Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Perlat e natyrës shqiptare

prej Sun 20 Oct 2013 - 14:49

Nëse je në kërkim të aventurës e dëshiron të shohësh “piktura” të natyrës shqiptare të cilat janë pak të vizituara, por mund të ofrojnë shumë, po ju udhëheqim në disa atraksione turistike që duhen vizituar patjetër.

Në Gramshin e vogël me njerëz të qetë e mikpritës në hartën turistike të Shqipërisë shumë pak gjen për thesaret turistike të tij. Liqeni i Zi ndodhet 4 kilometra larg fshatit Lenie. Vizitorët mund të shkojnë për tu kuruar në burimin e ftohtë të këtij liqeni i cili, përveç vlerave kurative, të ofron një sfond të rrallë me Malin e Komjanit përbri.

Ujvara e Sotirës, në verilindje të Tomorrit, është një tjetër thesar ku mund të shijosh dy bukuri në të njëjtin vend: ujëvaren dhe kataraktin e Sotirës që gjenden krah njëra-tjetrës.

Gjinari, një fshat tashmë i njohur si një nga zonat turistike më të bukura të Elbasanit, 25 kilometra larg qytetit. Një zonë me pisha të larta dhe me lartësinë e Bukanikut e bëjnë vendin akoma më tërheqës.

Liqenet e vogla, uji i freskët dhe pamja e natyrës, i kanë dhënë Gjinarit tiparet e një oazi qetësie. Gjatë ditëve me diell, prej zonës mund të shijosh pamjen e detit nga Sazani deri në Kavajë.

Erërat e freskëta që mbartin ajrin e jodizuar të bregdetit, vijnë këtu dhe të kombinuar me freskinë plot oksigjen të pishave, e bëjnë të paçmuar vlerën kurative për pushuesit.

Dikur e lënë në harresë, sot një perlë e paprekur e turizmit malor dhe natyrës piktoreske. Stëbleva është një teatër natyror. Aty gërshetohen mahnitshëm lëndina, pyje, kodrina, male dhe lumenj. Zona përshkohet nga përrenj dhe kroje të shumtë, të cilët pasi grupohen, formojnë lumin e ashtuquajtur prej banorëve “Zalli i Stëblevës”.

Të mahnitshme janë pllajat dhe lëndinat e Visharicës, malit të Kallkanit e Mllacit, të cilat përbëjnë një nga pjesët më tërheqëse të Steblevës, të përshtatshme për aktivitete sportive.

Jo më pak kureshtje ngjall edhe liqeni karstik i malit të Draganit. Shkëmbinjtë monumentalë që e karakterizojnë, të gdhendur nga vetë natyra ndër shekuj, krijojnë një peisazh natyror vërtet miklues.

/ Top Channel


Perlat e natyrës shqiptare Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi