Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Ja cilat janë vendet që shesin shtetësinë

prej Wed 20 Nov 2013 - 18:16
Tashmë në qoftë se dëshironi të keni një shtetësi tjetër nga ajo e juaja, fare lehtë mund ta merrni me një shumë të mirë parash.  Kështu sot numërohen një sërë shtetesh, të cilët ju ofrojnë që ta blini shtetësinë e tyre në këmbim të një shumë të caktuara parash. Por cilat shtete e kanë “taksën” më të ulët?
Malta është shteti më i fundit, e cila votoi javën e kaluar ligjin mbi dhënien e shtetësisë për  900 mijë dollarë. Por kjo duket se nuk do të ndikojë për mirë në politikat evropiane, pasi një numër i madh emigrantësh do të turren që ta blejnë shtetësinë dhe do bëhet një kaos. Në qoftë se dëshironi të bëheni irlandezë, mjaftojnë vetëm 675 mijë dollarë dhe ju e përfitoni menjëherë nënshtetësinë. Letonia duket se është më pak e shtrenjtë. Për t’u bërë nënshtetas të Letonisë, ju duhen vetëm 96 mijë dollarë, shumë më pak nga çfarë kërkonte Malta me Irlandën. 
Në Evropën kontinentale, Bullgaria e ofron shtetësinë e saj për 500 mijë dollarë, të njëjtën tarifë duket se ka edhe Maqedonia. Kërkesat për një shtetësi tjetër janë rritur për shkak të trazirave në Lindjen e Mesme, ku familjet e pasura nga Siria, Libia, Egjipti dhe Iraku tentojnë që të lëvizin lirisht në vendet e tjera të botës.  
Ndërsa vendi më i lirë për të blerë shtetësinë renditet Republika Domenikane, me vetëm 100 mijë dollarë për të përfituar një nënshtetësi me të gjitha të drejtat.


Ti Shqipëri më jep nder,më jep emrin shqipëtar - Naim Frashëri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi