Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Gjukanoviqi e quan deputetin shqiptar vagabond

prej Thu 21 Nov 2013 - 22:44
Gjatë Orës kryeministrore në Parlamentin e Malit të Zi erdhi deri tek incidenti i rëndë verbal gjatë të cilit Millo Gjukanoviq e quajti deputetin Shqiptar nga Ulqini te Malit të Zi Pozitiv Dritan Abazoviq vagabond (bitango).
Incidentit i ka paraprirë debati i ashpër gjatë të cili kryeministri ka thënë që Partia Pozitive shërben për të mbrojtur interesat e “mafisë mediatike”.

Gjukanoviq reagoi ashpër pasi që Mlladen Bojaniq tha që ai ka shkelur ligjin kur bëhet fjalë për “dorëheqjet e kovertuara”, për çka ka paralajmëruar edhe Komisioni evropian.
“Partia e juaj është përfaqësuese e mafisë mediatike në Mal të Zi, të cilët e kanë themeluar partinë të mbrojnë krimin e vet”, tha Gjukanoviq.
Gjatë intervenimit procedural, deputeti nga Ulqini Dritan Abazoviq ka paralajmëruar Gjukanoviqin që kjo është hera e fundit që dikush nga Parlamenti thotë që cili do përfaqsues i Partisë Pozitive mbron interesat e mafisë.
Në debat të ashpër mbasi që Abazoviq përfundoj diskutimin e shkurtër, erdhi deri tek polemika në të cilën Gjukanoviq e quajti Abazoviqin vagabond (bitango).
Mbas incidentit, deputetët e partisë Pozitive lëshuan mbledhjen.
Gjukanoviq i kërkoj falje parlamentit të Malit të Zi dhe opinionit publik për reagimin primitiv mbas polemikës me deputetët e partisë Pozitive./MalesiaJonë


Ti Shqipëri më jep nder,më jep emrin shqipëtar - Naim Frashëri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi