- W0rldV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 35
Postime : 570
Hobi : Muzika,leximi&stervitja
Vendndodhja : In Your Dreams!
Anetaresuar : 14/04/2013
Kombetarja Shqiptare.
Sat 12 Oct 2013 - 18:15
Fituan Shqipetaret!
Atmosfera në “Qemal Stafa” ishte impozante me mbi 13 mijë shqiptarë që ishin mbledhur për të parë djemt më të talentuar.
Pos që ishte kjo një ndeshje vendimtare, ishte edhe historike pasi në fushë ishin 14 shqiptarë, një gjë që ndodhi për herë të parë në historinë e kualifikimeve.
Pjesa e parë ishte e balansuar. Shaqiri dhe Xhaka të emocionuar nuk jepnin maksimumin e tyre, teksa tifozët treguan sjellje jo korrekte ndaj tyre, duke i fyer dhe duke i përulur me kore të ndryshme.
Sidoqoftë, Shqipëria kishte një iniciativë të lehtë, por pa raste konkrete.
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë tjetër. Me të filluar pjesa e dytë, anësori shqiptar, Xherdan Shaqiri, pranoi një top në zonë në mënyrë kontraverse, nga ku realizoi dhe golin e parë me një goditje precize (48’). Ai nuk e festoi golin.
Në vazhdim ishte Shqipëria që kishte dominim të plotë. Ishte Salihi ai që tentoi me kokë të realizonte, por djemt tanë ishin të pafat.
Dhe duke shfrytëzuar iniciativën, ishte Lang ai që dyfishoi epërsinë për Zvicrën e shqiptarëve (79’) për 2-0.
Golin e nderit për tifozët në stadium e shënoi Hamdi Salihi nga pika e bardhë (89’), një gol që do të shënohet vetëm në statistika.
Me këtë barazim Shqipëria humb çdo gjasë për t’u kualifikuar me 10 pikë në vendin e pestë dhe me vetëm një ndeshje të mbetur për të zhvilluar.
E mare nga : Shqiperia.Com

Re: Kombetarja Shqiptare.
Sat 12 Oct 2013 - 18:15
Shaqiri: Mos na quani tradhtare, ne jemi shqiptare, por edhe profesioniste
Xherdan Shaqiri pranon se është një ndeshje jo e lehtë për të ajo e sotmja mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Mesfushori kosovar i Bajernit të Mynihut kërkon mirëkuptimin e tifozëve, duke thënë se duhet të jenë të përmbajtur në sfidën e sotme. “Nuk jemi tradhtarë, përkundrazi, ndihemi mirë se jemi në atdhe. Tifozët duhet të na kuptojnë. Ne kemi gjak shqiptari dhe ndihemi shqiptarë, por futbolli do profesionistë dhe ne duhet të sillemi si të tillë”, – ka thënë Shaqiri në një intervistë për “Dielli.al”.
Si ndiheni para ndeshjes me Kombëtaren shqiptare?
Ndjehemi shumë mirë, pasi jemi në atdhe. Është një ndeshje e rëndësishme si për ne dhe për Shqipërinë. Sigurisht që do të përjetojmë një emocion të fortë në “Qemal Stafa”, pasi si ne dhe Shqipëria synojmë fitoren.
Ju ruani kreun në Grupin E, në kuotën e 18 pikëve, që do të thotë pothuajse e keni të sigurt kualifikimin në Botëror…
Jo, të sigurt nuk e kemi akoma. Ne e dimë që është shumë e rëndë loja këtu, do të luajmë një herë lojën dhe pastaj shohim rezultatin. Por ama na vlen edhe një pikë, kemi ardhur për fitore në Tiranë.
Besoj e lexoni shtypin shqiptar, si dhe jeni në dijeni të euforisë së krijuar nga “Tifozët Kuq e Zi”. Ata ju kanë shkruar dhe një letër në lidhje me ndeshjen e nesërme. Çfarë mund të thoni rreth kësaj?
Gazetat shkruajnë shumë, madje dhe të pavërteta rreth nesh, kur realisht nuk e dinë se cila është e vërteta dhe kjo gjë më pengon. Ndërsa për sa u përket tifozëve, është më se normale që do të reagonin në këtë mënyrë, por ama lutem ta kuptojnë këtë situatë. Do të jetë një emocion shumë i fortë për ne kur të hyjmë në fushë, përballë tifozëve në tokën mëmë, por duhet ta kuptojnë futbolli fundja-fundit është profesion. Ne jemi profesionistë.
Ju jeni lojtar i ekipit të Bajern Mynihut, aktualisht kampion Europe. Çdo të thotë të jesh pjesë e një ekipi të tillë? Sa e rëndësishme është për ju kjo?
Normalisht është shumë e rëndësishme për mua, të jesh lojtar i një ekipi të madh, kemi fituar një titull shumë të rëndësishëm. Kjo më bën të ndjehem një lojtar i madh dhe uroj që të kem dhe më sukses, pasi mundohem të jap maksimumin tim për të arritur sa më lart.
Së fundmi, cili është mesazhi që do u jepni tifozëve kuqezi, në prag të ndeshjës
Realisht nuk i gjej fjalët e duhura për të thënë ndoshta një mesazh që ata të kuptojnë se kjo është një ndeshje si gjithë të tjerat, profesionale në fushën e blertë dhe ne 6 shqiptarët e Zvicrës, të mos na shohin si tradhtarë, por si shqiptarë, pasi ne kemi gjak shqiptari dhe e ndjejmë vetën shqiptarë, pavarësisht faktit që luajmë për Zvicrën. Kjo është shumë e rëndësishme për ne, që ata ta kuptojnë. Do doja të mos nervozoheshin, jemi dhe ne njerëz dhe normalisht ndjehemi keq kur ata reagojnë jo mirë kundrejt nesh./shqiperia.com

- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 38
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Kombetarja Shqiptare.
Sat 12 Oct 2013 - 18:26
Ne nuk duam te fitojme, nuk ka faj Zvicra...
Ne nuk duam te bashkohemi, nuk ka faj kufiri...
Ne nuk duam te perparojme, kush ka faj?!

- albaniaAnetari ri
- Gjinia :
Mosha : 38
Postime : 19
Anetaresuar : 15/09/2013
Re: Kombetarja Shqiptare.
Sat 12 Oct 2013 - 18:53
nuk behet kombertarja me tranier te huaj /
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 38
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Kombetarja Shqiptare.
Sat 12 Oct 2013 - 19:34
C't'i beshe turkut, ka 500 vjet dhe akoma kembengul!...albania shkruajti:nuk behet kombertarja me tranier te huaj /
- MarinWebMaster
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 83
Postime : 23043
Vendndodhja : diku neper bote
Anetaresuar : 24/01/2010
Re: Kombetarja Shqiptare.
Sat 12 Oct 2013 - 23:15
sa per te thene qe kemi
Re: Kombetarja Shqiptare.
Sat 12 Oct 2013 - 23:34
Momenti me madheshtor!
Shqiponja, simboli i ekipit kombetar kuq e zi, zbret per here te pare ne stadiumin Qemal Stafa, ne prang te supersfides Shqiperi - Zvicer.
S'mund ta pershkruaj dot emocionin qe me kaploi!!! :))))) ...
Shqiponja, simboli i ekipit kombetar kuq e zi, zbret per here te pare ne stadiumin Qemal Stafa, ne prang te supersfides Shqiperi - Zvicer.
S'mund ta pershkruaj dot emocionin qe me kaploi!!! :))))) ...
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 38
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Kombetarja Shqiptare.
Sat 12 Oct 2013 - 23:39
Fantastike...AnGeLiC shkruajti:Momenti me madheshtor!
Shqiponja, simboli i ekipit kombetar kuq e zi, zbret per here te pare ne stadiumin Qemal Stafa, ne prang te supersfides Shqiperi - Zvicer.
S'mund ta pershkruaj dot emocionin qe me kaploi!!! :))))) ...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|