Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Shkaku i shëndoshjes? Genet

prej Sat 2 Nov 2013 - 23:07
Shkaku i shëndoshjes? Genet Fat%20pplNjë studim i ri ka dalë kohët e fundit në fushën e gjenetikës, studim i cili po shkakton valë të mëdha në botën e të ushqyerit.

Studimi është quajtur “nutrigenomics” dhe mund të konsiderohet si studimi më i mirë, i cili arrin të shpjegojë rolin ndërmjet geneve, dietës dhe mënyrës së jetesës, dhe se si kjo ndikon në të pasurit një të ashtuquajtur peshë të shëndetshme.

“Ne besojmë se pesha e geneve drejton mbi 300 gene. Disa prej këtyre geneve drejtojnë shkallën e metabolizmit, disa absorbimin e shëndoshjes, disa janë përgjegjësë për ushtrimet e trupit e disa të tjerë drejtojnë shijet, urinë dhe ngopjen”, - thotë Yael Joffe, dietolog dhe drejtori i “DNAlysis Biotechnology

Nuk është ekazaktësisht si të trashëgosh një “gen të shëndoshë” apo një “gen të dobët”, por janë këto gene që ndodhen në trupin tonë, të cilat ndikojnë në shëndoshjen apo dobësimin tonë, sqaron Joffe.

“Ne themi se çdo njeri i shijon ushqimet në të njëjtën mënyrë, por kjo nuk është e vërtetë. Për disa njerëz, shijet janë çfarë vetë personat shprehin: “shije të larta” ose “shije të ulëta”, -sqaron për websaitin e Afrikës së Jugut "News 24.com", Joffe.

“Shijuesit e lartë” fokusohen më shumë tek shija dhe hanë më pak se sa “shijuesit e ulët”, të cilët konsumojnë një sasi më të madhe ushqimi për të arritur të njëjtën kënaqësi nga ushqimi, sa marrin edhe “shijuesit e lartë”.

Studiuesit kanë dalë në përfundimin se “shijuesit e ulët” tentojnë të kenë një peshë trupore më të lartë.

Në të njëjtën mënyrë siç është e përcaktuar ngjyra e flokëve tanë dhe e syve nga genet, e njëjtë është dhe përgjigja jonë individuale ndaj ushqimit”, -shton më tej Joffe,

/Shekulli Online/ E.B./


Shkaku i shëndoshjes? Genet Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi