Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Fotoja që turpëroi Meksikën

prej Thu 10 Oct 2013 - 21:16
Fotoja që turpëroi Meksikën 128

Fotoja që turpëroi Meksikën 315
Kjo foto e tmerrshme ka turpëruar Meksikën. Mësohet se gruaja indigjene nga Meksika e ka lindur fëmijën e saj në parkun pranë qendrës mjekësore, për shkak se ju mohua trajtimi nga infermierët.

Kjo foto ka bërë xhiron e botës, gjithashtu ka hapur një debat kombëtar, ndërsa kreu i klinikës është pezulluar nga detyra.

Fotoja është realizuar nga një kalimtar, ku 29-vjeçaren Irma Lopez ka lindur fëmijën e saj në park dhe askush nuk i ka dhënë ndihmë. “Gruaja e ulur në gjunjë, me një fytyrë që tregon dhimbjen e madhe që ndjen në trup, ndërsa poshtë këmbëve të saj fëmijën e sapolindur, i cili qëndron i lidhur me nënën e tij përmes kordonit të kërthizës”, shkruajnë mediat e huaja.

Qeveria e shtetit jugor të Oaxaca-s njoftoi se për ngjarjen e datës 2 tetor është pezulluar kreu i qendrës dr Adrian Cruz, ndërsa kanë nisur hetimet për të gjetur fajtorët për situatën e krijuar.

Zonja Lopez, nënë e tre fëmijëve tha se ajo dhe bashkëshorti i saj nuk u lejuan të futeshin në klinikë, sepse infermierja u kishte thënë se nuk ishte ende koha për të lindur, kur në fakt ishte krejt e kundërta.

Burrë e grua, të cilët nuk flasin spanjisht, nuk mund të kuptonin shumë gjatë nga shpjegimi që i tha infermierja dhe lanë ambientet e brendshme të klinikës. Nga ana e saj infermierja u shpjegua më pas duke thënë se nuk kishte arritur të merrej vesh me çiftin e bashkëshortëve dhe sqaroi se klinika nuk kishte staf të mjaftueshëm për të trajtuar këtë grua.

Një orë pasi u refuzua në klinikë, gruas i plasën ujërat. Duke ditur se kishte ardhur momenti për të lindur, Lopez e kishte të pamundur të lëvizte dhe e lindi fëmijën e saj jashtë ndërtesës mjekësore, në sytë e kalimtarëve.

"Nuk doja të lindja në këtë mënyrë, ishte e shëmtuar dhe shumë e dhimbshme", thotë zonja Lopez, e cila në momentin e lindjes ishte e vetme, pasi bashkëshorti i saj kishte shkuar të gjente një infermiere.shekulli.


Fotoja që turpëroi Meksikën Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

default Re: Fotoja që turpëroi Meksikën

prej Thu 10 Oct 2013 - 22:59
Kafshet
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi