Share
Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Gadafi në Beograd me bashkëshorten nga Tetova (VIDEO)

prej Wed 20 Nov 2013 - 18:00
Në këtë video mund të përcillni vizitën e ish presidentit Libian, Moamer Gadafi në Jugollsavi dhe takimi me presidentin e RSFJ-së, Josip Broz Tito. Gadafi ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Safija, për babain e së cilës cilën thuhet se është me origjinë nga fshati Poroj i Tetovës, kurse ajo ka lindur në Beograd. 
Më poshtë ju sjellim edhe një rrëfim të banorëve të fshatit Poroj për prejardhjen e bashkëshortes së Gadafit, marrë nga portali “shqipmedia”. 


Ti Shqipëri më jep nder,më jep emrin shqipëtar - Naim Frashëri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Re: Gadafi në Beograd me bashkëshorten nga Tetova (VIDEO)

prej Wed 20 Nov 2013 - 18:02
Legjenda shkruajti:Në këtë video mund të përcillni vizitën e ish presidentit Libian, Moamer Gadafi në Jugollsavi dhe takimi me presidentin e RSFJ-së, Josip Broz Tito. Gadafi ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Safija, për babain e së cilës cilën thuhet se është me origjinë nga fshati Poroj i Tetovës, kurse ajo ka lindur në Beograd. 
Më poshtë ju sjellim edhe një rrëfim të banorëve të fshatit Poroj për prejardhjen e bashkëshortes së Gadafit, marrë nga portali “shqipmedia”. 
Safija është vajza e Jonuz Baftjarit ( Jonuzit ) i lindur në fshatin Poroj të Tetovës i cili si pjesmarës në luftën e dytë botërore pas saj është shpërngulur në Beograd dhe ka banuar në lagjen Rakovica. Në këtë lagje hap edhe një gjelltore dhe si një ish partizan dhe tregtar Jonuzi ka gëzuar një autoritet të madh në lagjen Rakovic. Aty njihet me nënën e Safijës me të cilën martohet dhe bën dy fëmijë, Ismetin dhe Safijen e cila më vonë do të bëhet gruaja e sundimtarit të Libisë Moamar Gadafit. Por çka ndodh më tutje ?
Sipas, Eminit kur Safija ka patur vetëm 6 vjet babi i saj Jonuzi burgoset për tregti të palejuar me ar dhe vuan dënimin prej 6.5 vite. Ndërkohë duke qenë në burg vdes gruaja nëna e Safijes dhe mbikqyrjen e fëmijëve e merr përsipër një komshije e afërt me familjen e Jonuzit. Pas daljes nga burgu Jonuzi njoftohet me një grua serbe tjetër dhe vendos të martohet me të më një kusht të vënë nga serbja: Të harrojë fëmijët Ismetin dhe Safijen të cilën me zemër të thyer e pranon dhe vendos të largohen nga lagja Rakovica dhe të bashkëjetojnë në një lagjen Novi Beograd. Jonuzi vendos që banesën e vjetër të ja falë komshijes e cila do të marrë përsipër të rrit Safijen dhe Ismetin.
Fëmijëria dhe rinia e dy fëmijëve të Jonuzit ka qenë e vështirë për ta, ata kanë qenë të revoltuar me ate hap të ndërmarë nga babai i tyre e sidomos Safija qe nuk ka dashur të takohet me të por jo edhe vëllau i saj Ismeti i cili me kalimin e viteve fillon të komunikojë me babain e tij , fillon të mësoje gjuhën shqipe dhe të punojë tek familjarët dhe bashkëfshatarët e Jonuzit nga Poroji i Tetovës të cilët kanë punuar në Beograd. Safija nuk e ka ditur gjuhën shqipe të flas mirë, ndonjherë ka rastis të takojë mixhën e saj ( vëllaun e Januzit ) i cili poashtu ka punuar në Beograd me të cilën kanë biseduar serbisht për shkak të komunikimit të vështirë të Safijes në gjuhën shqiptare dhe ky i fundit ka qeras atë më molla dhe sheqerka ndonjëhere edhe me para.
Pas disa vitesh, Safija do të rritet dhe do të fillojë të punojë në menzën për studentë të huaj në Beograd pikërisht në vendin e punës ku do të njoftojë burrin e saj Moamar Gadafin i cili ka studiuar në Beograd në atë kohë. Menza e studentëve të huaj, ka qenë vendi ku për herë të fundit kanë parë Safijen bashkëfshatarët e Jonuzit ndërsa më vonë humbin kontaktin edhe me Ismetin vëllaun e Safijes për të cilin supozohet se e ka marrë motra të jetojë tek ajo në Libi.
Pas një kohe të gjatë ( flasim për vitet e 80-ta ) bashkëbiseduesi yne AbdylSelam Emini dhe disa bashkëfshatar tjerët kanë marrë ndërrmarë iniciativë për të udhëtuar në Libi dhe të takojnë Safijen dhe Ismetin mirëpo duke marrë parasysh rregjimin e Gadafit i cili ka patur raporte shumë të mira me ish-Jugosllavinë pasi kjo e fundit nuk ka dashur asnjëhere të dihet botërisht se Gadafi është martuar me një shqiptare dhe kështu nuk kanë dashur të rrezikojnë jetën e tyre dhe aty ka përfunduar gjithçka.
 


Ti Shqipëri më jep nder,më jep emrin shqipëtar - Naim Frashëri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi