Share
Shko poshtë
Jerenim
Jerenim
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 201
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : As vet nuk e di!!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/12/2012
http://studentet.info

default Pse na shani shqiptarë?

prej Fri 18 Oct 2013 - 20:43
Alisetar Ramadani

(Nga këndi i mërgimtarit)



Shkas për të shtruar këtë pyetje të rëndë e kemi lojën kualifikuese për botëror në mes Shqipërisë dhe Zvicrës në Tiranë! Ne që nuk patëm fatin të jemi në stadiumin "Qemal Stafa", përmes ekraneve televizive pamë dhe dëgjuam brohoritje të cilat nuk ju takojnë shqiptarëve, nuk janë në traditën tonë! Ne edhe armikut më të madh kur na troket në derë ia hapim derën, i japim të han dhe të pinë me të gjitha nishanet që i bëhen sikur të ishte në pyetje një mik i madh... kjo është edukata të cilën e kemi marrë trashëgim nga të parët tanë dhe do ta vazhdojmë në gjeneratat që vinë !





Djelmoshat shqiptarë të cilët luajtën për Zvicrën e kryen detyrën e tyre në mënyrë shumë profesionale dhe aspak nuk duhet të turpërohen, përkundrazi le të mburren, e kualifikuan shtetin më të pasur në botë në botëror, kjo nuk është sa për të thënë llafe, kjo është ngjarje historike!





Kur një mëmëdhe nuk interesohet për fëmijët e saj si nëna, atëherë nuk është më mëmëdhe!





Kjo ju ka ndodhur shqiptarëve me shekuj, ato që do të duhej të kujdesen për fëmijët e tyre sepse i dolën zot mëmëdheut, u treguan shumë koprracë të ulët, nuk u kujdesën për fëmijët e tyre, u kujdesën për fytin e tyre, për xhepat e tyre, për familjarët e tyre...dhe rezultati dihet, si komb populli shqiptarë është më i shpërndari në botë nga të gjitha kombet! Duke kërkuar të jeton më mirë, me dinjitet, duke ia mundësuar secili fëmijëve të tyre një jetë normale...dhe shteti i cili i adaptoi ua mundësoi këtë më mirë se shteti amë! Shteti që i adaptoi ua dha mundësinë të tregohen, të ndjehen të lirë që të arrijnë atë që synojnë, ndërsa te shteti amë nuk e kishin këtë liri, te shteti amë prioritet kanë të afërmit pa marrë parasysh a janë të kualifikuar apo jo, prioritet kanë klanet dhe grupet të cilat kanë uzurpuar institucionet për interesa të tyre, pa ua dhënë mundësinë e njëjtë të gjithëve!





Dhe vijmë në pozitë që të na shani pastaj!





A nuk është ndeshja Shqipëri - Zvicër në Tiranë prova më e mirë se sa aftësi kanë shqiptarët kur atyre ju jepet mundësia? A nuk është prova më e mirë se 5 lojtarë shqiptarë titullarë të Zvicrës praktikisht e kualifikuan Zvicrën në botëror "Brazil 2014"? Ku e kanë mëkatin këto çuna? Cili do të ishte mëkati i tyre? Jo! Nuk kanë asnjë mëkat, ato e dhanë kontributin e tyre aty ku ju ofrua mundësia, dhe e bënë në mënyrën më të bukur të mundshme, prandaj brohoritjet me të shara nga publiku nuk janë përgjigja e duhur! Publiku le gjen adresat e sakta të fajtorëve aty ku jetojnë e jo jashtë shtetit! Aty ku e tërë aparatura shtetërore është vënë në shërbim të klaneve dhe grupeve të caktuar, duke e lënë popullin të zgjedh: të qëndron në vend dhe të jeton pa dinjitet, pa asnjë perspektivë dhe në mënyrën më të poshtër të mundshme, ose të ik dhe të gjendet si mundet në botën e jashtme! Dhe ne që zgjodhëm këtë të dytën nuk e kemi bërë pra nga qejfi, e kemi bërë nga zori, sepse nuk kemi dashur të ju gjunjëzohemi bastardëve politik, dhe kur fëmijët tanë bëjnë emër dhe luftojnë me profesionalizmin më të mirë të mundshëm për vendin që i adapton, ja vijmë në pozitë të na shani e të quhemi tradhtar! Ku e shihni ju tradhtinë këtu?



Ne u emocionuam shumë për humbjen e Shqipërisë për atë që nuk u kualifikua, ne emocionohemi shumë për gjithçka që shkon në dëm të Shqipërisë, por më së paku kemi faj ne mërgimtarët që neve si komb na shkojnë gjërat mbrapsht! Ne ju ftojmë t'i vini gishtat në mëndje dhe të mendoni qetë dhe shtruar, duke e pyetur veten: pse kjo ndodh me ne shqiptarët? Ne mërgimtarët vuajmë shumë kur shohim mjerimin që mbretëron në mëmdhe, prandja çdo gjë na emocionon! Mos na shani neve, por mundohuni të bëni ndryshimet aty ku jeni, ndërsa ne do të jemi gjithmonë të gatshëm për t'ju ndihmaur!



Nisuni nga stadiumi i cili është ndërtuar pas luftës së dytë botërore që është i pa renovuar prej atëhere! Na vinin fotografi ne televizion ketu në Zvicër me plot probleme teknike, ndalej fotografia, ecej para, kthehej mbrapa...! Ne mëgimtarët i kemi fajet për këtë?



Po Majlinda Kelemi, kampionja botërore në xhudo si mendoni që arriti këtë rezultat hisotrik? Me punë po se po, por edhe me kërcenim direkt tek federata e xhudos së Kosovës duke ju thënë se po qe se nuk i ofrohen kushtet do të perfaëson një shtet tjetër! Dhe po të ndodhte ky skandal, Majlinda me siguri, do të quhej tradhtare!





Në sport kërkohet motivim dhe mbështetje nga shteti. Shteti duhet t'i ketë fondet për këtë qëllim! Ky motivim dhe kjo mbështetje ne Shqipëri mungon, prandaj Shqipëria, përveç se në peshëngritje (falë vullnetit të çeliktë të vetë peshëngritësve sepse edhe te ato mungon motivimi dhe mbështetja e shtetit) askund nuk është! Ndërsa në botën e jashtme e shihni edhe vetë se sa emra shqiptarësh kanë dalë në sporte të ndryshme, sidomos në fudbaoll, me të cilët ne mburremi! Janë ambasadorët më të mirë të mundshëm të shqiptarisë këto çuna, ju siguroj!



Nyon - Zvicër


Nëse nuk mund të bëhesh laps, për të shkruar lumturinë e dikujt, bëhu gomë për të fshirë mërzitjet e saj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi