UNICEF: 4.6% e fëmijëve 11-15 vjeç pinë cigare
Fri 22 Nov 2013 - 0:50
TIRANË – Mbi 4.5% e fëmijëve të moshës 11-15 vjeç e pijnë cigaren; dhe konkretisht, 7.5% janë meshkuj dhe 2.1% janë femra. Të dhënat jepen nga UNICEF e cila sot publikoi Gjetjet Kryesore të Kartës Raportuese, - të dhëna të mbledhura nga Observatori i të drejtave të fëmijëve që mbledh dhe përpunon informacione në disa qarqe të vendit. Duke iu referuar të dhënave të sjelljes dhe mjedisit social (dimensioni i katërt), - ku analizohen sjelljet e fëmijëve dhe faktorët që ndikojnë negativisht në formimin dhe mirëqenien e tyre, jepen shifra tronditëse. “Analiza sipas këtij dimensioni tregon se thuajse 50 përqind e fëmijëve, nuk jetojnë në mënyrë të shëndetshme”, - thuhet në këtë raport. Sipas saj, “”vetëm 44.4 përqind e fëmijëve arrijnë të konsumojnë vaktin ushqimor të mëngjesit në pesë ditë të javës, ndërsa vetëm 30.7 përqind e fëmijëve kryejnë aktivitete fizike”. Përsa i përket sjelljeve të rrezikshme rezulton se 4.6 përqind e fëmijëve të moshës 11-15 vjeç raportojnë të jenë pirës të duhanit. Kjo vlerë është më e lartë tek meshkujt (7.5 përqind ) sesa tek femrat (2.1 përqind). “Përqindja e fëmijëve që janë pjesë e zënkave është 12.5 përqind ndërsa përqindja e fëmijëve që bien pre e talljeve është 13.8 përqind”, - pohon raporti i shpërndarë për mediat. Me rastin e përvjetorit të nënshkrimit te Konventës për të Drejtat e fëmijëve, për herë të parë zyra e Observatorit ne Tirane, prezantoi sot raportin ‘Varfëria e fëmijëve në Shqipëri’. Ky është një raport krahasues, për situatën e fëmijëve shqiptarë edhe me vendet e tjera të rajonit. Sipas UNICEF-it, “qëllimi i raportit “Varfëria e fëmijëve në Shqipëri”, është të inkurajojë vëzhgimin, të lejojë krahasimin dhe të nxisë diskutimin mbi zhvillimin e politikave për të përmirësuar jetën e fëmijëve në nivel vendi; bashkie, komune dhe komuniteti. Observatori për të drejtat e fëmijëve mbështetet nga UNICEF-i dhe monitoron dhe ndërgjegjëson vazhdimisht opinion publik, mbi situatën e të drejtave të fëmijëve. dielli.al/lajme
- UNICEF: Gjysma e fëmijëve nuk shkojnë në kopshte
- Indi, anulohet një martesë mes dy fëmijëve 1 dhe 3 vjeç!
- Deri 34 vjeç i virgjër, pas 8 vjetësh baba i 82 fëmijëve
- “Pinë sa pinë në lokal, u çuan dhe i kërkuan pronarit 1000 lekë”, arrestohen 3 “qejflijtë”
- Gratë që pinë duhan vdesin 10 vjet më herët se ato që s’pinë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi