Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Motra vret veten, i vëllai vdes duke e ndjekur për në spital

prej Wed 30 Oct 2013 - 20:55
Një ngjarje e rëndë, me pasoje vdekjen e dy personave brenda së njëjtës familje, ka ndodhur në Detroit, Michigan.

Një i ri në Michigan vdiq si pasojë e një aksidenti që pësoi ,teksa ndiqte motrën e vetëvrarë për në spital.

21-vjeçarja, Brenda Tucker, e cila vuante nga depresioni, vrau veten me armë, në lokalin e prindërve te saj në Detroit.

Brenda u transportua menjëherë për në spital, por nuk mundi t’i shpëtojë vdekjes.

Menjëherë pas ngjarjes, vëllai i saj, 20-vjeçari Ricky, mori makinën e tij për të ndjekur ambulancën, e cila transportonte motrën në spital.

Por kjo ka rezultuar fatale për Rickyn, pasi gjatë rrugës u përplas me një makinë të tipit “Lamd Rover” dhe gjeti vdekjen e menjëhershme.

/Shekulli Online/ E.B./


Motra vret veten, i vëllai vdes duke e ndjekur për në spital Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi