Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Egjipti dëbon ambasadorin turk

prej Sat 23 Nov 2013 - 17:40
- Qeveria egjiptiane i ka kërkuar ambasadorit turk në Kajro që të lërë menjëherë vendin dhe ka zhvlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Ministri i Jashtëm egjiptian fajësoi ndërhyrjen e vazhdueshme të Turqisë në çështjet e brendshme të Egjiptit.

Përfaqësia diplomatike e Turqisë është ulur në nivelin e një zyre pune, njoftoi dikasteri diplomatik egjiptian në një komunikatë për shtyp. Ndërkohë, vetë Egjipti ka ftuar për kthim ambasadorin e saj në Ankara, transmeton TCH.

Turqia ka kritikuar rrëzimin nga pushteti të presidentit islamik Mohammed Morsi, veprim ky që ka bërë që vendi të bjerë në destabilitet që prej korrikut.

Vendimi i Kajros zyrtar për të dëbuar ambasadorin Huseyin Avni Bocali vjen një ditë pasi kryeministri Erdogan bëri thirrje për lirimin e Morsit.

Duke folur të shtunën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme egjiptiane, Badr Abdelatty tha se Turqia është përpjekur të influencojë opinionin publik kundër interesave të Egjiptit, duke mbështetur organizatat që përpiqen të krijojnë destabilitet në vend.


Ti Shqipëri më jep nder,më jep emrin shqipëtar - Naim Frashëri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi