Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Papa: Futbolli ka më shumë fansa se Kisha Katolike

prej Sat 23 Nov 2013 - 17:44
Papa Françesku i ka thënë kreut të FIFA-s, Sepp Blatter, se futbolli ka më shumë fansa se kisha. Blatter deklaroi se Papa i bëri këto komente gjatë një audience private të rezervuar për numrin një të futbollit botëror, raporton agjencia e lajmeve DPA.

Duke folur në klubin e shtypit në Romë, Blatter tha se Papa ishte impresionuar kur kishte dëgjuar se komunitetit botëror i futbollit, përfshirë “pjesëtarët aktivë” dhe familjet e tyre, arrin në 1.2 miliard njerëz.

“Mos u bëj modest”, më tha Papa, “unë nuk kam më shumë se një miliard”, është shprehur Blatter, transmeton Rel.

Papa me origjinë nga Argjentina njihet si një fans i futbollit dhe ka folur shpesh për klubin e tij të preferuar, San Lorenzo de Almagro, në Buenos Aires.

Ai ka takuar disa futbollistë të njohur, që nga zgjedhja në krye të Kishës Katolike, në muajin mars.

“Ne folëm në të njëjtën gjuhë, atë të futbollit”, ka thënë Blatter.


Ti Shqipëri më jep nder,më jep emrin shqipëtar - Naim Frashëri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi