Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dy shqiptarë aplikojnë për të jetuar në Mars Empty Dy shqiptarë aplikojnë për të jetuar në Mars

Mon 11 Nov 2013 - 21:45
Dy shqiptarë aplikojnë për të jetuar në Mars Mars-3Mbi 200 mijë vullnetarë janë gati për të shkuar në planetin Mars, kanë njoftuar organizatorët e këtij misioni.

Edhe pse muaj më parë në listën e aplikoantëve nuk kishte asnjë shqiptarë, por nga Ballkani gjendeshin kroatë, malazezë, serbë, maqedonas etj., tanimë gjenden edhe dy shqiptarë që kanë shprehur interesim dhe dëshirë për të shkuar në planetin Mars.

Në faqen zyrtare të këtij misioni është edhe emri i një shqiptari nga Maqedonia dhe një maqedonasi. Shqiptari paraqitet me emrin Adrian dhe është 24 vjeç, ndërsa nëpërmjet një mesazhi në video tenton t’i bindë organizatorët që të zgjedhin atë për të udhëtuar në planetin Mars.

Gjithashtu, edhe nga Shqipëria është paraqitur një kandidat. Ai quhet Enkel dhe është 38 vjeç. Nga Kosova nuk ka asnjë kandidat, ndoshta edhe nga fakti se në faqen zyrtare të organizatorit nuk gjendet Kosova si shtet i pavarur.

Projekti privat “Mars One”, zyrat e së cilës ndodhen në Holandë, parashikon që të mbledhë një grup prej 40 personash, të cilët do të jenë astronautë potencial me qëllim që 4 prej tyre në vitin 2022 të nisen në rrugën pa kthim drejt “planetit të kuq” në Mars.

CNN ka rikujtuar se, një numër i madh i profesionistëve e kanë vënë nën pikëpyetje realizimin e këtij projekti në aspektin praktik dhe financiar, por kjo nuk i ka penguar njerëzit që të aplikojnë, duke përfshirë këtu edhe rreth 30 mijë amerikanë.

Sipas vlerësimeve preliminare, misioni do të kushtojë rreth 6 miliardë dollarë amerikanë. Organizatorët shpresojnë se do t’i mbledhin këto mjete nga sponsorë të ndryshëm si dhe shitjen e të drejtave të emetimit të programit “kolonizimi i Marsit”, duke përfshirë këtu edhe një “reality show”.

Grupi i dytë prej 4 personave në planetin Mars do të shkojë disa vite, pasi të shkojë grupi i parë, por asnjëri prej tyre nuk do të kthehet në tokë. Para nisjes për në planetin Mars, kandidatët e përzgjedhur do të kalojnë trajnime, aftësi për mbijetesë dhe kontrolle mjekësore.

BBC ka shkruar se kandidati më i vjetër që pret të shkojë në Mars është 83-vjeçar, kurse ai më i riu shkon në shkollë fillore. /Zhurnal/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi