Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default “Patriotët” e paaftë dhe yjet “tradhtarë”

prej Sun 13 Oct 2013 - 13:15
“Patriotët” e paaftë dhe yjet “tradhtarë” MeroNga Mero Baze



U bë e bezdisshme deri në neveri përpjekja për të klasfikuar Kombëtaren tonë si viktimë të mungesës së patriotizmit të kosovarëve të talentuar që nuk luajnë me të. Nuk dua të përsëris argumentat që kanë dhënë për këtë temë plot kolegë gazetarë dhe as thirrjen për të ndalur histerinë ndaj atyre djemve të talentuar me origjinë shqiptare, që po i japin emër futbollit europian. Por, ky debat sot rrezaton të vërtetën e madhe se si ne shqiptarët në Shqipëri, edhe suksesin e duam të na e dhurojnë.

Që të kesh një ekip Kombëtar të suksesshëm duhet të kesh një kampionat kombëtar të suksesshëm, duhet të kesh një Federatë profesioniste, dhe një sistem të tërë të rekrutimit dhe përgatitjes së talenteve nga shkolla fillore, deri në moshën e ekipit kombëtar.

Shqipëria e sotme është një varrezë e madhe sportive. Në asnjë shkollë thuajse nuk ka më klasa sportive, në asnjë qytet thuajse nuk ka më rrethe sportive që të përgatisin talente dhe gati asnjë ekip i yni, nuk ka më një strukturë rekrutimi dhe fidanishte të sportistëve të rinj. Të gjitha ekipet forcohen ose dobësohen sipas ndonjë konjukture politike, dalin kampion, ose bien nga kategoria në varësi të faktit nëse presidenti i ekipit ka pasur shok Ridvanin dhe ka kaluar ndonjë maune kafe pa doganë, dhe shpallen ekipe katundi kampion, boll të mobilizohen një vit gjithë politikanët e atij katundi, ku tek ne janë me shumicë.

Duke mos pasur një kampionat kombëtar, duke mos pasur një mjedis sportiv dhe vlera sportive, Shqipëria dhe në sport i ngjan ekonomisë së saj konsumatore, ku pleqtë dhe plakat e ngelura këtu, pavarësisht moshës, për të jetuar presin ndonjë lek nga emigrantët.

Kombëtarja jonë tashmë e ka aq të konsoliduar këtë traditë, sa në ekipin e saj janë vetëm 5 për qind lojtarë të kampionatit shqiptar dhe më pak se gjysma shqiptarë të Shqipërisë. Si i tillë, ky ekip Kombëtar formohet mbi aftësinë që kanë sekserët e Federatës për të rekrutuar talente mesatare nga shqiptarët e Kosovës jashtë Shqipërisë. Nuk dua të dyshoj se ata janë selektivë kur vjen fjala për talente si Shaqiri, Jonuzaj, Xhaka etj, por kanë dështuar me ta, se si injorantë që janë, nuk kanë mundësi t’i kuptojnë a janë talente a jo, kur ata kanë kërkuar në moshë të herët të luajnë me ne. Ata përgjithësisht bazohen tek talente që shkëlqejnë pasi janë bërë popullorë në ekipet e tyre. Atëhere ke pak shanse të marrësh yje si Jonuzaj, Shaqiri apo Xhaka, pasi është fyese që në një vend parazit, ku mendohet vetëm për të vjedhur dhe per t’u mburrur, të bësh një ekip Kombëtar me yje, në një fushë me baltë të viteve 30-të dhe në një mjedis sportiv tërësisht jo konkurrues dhe pa vlera.

Me këto kritere i bie që ne t’i kërkojmë Rita Orës të vijë të këndojë me Mandin e Nishtullës këngën “Të ka lali shpirt, të ka lali xhan”, t’i kërkojmë Xhim Belushit të vijë të luajë në Estradën e Ballshit dhe nobelistit Ferid Muradi të vijë të punojë tek Antibiotiku, meqë ka marrë çmimin Nobel për viagrën, por ka origjinë shqiptare.

Ky debat është i turpshëm jo pse u themi yjeve tradhtarë dhe plehrave patriotë, por mbi të gjitha, se ngrihet si debat nga ata që duan të mbulojnë të vërtetat e dhimbshme të dështimit të sportit në Shqipëri, si një histori vlerash konkurruese. Shqipëria i kërkon sot yjet e sportit me origjinë shqiptare me këmbënguljen që një bixhozxhi i sëmurë mendon që do bëhet i pasur duke shkuar tek kazionoja e lagjes, meqë e ka të vetën. Shqipëria e ka shkatërruar tërësisht sportin. E ka shkatërruar në themel, e ka hequr nga edukimi i të rinjve, e ka hequr nga mendja e qytetarëve si një fenomen konkurrues, dhe e ka kthyer në një çështje lobimi. Ka boshatisur stadiumet, ka zhdukur interesin e shoqërisë për të, dhe tani përgjegjësit e kësaj masakre provokojnë debate shterpë, për të mbuluar përgjegjësitë e tyre.

Mua Shaqiri, Xhaka dhe Behrami më bëjnë krenar në Brazil, duke luajtur për Zvicerën, pasi kjo është një e vërtetë që e meriton të nderohet. Ai vend i mori emigrantë dhe i bëri yje, ne duam t’i marrim yje dhe t’i bëjmë tradhtarë. Unë ndjehem i respektuar nga Zvicra që u ka dhënë mundësi bashkëkombasve tanë të tregojnë talentin, ndryshe nga atdheu im, që i vret ata. Unë ndjehem krenar për djaloshin e ri Jonuzaj që po shkëlqen në Angli, duke na nderuar kombin tonë dhe nuk do ta lejoja kurrë të mbyllte karrierën e tij duke ju dorëzuar mafies së shëmtuar të futbollit shqiptar, duke varrosur dhe atë emër që po ja jep Anglia. Ata janë bërë krenaria jonë pa asnjë meritë tonën, biles për shkak të problemeve tona si komb. Ata ikën emigrantë se kombi i tyre nuk i mbante dot dhe falë mundësive që u dha perëndimi, shkëlqyen.

Ne nuk mund të shtrijmë këmbët më shumë se sa kemi jorganin. Ne duhet të kemi sport, pa të kemi Kombëtare, duhet të kemi festivale, pa të kemi këngëtarë, duhet të kemi shkencë dhe mjedis shkencor, pa të kemi shkencëtarë, duhet të kemi një shoqëri konkurruese që të kemi vlera të dala nga konkurrenca. Nuk mund ta shtyjmë gjithë jetën si komb që pret të kthehen djemtë nga kurbeti për të na sjellë para dhe famë. Nuk mundet që paaftësinë tonë për të prodhuar vlera nga konkurrenca, ta zëvendësojmë me aftësinë tonë për të prodhuar tradhtarë nga zilia. “Patriotët” e paaftë të këtij vendi, janë në të vërtetë tradhtarët real dhe yjet e kombit tanë në perëndim, të vetmit ambasadorë të kombit tonë që duhen respektuar.gazetatema.


“Patriotët” e paaftë dhe yjet “tradhtarë” Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi