Share
Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Gruaja pa mbulesë e ministrit që lufton për të drejtat e femrave me mbulesë

prej Tue 19 Nov 2013 - 21:38
Në koktejin e organizuar nga Kuvendi i Odës së Mjekëve të Kosovë ishte prezent edhe një person special, të paktën për ministrin e Shëndetësisë, Ferid Agani. Ajo ishte bashkëshortja e tij, një grua e moshës së mesme që binte në sy me thjeshtësinë, elegancën dhe gjithsesi paraqitjen moderne.

Në këtë organizim të Odës së Mjekëve të Kosovës që si qëllim parësor ka promovimin dhe mbrojtjen e veprimtarisë së profesionistëve shëndetësorë si dhe sigurimi i standardeve të larta të kodit të etikës, bashkëshortja e ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, krijonte përshtypjen e një gruaje me vetëbesim të plotë, mikpritëse. Paraqitja e saj dallonte shumë nga temat me të cilat ka qenë e pranishme në të shumtën e rasteve partia e bashkëshortit të saj, Ferid Agani, siç është çështja e mbulesës myslimane apo ajo e heronjëve të historisë shqiptare, njofton portali Almakos.com.

Kohë më parë ministri, njëkohësisht kryetar i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kishte reaguar ashpër ndaj deklaratave kundër mbajtjes së shamisë në shkolla të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaha.

“Fjalori i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga në mënyrë patronizuese dhe me një fuqi monarku nuk ka vend në një shoqëri demokratike. Prandaj, kërkojmë nga ajo që të mos tejkalojë kompetencat e saja kushtetuese dhe të ketë ndjeshmëri dhe maturi shumë më të madhe kur janë në pyetje vlerat kulturore të qytetarëve të besimit Islam që paraqesin shumicën absolute të vendit tonë”, kishte thënë Agani në një tubim elektoral para qytetarëve të Rahovecit, duke ripërsëritur edhe njëherë se në asnjë rrethanë dhe për asnjë çmim, populli i Kosovës nuk do të lëshojë pe para përpjekjeve të inxhinieringut politik dhe kulturor që ka për qëllim ndryshimin e vlerave të traditës së tij kombëtare dhe fetare.

Sipas Aganit, një qëndrimi i tillë bie në kundërshtim të plotë me normën dhe kauzën e konceptet e Partisë së Drejtësisë, e cila synon që në themelet e shtetndërtimit të vendoset respektimi për liritë dhe të drejtat e njeriut.

Partia e Drejtësisë, e cila udhëhiqet nga Ferid Agani në programin e saj partiak përfshinë edhe të drejtën e shkollimit të femrave të mbuluara në shkollat shtetërore. Deri më tani, kjo parti nuk ka arritur që konceptet e veta programore t’i përfshijë në programin qeveritar, i cili ka qenë edhe synim i saj. Sipas arsyetimit të zyrtarëve të lartë të kësaj partie, votat që ka siguruar ky subjekt nga zgjedhjet e kaluara parlamentare kanë qenë të pamjaftueshme për të ndikuar në çështjen e mbulesës që ndalohet me Udhëzimin Administrativ të MASHT- së.

Në zgjedhjet lokale, partia e Aganit në Gjilan garoi me një kandidate të mbuluar, Labinota Murtezi, duke provuar kështu të nxjerrë në pah edhe vlerat e kësaj kategorie të grave, mirëpo edhe kjo përpjekje rezultoi e pasuksesshme pasi që kandidatja e tyre, pavarësisht përgatitjes, nuk gjeti mbështetjen e mjaftuar në elektoratin gjilanas për të hyrë në balotazh.

Ferid Agani  është politikan dhe neuropsikiatër shqiptar. Tani shëben si ministër në kabinetin Thaçi 2, në koalicionin midis Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Koalicionit te AKR për Kosovë të re./Almakos


Ti Shqipëri më jep nder,më jep emrin shqipëtar - Naim Frashëri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Gruaja pa mbulesë e ministrit që lufton për të drejtat e femrave me mbulesë

prej Tue 19 Nov 2013 - 21:41
Po Kosova ka kulture Shqiptare mo, kush ju tha se ka kulture arabe!... grrrr 


Gruaja pa mbulesë e ministrit që lufton për të drejtat e femrave me mbulesë 6ds9w0
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Re: Gruaja pa mbulesë e ministrit që lufton për të drejtat e femrave me mbulesë

prej Tue 19 Nov 2013 - 21:42
KOSOVA   ESHT    SHTET   LAIK


Ti Shqipëri më jep nder,më jep emrin shqipëtar - Naim Frashëri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Re: Gruaja pa mbulesë e ministrit që lufton për të drejtat e femrave me mbulesë

prej Tue 19 Nov 2013 - 21:43
DUHET    TE  RESPEKTOHEN    SHUM   DREJTA E   GRAVE      BARTJE E   SHAMISE   NEPER   SHKOLLA


Ti Shqipëri më jep nder,më jep emrin shqipëtar - Naim Frashëri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
Sponsored content

default Re: Gruaja pa mbulesë e ministrit që lufton për të drejtat e femrave me mbulesë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi