Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Palestina voton për herë të parë në OKB

prej Tue 19 Nov 2013 - 17:25
Delegacioni palestinez në Kombet e Bashkuara ka votuar për herë të parë në një votim rutinë në Asamblenë e Përgjithshme, një veprim që i dërguari i Palestinës tha se e afron kombin e tij një hap më pranë anëtarësimit të plotë në OKB. Kreu palestinez i vëzhguesve në OKB, Riyad Mansour, mori pjesë në zgjedhjen e asamblesë prej 193 shtetesh anëtare për një gjykatës në Tribunalin Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë, të hënën, votim pas të cilit Koffi Kumelio Afande, nga Togo, u zgjodh si gjykatës i GJNK-së.

“Ky është një moment tepër special në historinë e popullit të përvuajtur palestinez, tashmë në OKB”, tha Mansour. Kjo ishte hera e parë që palestinezët votojnë, që kur statusi i tyre në OKB u avancua nëntorin e kaluar, nga “entitet” siç është Vatikani, në “shtet jo-anëtar”. Votimi është perceptuar si një njohje de facto e shtetit palestinez.

“Është një hap simbolik, - tha ai. - Por, është i rëndësishëm, sepse reflekton se komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht Asambleja e Përgjithshme, mezi po pret që shteti i Palestinës të bëhet një anëtar me të drejta të plota në Kombet e Bashkuara”.

Mansour tha se shpreson që palestinezët të bëhen shtet anëtar në OKB së shpejti, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara nuk kanë dhënë asnjë shenjë se mund të kenë në plan të tërheqin kundërshtimin e tyre ndaj kësaj ideje.

Statusi i tyre aktual u lejon atyre pjesëmarrjen në disa votime të Asamblesë, si dhe të marrin pjesë në disa organizata ndërkombëtare.

Palestinezët kanë kërcënuar se do të përdorin statusin e tyre të ri në OKB për t’u anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare dhe me shumë mundësi të nënshkruajnë Statutin e Romës, traktat që themeloi Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë.

Palestina nuk është bërë ende pjesë e GJNK-së, gjithsesi, në 2011-n ata u anëtarësuan në UNESCO, agjencinë e OKB-së për edukimin, shkencën dhe kulturën.


Ti Shqipëri më jep nder,më jep emrin shqipëtar - Naim Frashëri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi