Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 6705
<b>Hobi</b> Hobi : Ngacmimet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi torte
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/08/2010

Zeshkania, biondina  Empty Zeshkania, biondina

Wed 5 Jan 2011 - 17:54
Shkëlqimi i sedeftë dhe ngjyrat e pemëve janë të
preferuara për grim. Ky stil u përshtatet të gjithave, sepse përcjell
ngjyrën e tenit dhe të flokëve. Në vazhdim të këtij teksti do t'ju
ndihmojmë që të zgjedhni atë që më së miri ju përshtatet dhe do t'ju
shpjegojmë të gjitha veprimet e zbukurimit - hap pas hapi.



Zeshkania: Nxirreni në pah fytyrën

Zeshkania, biondina  117y0t4


Lulet dhe pemët

Ngjyrat lulevathi, vishnje dhe ciklamini... janë mijëra nuanca të
ngjyrës së trëndafiltë, të cilat mund të përdoren gjatë kësaj stine.
Ngjyrat e buta u përshtaten edhe biondinave që kanë ten të
shkëlqyeshëm, por edhe atyre që kanë flokë ngjyrë gështenje.


Dozojeni ngjyrën

Nuk është lehtë të kapësh sasinë e vërtetë të prodhimeve. Në qoftë se
shfrytëzoni të kuqtë në formë pluhuri, para se me brushë të kaloni mbi
fytyrë, fryjini majat e brushës.


Si të zgjedhni

Flokët të zezë nuk e formësojnë përherë fytyrën me ngjyra të ngrohta.
Me rastin e zgjedhjes së bazës së lëngët, hijesimit dhe të kuqtë le
t'ju ndihmojë rregulla në vijim: në qoftë se lëkurën e keni krejtësisht
të shkëlqyeshme, zgjidhni nuanca të ftohta ngjyrë të trandafiltë, në
qoftë se ju është është pak e verdhë, më mirë do t'i përshtatet ngjyra
pjeshke, ndërsa ngjyrat e errta i përshtaten tenit ngjyrë të artë. Të
kuqtë e trëndafiltë është i nevojshëm të qitet me kujdes. Qitni grimin
përherë në dritë natyrore (drita e neonit nuk e tregon ngjyrën e
vërtetë), qitni ngapak prodhime dhe gradualisht shtojeni sasinë. Po në
qoftë se e teproni? Përmirësojeni gabimin me pudër. Mbajeni mend se të
kuqtë e errët "banon" në fytyrën e rrumbullakët, ndërsa të kuqtë e
shkëlqyeshëm dhe të vizëllueshëm zbusin vijat e fytyrës.


Buzë të flakta

Në qoftë se keni ten të errët natyror, kursejeni kohën dhe mundin: mos
përdorni karmin ngjyrë të butë të trëndafiltë, i cili nuk do të duket,
më mirë ju përshtatet ngjyra ciklamini apo lule vathi. Në qoftë se
dëshironi që buzët t'ju duken më të plota, qitni shkëlqim, në qoftë se
keni buzë të formësuara mirë, shfrytëzojeni shkëlqimin mesatar.


Për sy

Në qoftë se shfrytëzoni hijesim të trëndafiltë për sy, mjafton që në
buzë të qitni vetëm shkëlqim, por vetëm pasi t'i keni vizatuar me
lapsin që ka ngjyrën e tenit tuaj. Hijesimet e trëndafilta mund t'i
përzieni me ngjyra të tjera dhe në atë mënyrë të fitoni ngjyrën tuaj
speciale. E bronzta dhe e arta u përshtaten atyre që kanë ten dhe
lëkurë të rrezitur, derisa ngjyra e mullagës dhe ngjyra vjollce më mirë
u përshtaten femrave që kanë ten të verdhë.


Harmonizojini

Kundër njollave dhe për fiksimin e ngjyrave, mbi faqe kalojeni pudrën
në formë pluhuri, përdoreni brushën e gjerë me formë të rrumbullakët.


Biondina: theksojini sytë





Zeshkania, biondina  2iasgsh


Hijesojini Shkëlqimin e hijesimit qiteni duke filluar nga këndi i brendshëm i kapakut të sipërm deri te vetulla.



Vizatojini

Përskaj vijës së qerpikut të kapakut të poshtëm tërhiqeni një vijë të
hollë. Fillojani nga këndi i brendshëm dhe tëhollojeni vijën në drejtim
të pjesës së jashtme të syrit.


Plotësojini

Qitni maskaranë pa njolla dhe pa mundim: me gisht ngriteni ngadalë
kapakun e syrit deri në atë mënyrë që qerpikët pak të rrafshohen,
ndërkaq brusha duhet të rrëshqasë lehtë në të.


Harmonia natyrore Biondinat kanë një përparësi, sepse ngjyra e flokëve
dhe e tenit të tyre u përshtaten pothuajse të gjitha nuancave. E
verdha, e portokallta, ngjyra pjeshke... përsosmërisht u përshtaten.


Guximshëm

Syve shumë mirë do t'u përshtaten nuancat e ngjyrës së tjegullës,
bashkë me lapsin e zi të cilin duhet hijesuar në mënyrë që pamja të
fitojë në thellësi. Sytë e shkëlqyeshëm kurrë mos i grimoni "tone mbi
tone" por me ngjyra kontrasti, me nuanca të ftohta në qoftë se keni sy
të kaltër apo të kaltër në të përhimtë, me nuanca ngjyrë bedunice dhe
bronzi në qoftë se sytë i keni të gjelbër.



Sytë dhe vetullat

Mbajeni mend se vetullat janë kornizë natyrore e syve, andaj
patjetër duhet të jenë të përsosura. Në qoftë se janë të vizëllueshme,
pak i hijesoni me një vijë pothuajse të padukshme të hijesimit të cilën
duhet ta bëni me brushë. Qerpikët e vizëllueshëm dhe të rrallë
biondinave u imponojnë një përmirësim të vogël. Së paku për çaste të
rëndësishme shfrytëzojeni maskaranë e cila do t'i bëjë të duken më të
thellë dhe do t'i plotësojë. Sytë e shkëlqyeshëm janë të ndjeshëm nga
ata të gështenjtë dhe të gjelbërit, lehtë skuqen dhe në kontakt me
grimcat e pluhurit të hijesimit djegin. Andaj shfrytëzojini vetëm
prodhimet hipoalergjente. Do të mbroni sytë, por edhe grimin, sepse
sytë nuk do t'ju lotojnë.



Buzët të buta

Meqë tërë kujdesin ia keni kushtuar syve, buzët ngjyrosini me
nuanca të buta ngjyrë qelibari apo trëndafili. Për grim të mbrëmjes
qitni një shtresë të hollë karmini në formë lapsi apo kreme, karmine të
buta dhe një shtresë shkëlqimi shumë pak të dukshëm.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi