Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Anëtarët e Agimit të Artë u vranë nga komunistët

prej Tue 19 Nov 2013 - 17:12
 Një grup grek i së majtës ekstreme mori përsipër përgjegjësinë për vrasjen e dy anëtarëve të Agimit të Artë, një lëvizje që rriti frikën për përshkallëzimin e dhunës politike në fqinjët tanë jugore më parë gjatë nëntorit. 

Grupi i panjohur më parë identifikoi veten me emrin “Forcat Militante Revolucionare të Popullit”.

Sipas kësaj organizate, anëtarët e Agimit të Artë, një parti politike e ekstremit të djathtë dhe e njohur për afërsinë me neo-nazismin, u vranë për t’u hakmarrë për këngëtarin Pavlos Fissas, transmeton TCH.

Një prej reperëve më të njohur në vend, 34-vjeçari Fissas u vra me thikë më parë gjatë vitit nga një neo-nazist, për shkak të teksteve të tij anti-fashiste.

“Vrasja e turpshme e Pavlos Fissas përbën pikën e fundit të një gote që derdhet”, shkruhej në deklaratën prej 18 faqesh të “FMRP”-së.

“Përgjigja e armatosur është vetëm fillimi i një fushate që ka si qëllim të dërgojë plehrat neo-naziste të Agimit të Artë aty ku e meritojnë, në koshin e plehrave të historisë”, lexohej më tej.

Policia greke është duke hetuar deklaratën e këtij grupi dhe për momentin nuk mund të përcaktojë nëse grupi komunist që ka marrë përsipër atentatin ekziston me të vërtetë.


Ti Shqipëri më jep nder,më jep emrin shqipëtar - Naim Frashëri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi