes i janë prerë dhe organet gjenitale.

/Shekulli Online/ E.B./



Madagaskar, u dyshuan për pedofilë, i dogjën të gjallë  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi