Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Filmi "E drejta për të dashuruar" fitoi çmimin e parë

prej Sun 17 Nov 2013 - 15:16
Filmi "E drejta për të dashuruar" fitoi çmimin e parë Righttolove_0Filmi "E drejta për të dashuruar" i regjisorit nga Shqipëria, Paul Kurti është shpallur filmi më i mirë i metrazhit të gjatë në kuadër të “Javës së Filmit Shqiptar” në Nju-Jork, që u mbajt prej datës 8 deri më 14 nëntor. Kështu ka bërë të ditur për organizatorja e këtij festivali, Mrika Krasniqi. "Rrëfimi i Fundit" i regjisorit nga Maqedonia, Ibrahim Dearit, është shpallur “Filmi më i mirë i shkurtër”, ndërsa "Çmimi i të qenit grua" i regjisorit kosovar Ilir Kabashit është shpallur “Filmi më i mirë dokumentar”. Çmimet në këtë mbrëmje i ndau konsulli i Republikës së Kosovës në Nju-Jork, Bekim Sejdiu. Në këtë ngjarje u nderua me mirënjohje për vepër jetësore aktorja 65 vjeç, Pavlina Mani e cila e priti me shumë emocion këtë çmim. Organizatorja Krasniqi tha se sukses i veçantë i kësaj ngjarje ishte lajmi për filmin "Agon" ku një kompani italiane e distribuimit të filmave më të parë publicitetin në media kërkoi blerjen e të drejtave të filmit për në Itali.

"Mbase kjo është ndër misionet tona kryesore që t’iu hapim rrugë artistëve shqiptar drejt depërtimit në botë",tha Krasniqi Edicioni i dytë i “Javës së Filmit Shqiptar” bashkoi të gjithë shqiptarët, por edhe shumë artistë të tjerë që kishin ardhur për ta ndjekur këtë ngjarje nga vise të ndryshme të Amerikës. Sipas organizatorëve ky interesim i lartë është një shtytje dhe përgjegjësi shtesë për vazhdimin e kësaj tradite në mënyrë që publikut shqiptar në SHBA t'i prezantohen të rejat në kinematografinë shqiptare.


Filmi "E drejta për të dashuruar" fitoi çmimin e parë Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi