Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Polici vret dhe ha 59-vjeçarin

prej Fri 29 Nov 2013 - 20:35
Polici vret dhe ha 59-vjeçarin Download
Polici vret dhe ha 59-vjeçarin _71435338_71430825
GJERMANI - Policia e Dresden-it thotë se kanë arrestuar një polic 55-vjeçar pasi dyshohet se ka vrarë dhe ngrënë trupin e një burri të tjetër që u gjet në malet Erz në lindje të Gjermanisë.

Hetuesit besojnë se dy burrat janë njohur në një faqe idhujtarë kanibalistësh në internet.

I dyshuari ka mohuar t’i ketë ngrënë trupin por thotë se ka vrarë personin që njohur në internet me kërkesë të këtij të fundit. Viktima jetonte në Hanover dhe kolegët e tij njoftuan zhdukjen e tij më 11 nëntor.

Policia thotë se, viktima është vrarë dhe copëtuar dhe pjesë të trupit të tij janë groposur në pjesë të ndara në një zonë malore që i përket vrasësit.

I arrestuari identifikohet si Detlef G. dhe punonte në zyrën e hetimeve kriminale në departamentin e mjekësisë ligjore. Mediet gjermane raportojnë se ai është një ekspert për analizimin e shkrimit të dorës.

Imagjinata

Policia thotë se pjesë të trupit të viktimës mungojnë dhe ka mundësi që të kemi të bëjmë me një rast kanibalizmi.

Shefi i policisë së Dresden-it, Dieter Kroll tha në konferencë për shtyp se viktima “kishte imagjinuar që të vritej dhe të hahej, që kur ishte i ri”.

Policia dhe prokurorët thonë se, pak pasi dy burrat janë takuar më 4 nëntor, biznesmeni 59-vjeçar është vrarë me thikë. I arrestuari është rrëfyer pjesërisht për krimin dhe ka treguar se ku ka groposur trupin e viktimës.

Komunikimi

Pasi bashkëpunëtorët e biznesmenit raportuar për humbjen e 59-vjeçarit, hetuesit gjetën një pjesë të komunikimit elektronik që i çoi tek Detlef G. Besohet se dy burrat nuk janë takuar asnjë herë para ditës fatale.

Kroll tha se rasti tregon se, “si njerëz me fantazi të tmerrshme mund të bashkohen në internet dhe të vënë në jetë çoroditje e zymta”.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur dhe në vitin 2001 në Gjermani, ku Bernd Juergen Brandes u vra nga Armin Meiwes në Rotenburg. Meiwes është dënuar me burgim të përjetshëm pas vrasjes dhe ngrënies së copave të trupit të viktimës së tij që kishte pranuar të vritej.shekulli.


Polici vret dhe ha 59-vjeçarin Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi