Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Ekstrakti i trumzës pengon rënien e flokëve

prej Sun 1 Dec 2013 - 22:56
Ekstrakti i trumzës pengon rënien e flokëve Hair-loss1-300x180Ekstrakti i trumzës është treguar një recetë natyrale dhe shumë efektive kundër rënies së flokëve.

Rënia e flokëve është një dukuri e shpeshtë dhe shqetësuese për të gjitha gjinitë dhe moshat. Pavarësisht nga shkaktari i saj, trumza mund të ndihmojë në pengimin e kësaj dukurie ose pakësimin e saj.

Madje, sipas një studimi gjerman, ekstrakti i trumzës është shfaqur si trajtim i suksesshëm në 94 % të femrave dhe 67 % të meshkujve që vuanin nga një lloj i rënies së flokëve, i quajtur alopecia androgentica.

Për të përfituar nga efekti i trumzës në luftën ndaj rënies së flokëve, provoni recetën në vazhdim.

Përgatitja dhe përdorimi:

  • Në një litër ujë hidhni një lugë gjelle të kësaj bime dhe e vloni deri sa të mbetet gjysma e tretësirës.

  • Përzierjen e fituar kullojeni në një gazë dhe tretësirën ruajeni në një enë qelqi të mbyllur mirë

  • Një ditë në javë fërkoni rrënjët e flokëve pas larjes.

  • Masazhi duhet bërë me kujdes dhe lehtë, për të shmangur dëmtimin e enëve të vogla, të cilat mund të pëlcasin.


opozita


Ekstrakti i trumzës pengon rënien e flokëve Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi