- AmeliaKomplet
Gjinia :
Shteti :
Mosha : 28
Postime : 6705
Hobi : Ngacmimet
Vendndodhja : Mbi torte
Anetaresuar : 21/08/2010
Kur duhet të fillojnë të lexojnë fëmijët
prej Wed 5 Jan 2011 - 18:12

Leximi të ndihmon të rritesh dhe kurrë nuk është herët për t‘i dashur librat. Që në muajin e gjashtë të lindjes, një fëmijë fillon të ketë interes për librat, mjafton të jenë të mbushur me figura. Në moshën 1-vjeçare këshillohen përrallat e ilustruara me figura. Të dashur prindër, librat duhen lexuar së bashku me fëmijët!
Nuk duhet t‘i lini të vegjlit para televizorit duke parë filma vizatimorë. Ato që e shtyjnë fëmijën t‘i dojë figurat, rimën, librin, janë prindërit. Kjo është edhe një mundësi që prindërit t‘u qëndrojnë pranë fëmijëve, të kujdesen për ta. Në këtë mënyrë, fëmijët do të mësojnë t‘i duan librat, sepse i duan shumë prindërit e tyre”, shpjegon një pediatër.
Kur duhet që një fëmijë të fillojë t‘i lexojë librat me përralla? Rreth moshës 5-vjeçare. Përrallat duhet të jenë në formë më të thjeshtuar. Kush duhet t‘i lexojë përrallat, nëna apo babai? Do të ishte mirë që t‘i lexonin bashkë, sepse në këtë mënyrë krijohet një moment magjik, i cili më pas shndërrohet në një ritual dhe nuk ka rëndësi nëse zgjat vetëm një minutë.
“Të thuash që të lexuarit nuk ndihmon zhvillimin intelektual, është një banalitet”, thotë një docente psikologjie në Universitetin e Parmës.
“Studimet e viteve ‘60 kanë treguar se lexuesit e hershëm zhvillojnë një leksik më të mirë dhe kanë një progres njohës më të shpejtë”, shtoi ajo.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|