Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Rritje rekord e akullit në kësulën polare

prej Mon 4 Nov 2013 - 22:26
  • Një rritje drastike e akujve në Arktik. Regjistrohen 1 milion kilometra katrorë akuj më tepër se në të njëjtën kohë vitin e kaluar - një rritje kjo prej 60 për qind

Rritje rekord e akullit në kësulën polare Article-2415191-1baee1d0000005dc-503_640x366_0%201Një verë e ftohtë arktike, e cila ka krijuar mbi një milion kilometra katrore akuj me tepër se në të njëjtën kohë vitin e kaluar - një rritje kjo prej 60 për qind.

BBC raportoi në vitin 2007 se nga efektet e ngrohjes globale deri në vitin 2013 do të zhduken akujt nga Arktikun gjate zonës se verës

Publikimi i raportit te OKB-së për ndryshimet klimaterike i cili sugjeron teorinë e ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu, është shtyrë për më vonë (ne fund te këtij muaji)

Një verë e ftohtë Arktike, e cila ka krijuar mbi një milion kilometra katrore akuj me tepër se në të njëjtën kohë vitin e kaluar - një rritje kjo prej 60 për qind. Rievaluimet e parashikimeve te 2012 vijnë gjashtë vjet pasi BBC raportoi se ngrohja globale deri në vitin 2013 do të lërë Arktikun pa akull gjatë stinës se verës. Në vend të kësaj, disa ditë përpara fillimit të ri-ngrirjeve sezonale te vjeshtës, një shtrese solide akull e pathyer më e madhe ne sipërfaqe se gjysma e Europës tashmë shtrihet nga ishujt e Kanadasë deri në brigjet veriore të Rusisë.

Korridori veri-perëndimor nga Atlantiku në Paqësor gjendet i bllokuar nga shtresat e akullit gjate gjithë vitit. Më shumë se 20 jahte që kishin planifikuar të lundronin ne atë drejtim kanë hasur ne shtresa te palundrueshme akulli i cili i ka detyruar të kthehen prapa.

Disa shkencëtarë te njohur tani besojnë se bota është drejt një periudhë ftohje e cila nuk do të përfundojë deri në mes të këtij shekulli - një proces që do të ekspozonte parashikimet kompjuterike të rrezikut katastrofal te ngrohjes globale "te shpejte" si tejet te gabuara dhe çorientuese.

Zbulimi vjen 11 muaj pas Mail on Sunday shkaktoi një debat intensiv ne qarqet politike dhe shkencore duke zbuluar se ngrohja globale "është frenuar' që nga fillimi i vitit 1997 - një ngjarje që modelet kompjuterike (të cilat merren për bazë nga ekspertët e klimës) kane dështuar që ta parashikojnë.

Në mars, kjo gazetë zbuloi më tej se temperaturat janë duke rene nën nivelin që modelet parashikojnë me '90 për qind ' siguri.

Kjo Pauzë - e cila tani është pranuar si e sakte nga çdo institut kryesor ne kërkimet klimaterike - është e rëndësishme, sepse modelet e parashikimeve për një rritje te shpejte temperaturave globale kanë bërë qe shumë nga ekonomitë e botës te devijojnë miliarda dollarë në masa të gjelbra për t'iu kundërvënë ndryshimeve klimaterike. Këto parashikime tani po duken me tepër problematike dhe të gabuara.

Do të zhduken përfundimisht akujt! Si parashikoi kaos BBC në vitin 2007

Vetëm gjashtë vite më parë, BBC raportoi se ne Arktik nuk të ketë me akull në verë deri në vitin 2013, duke cituar një shkencëtar në SHBA i cili pretendonte se ky ishte një parashikim 'i përmbajtur'. Ndoshta ishin po këto parashikime që ju dhanë kurajën më shumë se 20 jahte-ve të provonin të lundrojnë gjatë kësaj vere në Korridorin e Veri-Perëndimit, (nga Atlantiku në Paqësor). Gjatë javës së kaluar, të gjitha këto anije kishin ngecur në akull, disa në zonën lindore të kalimit në Prince Regent Inlet, ndera te të tjerët në perëndim, në zonën e Cape Bathurst.

Ekspertët e Marinës u shprehen se mënyra e vetme për shbllokimin e këtyre anijeve ishte ndërhyrja anijeve-akullthyese të rojes bregdetare Kanadeze. Sipas faqes zyrtare të qeverisë kanadeze, Korridori Veri-Perëndimor ka mbetur i bllokuar nga akulli dhe i pakalueshëm gjate gjithë verës.

Raporti 2007 i BBC-së i cili citon shkencëtarin, Profesor Ëieslaë Masloëski, pikëpamjet e te cilit bazohet në modelet super-kompjuterike dhe faktin se " përdorim nje model rajonal me një rezolucion tepër të lartë për analizimin e Oqeanin Arktik dhe akujve te deteve".

Ai ishte i bindur rezultatet e tij ishin 'shumë më realiste "se parashikimet e tjera, të cilat' nënvlerësojnë sasinë e nxehtësisë te përcjelle në akull e deteve '.

Artikulli citonte gjithashtu dhe një ekspert i Cambridge University. Profesor Peter Wadhams. Ai mbështeste Profesor Masloëski, duke thënë se modeli i tij ishte 'shumë efikas' se të tjerët, sepse ai "merrte parasysh proceset që ndodhin ne brendësi të akujve". Ai shtoi: "Ky nuk është një cikël dhe as një luhatje apo çrregullim. Në fund, gjithë akujt do të shkrihen larg krejt papritur."

Skandali ne vazhdim i shkaktuar nga zbulimi i The Mail - tani po përforcohet me kthimin e shtresave te akull Arktik - ka detyruar Grupin e "Ndryshimeve Klimaterike në OKB-së të mbajë një takim urgjent krize. Paneli Ndërqeveritar i OKB-së mbi Ndryshimet Klimaterike (IPÇ) kishte parashikuar në fillim te tetorit të publikonte botimin e pestë te Raportin e Vlerësues - një studim i përbërë prej tre librash voluminoze i cili publikohet çdo gjashtë apo shtatë vjet. Ata tani do të mbajnë një para-samit ne Stokholm ne fund te këtij muaj. Dokumentet e rrjedhura ne media tregojnë se qeveritë të cilat mbështesin dhe financojnë IPÇ janë duke kërkuar më shumë se 1.500 ndryshime në raportin e 'përmbledhës për politikëbërësit'. Ata thonë se drafti aktual nuk po e shpjegon shpjegon këtë pauzë ftohjeje.

Në zemër të kësaj gënjeshtre shtrohen dy pyetje: Shkalla në të cilën temperatura do të ngrihen me nivelet e dioksidit të karbonit, ne propocion me ngrohjen gjatë 150 viteve të kaluara deri më tani. Vetëm 0.8C - është për shkak te efektit të gazit serrë dhe emisioneve te njeriut dhe sa i atribuohet shkakut të ndryshimeve natyrore.

Në draft-raportin e vet, IPÇ shprehet e bindur '95 për qind ' e ngrohjes globale është shkaktuar nga njeriu - nga 90 për qind qe pretendonte në vitin 2007.

Ky pretendim është tashmë shume i kontestueshëm. Ekspert i Klimës nga SHBA, Profesor Judith Curry u shpreh para pak ditësh: "Në fakt, pasiguria sa po vjen dhe po shtohet. Është e qartë tani se modelet janë metoda shumë të ndjeshme ne lidhje me dioksidin e karbonit. Unë nuk mund të shoh ndonjë bazë për IPÇ që ëe rrisë nivelin e tij të besimit në qarqet shkencore.'

Ajo vuri në dukje ciklet afatgjata në temperaturë oqeanike të cilat kanë një ndikim të madh në klimën dhe sugjerojnë bota mund ti afrohet një periudhë të ngjashme me atë të 1965-1975, kur ka pasur një tendencë të qartë ftohje. Kjo çoi disa qe shkencëtarë te parashikojnë një mini-ice age të afërt.

Profesor Anastasios Tsonis, i Universitetit të Wisconsin, ishte një nga të parët i cili filloi të hetonte ciklet e oqeanike. Ai u shpreh se: "Ne jemi tashmë në një trend ftohje, e cila mendoj se do të vazhdojë të paktën për 15 vitet e ardhshme. Nuk ka asnjë dyshim se ngrohja e viteve 1980 dhe 1990 ka ndalur.

'IPÇ pretendon modelet e veta tregojnë një pauzë të pritshme 15-vjeçare . Por kjo do të thotë se pas vetëm disa vite me vone, atyre do tu duhet të pranojnë se modelet dhe parashikimet e tyre janë të gabuara. "

Disa të tjerë janë më të kujdesshëm. Dr Ed Hawkins, i Universitetin Reading, dizegjuesi i grafikëve publikuar nga Mail mars tregon se sa larg temperaturat globle kanë devijuan nga parashikimet kompjuterike te IPÇ. Ai pranoi se ciklet mund të ketë shkaktuar disa rekorde të regjistruara ngrohjes , por këmbënguli se ndryshueshmëria e natyrës vetëm nuk mund të shpjegojë rritjen së temperaturës gjatë këtyre 150 viteve të fundit.

Megjithatë besimi i zhdukjes se akujve te Arktikut gjatë verës mbetet një lloj parimi i IPÇ, i cili u hidhet shpesh në fytyrë kritikëve që cilët tregojnë për pauzë. Provat se rritjet e nivelit te akull ne Arktik janë ciklike sa vijnë dhe po shtohen. Të dhënat e zbuluara nga historianët e klimës tregojnë se ka pasur një shkrirje masive te akujve rreth viteve1920 dhe 1930, ndjekur kjo nga ri-ngrinje intensive cila përfundoi përfundoi në vitin 1979 - vit i cili IPÇ pretendon se filloi shkrirja. Profesor Curry tha se aktiviteti i akullit gjatë këtyre pesë viteve të ardhshme do të jetë treguesi vendimtar, për të kuptuar klimën dhe për masat e ardhshme. 'Akujt e Arktikut janë tregues për t'u parë,' shtoi ai.

Përkthyer nga Mail Online

Marrë nga Peshkupaujë.com


Rritje rekord e akullit në kësulën polare Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi