Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mamaja e Marias: E dua vajzën time në shtëpi  Empty Mamaja e Marias: E dua vajzën time në shtëpi

Fri 25 Oct 2013 - 21:58
Mamaja e Marias: E dua vajzën time në shtëpi  Article-2475971-18F5291E00000578-510_634x422Mamaja e Marias: E dua vajzën time në shtëpi  Article-2475971-18F54D9B00000578-291_634x362Mamaja e Marias: E dua vajzën time në shtëpi  Article-2475971-18F5AB6C00000578-781_634x371
Është zbardhur e vërteta mbi vajzën e vogël bionde të quajtur Maria, e cila u gjet në një çift romësh në Greqi. Nëna biologjike e Marias quhet Sasha Ruseva. Sipas të rejave të fundit, të ditës së sotme, çifti Sasha dhe Atanas Ruseva, mendohet të kenë tetë deri në dhjetë fëmijë dhe pesë prej tyre janë njëlloj si Maria e vogël, kanë të njëjtat tipare si ajo. Sasha kur ishte vetëm 13 vjeç lindi fëmijën e parë.  

Sasha Ruseva ka treguar për mediet botërore se kur ishte shtatzënë me Marian, familja e saj vendosi të shkonte drejt Greqisë për të punuar në një fermë, së bashku me burrin e saj.

Ajo pohoi se nuk mund të paguante “qindra euro”për një certifikatë lindjeje për vajzën e saj, një shumë e pa përballueshme për ekonominë familjare të saj.

"Unë e linda Marian rreth katër vjet e gjysmë më parë, kështu që e kam të pamundur të mbajë mend datën e saktë të lindjes së saj. U kujdesa për vajzën time për rreth shtatë muaj, por më pas më duhej të kthehesha në Bullgari, në mënyrë që të kujdesesha për fëmijët e tjerë. Momentalisht nuk e di se çfarë po ndodh me fëmijën tim . E megjithatë kurrë nuk kam ndalur së dashuri atë, ajo është mishi dhe gjaku im! ".

"Unë nuk kam të ardhura të paguaj rrobat e fëmijëve të mi. Kjo është arsyeja pse unë i dërgojë ata në shkollë të papastër dhe pa këpucë apo rroba”, është shprehur Sasha.

Njëri prej fëmijëve, Jesus, ka thënë se ata kanë jetuar më parë në Greqi dhe se prindërit e tij e kanë lënë Marian atje, kur u kthyen në Bullgari.

Nga ana tjetër, mamaja e presupozuar që të jetë e ëma e Marias, u ka treguar fqinjëve të saj se e kishte shitur vajzën e vogël për 364 dollarë, dhe se e kishte njohur Marian nga lajmet e publikuara për të gjatë kësaj jave. Çifti Ruseva janë nga qyteti Nikolaevo, që ndodhet në qendër të Bullgarisë.

Ndërsa Hristos Salis, 39 vjeç dhe Eleftheria Dimopoulou, 40 vjeç, të cilët hiqeshin si prindërit e Marias janë në paraburgim në Greqi, të akuzuar për rrëmbimin e fëmijëve. Rasti i Marias ka nxitur shqetësime në lidhje me trafikimin e fëmijëve brenda komunitetit rom.

Çifti grek akuzohet për rrëmbimin e të miturës, por ata i kanë mohuar akuzat para gjyqit dhe kanë deklaruar se Maria e vogël iu është dhënë vullnetarisht nga prindërit e saj dhe se ata nuk e kanë rrëmbyer.

/Shekulli Online/ S.H/
Mamaja e Marias: E dua vajzën time në shtëpi  Article-0-18D3263E00000578-747_306x423Mamaja e Marias: E dua vajzën time në shtëpi  Article-0-18F3F32E00000578-266_634x404Mamaja e Marias: E dua vajzën time në shtëpi  Article-0-18F36F1400000578-539_306x423Mamaja e Marias: E dua vajzën time në shtëpi  Article-0-18F5271700000578-820_634x360

Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Mamaja e Marias: E dua vajzën time në shtëpi  Empty Re: Mamaja e Marias: E dua vajzën time në shtëpi

Sat 26 Oct 2013 - 20:02
Enigmë e paparë!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi