65-vjeçarja tenton të vetëdigjet me nipërit, s’kanë bukë të hanë
prej Sat 2 Nov 2013 - 20:10

E lodhur nga varfëria e tejskajshme dhe burokracitë shtetërore, 65-vjeçarja, së bashku me dy fëmijët e djalit, Emanuelin dhe Anën, ka kërkuar dje ndihmën e institucionit të prefektit. Pasi është qetësuar situata, Fatmira Licaj u shpreh dje se po përballej me një gjendje të rëndë familjare. Djali i saj ishte paralizuar që prej shumë vitesh kur kishte qenë ushtar. Kur fëmijët ishin ende të vegjël, nusja e djalit u largua nga banesa duke braktisur edhe fëmijët e saj. Fatmirës i mbeti barra e rëndë të kujdesej për djalin e paralizuar, por edhe për dy fëmijët e tij. Sipas saj, të birit nuk i kishin dhënë as KEMP-in, ndonëse ai është i paralizuar dhe nuk ecën dot. “Më mirë të vetëflijohem sesa të jetoj kështu. Më këputet shpirti kur i shoh këta fëmijë pa ngrënë e në kushte të vështira. Kam kërkuar derë më derë ndihmë dhe ma kanë mbyllur derën. Askush nuk na ka trajtuar si qenie njerëzore. Këtu erdha t’i jap fund kësaj fatkeqësie që na ka zënë ne të treve dhe t’i vija flakën vetes”, u shpreh me lot në sy 65-vjeçarja. Ndërsa vogëlushja Ana, vetëm 6 vjeçe, e trembur nga rrëmuja e shkaktuar dhe thirrjet e gjyshes, u shpreh se nuk kishin as për të ngrënë në shtëpi. “Nuk kemi asgjë. As bukë në shtëpi. Nëna na jep vetëm patate të ziera, çdo ditë. Nuk më hahen”, tha e mitura. “Prefekti sapo u njoh me shqetësimin e familjes, përveç ndihmës modeste financiare nga stafi i administratës, do të nisë menjëherë procedurat për t’i dhënë kësaj familjeje ndihmë ekonomike”, u shpreh shefi i Emergjencave Civile në prefekturën Fier, Viron Balla. /Panorama/


Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit
Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
- TironciAdministrator
Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: 65-vjeçarja tenton të vetëdigjet me nipërit, s’kanë bukë të hanë
prej Sat 2 Nov 2013 - 22:17
ska fund e keqja m\nganjeher

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|