Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Parlamenti Europian do të largohet nga Strasburgu?

prej Wed 20 Nov 2013 - 17:18
Parlamenti Europian kërkoi ndryshimin e traktatit themelor të BE-së, i cili përcakton si seli të parlamentit qytetin francez të Strasburgut. 

Sipas eurodeputetëve, caktimi i Brukselit si seli e Parlamentit do të shmangte kostot e larta të transportit të përmuajshëm të stafit jo të përhershëm, përfshi deputetët, nga zyrat e tyre në Bruksel drejt selisë së Parlamentit në Strasburg, transmeton TCH.

Në mendimin e tyre, shumica e eurodeputetëve besojnë se ndarja e punës midis dy qyteteve rrit jo vetëm kostot, por edhe shpërdorimin e kohës.

Shpenzimet logjistike janë rritur vazhdimisht në vitet e fundit, ndërsa Parlamenti është bërë më i madh dhe më i fuqishëm.

Në mënyrë që të ndryshojë traktati nevojitet unanimiteti i të gjithë vendeve anëtare, ndaj Franca ka ende në dorë ta bllokojë atë.

Vetëm qeveritë europiane, të grupuara në strukturën e Këshillit të Europës janë në dorë të ndryshojnë të gjitha së bashku traktitin themelor.

Shumica e punës së përditshme të BE-së zhvillohet në Bruksel, ku mbahen samitet, mbledhjet zyrtare dhe ato të Këshillit të Europës.

Transferimi drejt Strasburgut përfshin atë për 766 eurodeputetë dhe më shumë se 3 mijë anëtarë të stafit.


Ti Shqipëri më jep nder,më jep emrin shqipëtar - Naim Frashëri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi