Share
Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default John Kerry: SHBA partner i palëkundshëm dhe aleat i Shqipërisë

prej Thu 28 Nov 2013 - 10:35
SHBA-Sekretari amerikan i shtetit John Kerry uron Shqipërinë për festën e pavarësisë. Në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, i shpreh urimet më të mira popullit të Shqipërisë ndërkohë që ju festoni Ditën e Pavarësisë më 28 nëntor.

Që nga themelimi i një republike demokratike, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm përpara duke mbajtur zgjedhje të suksesshme shumëpartiake. Shqipëria është një forcë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe ne jemi veçanërisht mirënjohës për kontributet e Shqipërisë në Forcën Ndërkombëtare të Asistencës dhe Sigurisë në Afganistan si dhe për vullnetin e treguar për të pranuar ish- banorët e kampit Ashraf për qëndrim të përhershëm.

Tranzicioni paqësor i këtij viti dhe përparimet legjislative nënvizojnë kredencialet demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin popullin e Shqipërisë, ndërkohë që ata vazhdojnë të kërkojnë avancimin e sundimit të ligjit dhe reforma ekonomike, dhe ne mirëpresim rekomandimin e Komisionit Europian që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit.

Ndërkohë që ju festoni me familjet dhe miqtë, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ju si një partner i palëkundshëm dhe aleat. Ne shohim përpara drejt një të ardhme të miqësisë dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm.

(m.s/News24/BalkanWeb)


John Kerry: SHBA partner i palëkundshëm dhe aleat i Shqipërisë  6ds9w0
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi