Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default "7 vëllezër e 7 motra", një histori mërgimi

prej Mon 11 Nov 2013 - 22:05
"7 vëllezër e 7 motra", një histori mërgimi F1_09mergim-jpg1384029005Libri „7 vëllezër e 7 motra – një familje kosovare nëpër botë“ i zviceranes Elisabeth Kaestli kushtohet familjes Reka nga Komuna e Kaçanikut, një pjesë e së cilës është jeton në Zvicër

Elisabeth Kaestli është gazetare dhe shkrimtare e lirë, e cila prej një kohe të gjatë i është përkushtuar shkrimeve mbi dhe për Kosovën.

Së fundi ajo ka botuar librin „7 vëllezër, 7 motra – një familje kosovare nëpër botë“ (7 Brüder, 7 Schwestern - eine kosovarische Familie in der Welt) që i kushtohet familjes Reka nga Komuna e Kaçanikut. Një pjesë e kësaj familjeje është e vendosur prej kohësh në Zvicër, transmeton albinfo.

"14 vëllezërit dhe motrat Reka janë lindur në një fshat malor të Kosovës. Varfëria dhe diskriminimi politik i ka shpërndarë ata anë e kënd, nga Zvicra e Gjermania deri në Kanada. Sot ata takohen sërish për çdo verë në tavolinën e madhe në kopshtin e tyre në Kaçanik, në qytezën në të cilën familja jeton nga viti 1979 dhe ku vazhdojnë të jetojnë dy nga vëllezërit. Ky është vendi i ëndrrave të emigrantëve, pika qendrore e familjes së shpërndarë në gjithë botën.

Vëllezërit Reka rrëfejnë për jetën e varfër fshatare në vitet 1960 dhe për rrugët e tyre nëpër botë, herë herë aventurore, që ndryshojnë shumë nga njëri te tjetri.

Rrëfimet e tyre japin një tablo të migracionit, të saktë deri në detaje, tablo që sot është e pranishme gjithandej në Evropë, në mijëra paraqitje", thuhet veç tjerash në parathënien e librit të botuar nga shtëpia e njohur botuese e Cyrihut, Limmat Verlag. Promovimi i librit bëhet më 30 nëntor 2013, nga ora 15 - 17, në adresën: Forum Altenberg, Altenbergstrasse 40, 3013 Bern. Dueti Accobella do të shoqërojë këtë pasdite. Pas promovimit do të ketë edhe një apero.zhurnal.


"7 vëllezër e 7 motra", një histori mërgimi Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi