Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Yahya Hassan, një 'mysliman i ri i zemëruar' danez Empty Yahya Hassan, një 'mysliman i ri i zemëruar' danez

Mon 25 Nov 2013 - 21:47
Ylli i vërtetë i panairit të librit në Kopenhagë ishte 18-vjeçari mysliman nga getoja arabe Aahus, Yahya Hassan, i cili qe disa javë e ka trazuar vendin. Me kritikën ndaj gjeneratës së prindërve të tij, Yahya Hassan prek një pikë të ndieshme.

Aty ku paraqietej liriku 18-vjeçar, mblidhej masa. Marrja e çmimit të debutantit nuk ishte më pastaj diç e domosdoshme. Ai ndoshta do ta marrë edhe çmimin e Dafinës së Artë të librarive daneze. Ai e trazoi tërë panairin! Ah, ai e trazon qe sa muaj tërë Danimarkën! Dy javë para se të dalë në treg përmbledhja lirike me titullin domethënës « Yahya Hassan », « myslimani i ri i zemëruar » u bë i famshëm përmes intervistës së tij në gazetën « Politiken ». Aty ai tha edhe fjali me përmbajtje relaativisht shpërthyese : «Unë jam tepër i zemëruar në gjeneratën e prindërve të mi, që erdhi në Danimarkë në fund të viteve të tetëdhjeta. Ky grup i madh i refugjatëve i la fëmijët në mëshirë të fatit. Me të mbërrirë në Danimarkë duket se pushoi roli i tyre si prindër. Ne si fëmijë atëherë arritëm të shihnim baballarët tanë në ndihmë sociale, me teledirigjues i në dorë, duke bredhur kotnasëkoti,dhe aty një nënë të deziluzionuar që s’bëzante asnjëherë. Ne, që e ndërpremë shkollimin, ne që u bëmë kriminelë dhe klosharë, ne nuk u lamë në mëshirë të fatit nga sistemi, por nga prindërit tanë. Ne jemi gjenerata e paprindër».

Mrekullimi dhe urrejtja

Intervista shpërtheu si bombë. Papritur ai ishte kudo i pranishëm : në shtyp, në televizion, natyrisht edhe në internet. Asnjëherë ndonjë libër tjetër nuk kishte nxitur debat të tillë në Danimarkë jo vetëm në mesin e emigrantëve arabë, apo « danezëve të rinj », siç quhen me ironi në vend, por edhe në mesin e danezëve etnikë. Disa e mrekullojnë atë për guximin e tij që të ngjallë debat, disa të tjerë e urrejnë për ndyrjen e çerdhës së tij. Fakt është se ai nuk e mat fjalën as kur janë në pyetje prindërit, por as kur është në pyetja religjioni me të cilin ata identifikohen plotësisht : « Në islam ka së tepërmi armiqësi, bëhet dallim i madh në mes të besimtarëve dhe të jobesimtarëve, danezëve dhe arabëve. Në sytë e mi ky religjion është përgjegjës për atë që përjashton këmbimin mes njërës dhe shoqërisë tjetër, poashtu edhe në mes të një njeriu dhe të njeriut tjetër. Për islamin të gjithë të tjerët janë në rrugë të keqe, më pak të vlefshëm. Ai nuk e velerëson njeriun sipas cilësive të tij njerëzore, sipas asaj se a është dikush i sjellshëm apo i bukur apo se luan mirë futboll, por vetëm në bazë të bindjeve të tij religjioze. »

Atë më së shumti e nevrikos hipokrizia e vëllezërve të tij të besimit mysliman, të cilët i mbulojnë në ferexhe vajzat dhe motrat e tyre, kurse vetë në qytet ju qepen me sy të zgurdulluar vajzave daneze me të cilat shkojnë edhe në shtrat. Ata do të vidhnin dhe të tregtonin me droga, do të fshehnin plaçkë e do të kurvëronin – me rëndësi t’i përkasin besimit, se çdo gjë tjetër është brenda fushës së gjelbër. Një problem tjetër është stagnimi mendor i islamit. Filozofi maroken, Mohammed al-Jabri, që u nda pak kohë më parë nga jeta, e quante islamin « varshmëri nga e kaluara». Yahya Hassan ndoshta nuk e njeh librin e tij në katër blej « Kritikë e arsyes arabe“, por ju përmbahet ekzaktësisht mendimeve të tij kur thotë : « Ata nuk dinë gjë tjetër përveç asaj që kanë mësuar nga prindërit e tyre e ata prej prindërve të tyre e kështu me radhë. Kjo do me thënë se kemi të bëjmë me mendime të shekullit VII, që u riprodhuan dhe u riprodhuan u pa u ripërtërirë ndonjëherë. »

Në ndërkohë debati është shtrirë edhe në çështje të tjera politiko-filozofike dhe është shndërruar në një diskutim të ashpër mbi bazat e lirisë së mendimit : kush çka guxon të thotë, a guxojnë të gjithë ta thonë të njëjtën gjë ? Me gjasë jo. Thio Sarrazin, i cili përfaqësonte të njëjtat qëndrime si edhe Yahya Hasan, iu desh që për këtë ta sakrifikojë karrierën e tij. Shkrimtari Jens- Martin Eriksen dhe semiotiku Frederik Stjernfelt, të cilët në panair u paraqitën me lbrin e tyre « Korrektët», mendojnë se liria e mendimit vërtet është e kufizuar ; ata ndihen të konfirmuar nga rasti Hassan. Duket se liria e mendimit iu nënshtrohet disa ligjeve të pashkruara. Pra jo secili » guxon ta thotë dhe ta përhapë lirshëm mendimin e tij » siç garantohet në kushtetutat demokratike – përndryshe do të kishte të paktën një rrymim të pëgërë. Yahya Hasan duhet të ketë më shumë drojë sesa kaq. Ai para disa ditësh në stacionin e trenit në Kopenhagë u sulmua nga « një burrë i një etnie jodaneze », siç thuhet në njoftimin e agjensisë së lajmeve. Si masë mbrojtëse ai bart me vete një jelek antiplumb. Kërcënimet me vdekje janë në rend të ditës. Reagimi i tij ndaj kësaj : « Kjo është në traditën e vjetër të mirë arabe.». Këtë s’do të guxonte ta thoshte secili. Kur e djathta radikale i shfrytëzon për qëllime të saja kritikat e tij të ashpra ndaj zakoneve të Lindjes dhe ndaj islamit, ai përgjigjet : « Nëse blen djathë në supermarket, djathi s’ka faj se a e përdor për picë apo për ta ngrënë me bukë.»

I riu Hasan nuk është vetëm i parespekt, i papreokupuar dhe intelegjent, por edhe një poet i talentuar (…).Ai të kujton autorët e zemëruar të viteve të pesëdhjeta, të cilët gjithashtu ua mbanin pasqyrën shoqërive të tyre. Poezitë e tij janë « mbresëlënëse, zemëruese, ethshëm të padisiplinuara dhe në radhë të parë vitale ». (…) Poezitë e tij nuk janë tekste deklamuese, siç i gjen në rap dhe në hip-hop, por me prirje të formëndërtimit dhe të kuptimit lirik. Ai luan me zanoret, ritmi dhe teksti prozaik këmbehen logjikisht aq sa të krijojnë përshtypjen e një ditari lirik. Vendojsen e fonemave e bën me një qartësi marramendëse, aty nuk ka ndrojtje, nuk ka ngurrim...Ai e di se për çka është duke folur. Nuk është dufi i zemërimit, por shumë më tepër mungesa e plotë e iluzionit dhe origjinaliteti i plotë ato që ju japin forcën bindëse vargjeve të tij. Në vargjet e Hassan-it nuk flet uni lirik, por vetë autori (...)./Albinfo
albi6
albi6
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
 <b>Mosha</b> Mosha : 46
<b>Postime</b> Postime : 10
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/11/2013

Yahya Hassan, një 'mysliman i ri i zemëruar' danez Empty Re: Yahya Hassan, një 'mysliman i ri i zemëruar' danez

Mon 25 Nov 2013 - 22:17
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi