Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

"Të minohet kufiri me Shqipërinë" Empty "Të minohet kufiri me Shqipërinë"

Sat 30 Nov 2013 - 16:08
Agimi i Artë kërkon që të marren masa parandaluese ndaj hyrjes së shqiptarëve në territorin grek
"Të minohet kufiri me Shqipërinë" Newego_LARGE_t_1101_54227781
"Të minohet kufiri me Shqipërinë" 301113123302_2602
Arratisja e të burgosurve nga burgu i Drenovës dhe kalimi i kufirit për në Greqi, ka shqetësuar partinë Agimi i Artë, që kërkon masa ekstremi ndaj Shqipërisë.

Agimi i Artë duke marrë parasysh faktin e tre të arratisurve në Greqi, kërkon që të marren masa parandaluese ndaj hyrjes së shqiptarëve në territorin grek.

Në pikat e kërkuara nga ata thuhet se, në kufi me Shqipërinë duhet forcuar pranie e forca ushtarake, minim të kufirit, dëbimin e emigrantëve shqiptarë dhe ndalimin e punësimit sezonal të tyre si dhe dënim maksimal për çdo krim të emigrantëve të paligjshëm.

Në reagimin e tyre partia neonaziste i referohet edhe marrëveshjes së Shqipërisë me Britaninë e Madhe për transferimin e të burgosurve shqiptarë në atdhe. Këtë marrëveshje ata e shohin si rrezik.

“Ne pyesim veten, se çfarë do të ndodhë kur Anglia të sjellë në Shqipëri rreth 200 shqiptarë të burgosur në burgjet britanike, shumica e të cilëve janë vrasës, përdhunues, mafiozë, kriminelë të rrezikshëm. Shqetësimi është legjitim sepse shumica e tyre do të vijnë në Greqi dhe me siguri mund të marrin kontakt me mafien shqiptare që lulëzon në vendin tonë”, thuhet në reagimin e Agimit të Artë.

Kërkesat e Agimit të Artë:

1.Forcimin e pranisë së ushtrisë në Maqedoninë Perëndimore me kuadro dhe njësi luftarake .

2.Brigada e 15 e mbetur në Kostur të bëhet divizion siç ishte muaj më parë .

3.Staf i plotë në të gjitha postat ushtarake në Kostur dhe Follorinë përgjatë kufirit me Shqipërinë

4.Shpërndarje të minave në kufi me Shqipërinë.

5.Të gjitha njësitë e ushtrisë dhe policisë të jenë të pajisura me makina të blinduara, xhaketa antiplumb. Policia të vendosë transmetues përgjatë kufirit nga Kosturi në Follorinë, që ta bëjë të mundurën ndalimin e bandave shqiptare dhe grabitësve, të cilët janë të armatosur rëndë dhe të trajnuar sipas taktikave guerile të UÇK-së.

6.Dëbimin e menjëhershëm të emigrantëve shqiptarë dhe ndalimin e punësimit sezonal të shqiptarëve.

7.Dënimin maksimal për çdo krim të kryer nga emigrantët e paligjshëm. shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi