Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqipëri-Greqi, “ligji i luftës ende në fuqi” Empty Shqipëri-Greqi, “ligji i luftës ende në fuqi”

Tue 15 Oct 2013 - 22:15
Shqipëri-Greqi, “ligji i luftës ende në fuqi” Dokumenti-sadiela-349x340Ky dokument zyrtar i Ministrisë së Jashtme greke, dërguar ambasadës së Shqipërisë në Athinë në 28 qershor të vitit 1999, tregon qartë dyzimin e qëndrimit grek mbi ligjin e luftës. Shkresa e dërguar në gjuhën angleze, hedh poshtë deklaratat e një ditë më parë ministrit të Jashtëm, Venizelos, i cili tha se ligji i luftës është hequr nga Greqia që në vitin 1987.

Shkresa e ministrisë me datë 28 qershor 1999: “Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, në përgjigje të shqetësimit të ambasadës shqiptare, deklaron se ligji numër 2636 i vitit 1940 dhe ligji me numër 4560 i vitit 1966 mbeten ende në fuqi.”

Historiku i kësaj shkrese nis pas gushtit të vitit 1987, kur qeveria greke e Papandreut e hoqi me dekret qeveritar ligjin e luftës me Shqipërinë. Por, kundërshtarë të tij e quajtën të pamjaftueshëm këtë akt duke thënë se një njohje e tille duhet të vinte vetëm me vendim parlamenti ose dekret të Presidentit.

12 vjet me vonë, qeveria shqiptare i kërkoi zyrtarisht palës greke që të kthente përgjigje nëse ishte hequr ose jo ligji në fjalë. Kjo kërkesë vjen tre vjet pasi ish-Presidenti, Sali Berisha, kishte firmosur në vitin 1996 Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Por ky dokument që është në arkivat e Ministrisë tonë të Jashtme i vitit 1999 tregon se, miqësia dhe bashkëpunimi janë ende nën hijen e ligjit të luftës.

Artikulimi me zë të lartë i diplomacisë shqiptare për ta hequr këtë ligj vjen për herë të dytë, pasi një kërkese të tillë, jo para medieve, i është bërë Greqisë dhe nga ish-ministri i Jashtëm, Edmond Panariti. Por kërkesa e qeverise shqiptare kërkon ta zhbëje edhe juridikisht këtë ligj, pra qe ta heqë parlamenti grek. Por ky hap do te sillte shumë pasoja, pasi me ligjin e luftës janë justifikuar shumë probleme siç është ai i çamëve, pronat dhe pasuritë e të cilëve nuk njihen nga pala greke. Por dhe me guximin e treguar një ditë më parë, sa do të jetë e gatshme qeveria shqiptare të përforcojë artikulimin për këtë çështje, për çamët dhe kufijtë detare, në kushtet kur Greqia në janar është vendi që merr presidencën e radhës në BE, e kur vendi ynë aspiron të marrë statusin e kandidatit në dhjetor. /Vizion+/
neon
neon
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
 <b>Mosha</b> Mosha : 110
<b>Postime</b> Postime : 417
<b>Hobi</b> Hobi : Te ze peshk me fill spanje
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/08/2013

Shqipëri-Greqi, “ligji i luftës ende në fuqi” Empty Re: Shqipëri-Greqi, “ligji i luftës ende në fuqi”

Wed 16 Oct 2013 - 0:05
Greqia akoma vazhdon me politiken e saj anti-shqiptare.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqipëri-Greqi, “ligji i luftës ende në fuqi” Empty Re: Shqipëri-Greqi, “ligji i luftës ende në fuqi”

Wed 16 Oct 2013 - 0:21
neon shkruajti:Greqia akoma vazhdon me politiken e saj anti-shqiptare.
Po cfare thua o neon vellai, Greqia po na mbron me ate ligjin e luftes ashtu si na mbruan dikur osmanet...
neon
neon
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
 <b>Mosha</b> Mosha : 110
<b>Postime</b> Postime : 417
<b>Hobi</b> Hobi : Te ze peshk me fill spanje
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/08/2013

Shqipëri-Greqi, “ligji i luftës ende në fuqi” Empty Re: Shqipëri-Greqi, “ligji i luftës ende në fuqi”

Wed 16 Oct 2013 - 0:53
Luan_Valikardi shkruajti:
neon shkruajti:Greqia akoma vazhdon me politiken e saj anti-shqiptare.
Po cfare thua o neon vellai, Greqia po na mbron me ate ligjin e luftes ashtu si na mbruan dikur osmanet...
Po keta po vijne se duan ate paktin detar se seshte se i mori malli per neve.
Akoma bejne lojra fjalesh qe tregojne jo seriozitet ne marrdheniet reciproke me ne.
Thuaj cte duash po ne prill 1997 kur agjentet grek shpallnin autonomin e Sarandes, Turqia beri deklarat per ruajten e territoreve shqiptare.
Shyqyr qe jemi ne NATO tani se me keta qe kemi ne krye vec nje Zot e di se ku po ikim. Very Happy
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqipëri-Greqi, “ligji i luftës ende në fuqi” Empty Re: Shqipëri-Greqi, “ligji i luftës ende në fuqi”

Wed 16 Oct 2013 - 14:48
neon shkruajti:

Po pra, ajo deklarate e ruajti edhe Camerine...
blerton
blerton
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 31
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/09/2013

Shqipëri-Greqi, “ligji i luftës ende në fuqi” Empty Re: Shqipëri-Greqi, “ligji i luftës ende në fuqi”

Wed 16 Oct 2013 - 16:01
Message reputation : 100% (1 vote)
qeveria edi rama dy fjale godit greqi greke kerkoj deti shqiptaret kerkoj camerine
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqipëri-Greqi, “ligji i luftës ende në fuqi” Empty Re: Shqipëri-Greqi, “ligji i luftës ende në fuqi”

Tue 29 Oct 2013 - 16:52
Ndersa "Kryeministri" Edi Rama thote se Greqia eshte Partner Strategjik!!!

Sponsored content

Shqipëri-Greqi, “ligji i luftës ende në fuqi” Empty Re: Shqipëri-Greqi, “ligji i luftës ende në fuqi”

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi