Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Si ta përmirësoni mirëqenien mendore

prej Sun 1 Dec 2013 - 23:58
Kjo broshurë spjegon çka i mban njerëzit mirë me mendje, pse disa njerëz kanë shqetësime mendore dhe çka mund të veproni për të përmirësuar mirëqenien mendore. Poashtu sugjeron si të kujdeseni për dikend me probleme shëndetsore mendore përderisa kujdeseni për nevojat tuaja.
Si ta përmirësoni mirëqenien mendore Images
Çka mendojme me shëndet të mirë mendor?

Shëndet i mirë mendor nuk është diçka që ju keni por është ajo që bëni. Që të jeni me shëndet të mirë mendor ju duhet ta vlerësoni dhe pranoni vetëveten. Kjo do të thotë që:
•Ju respektoni dhe kujdeseni për veten tuaj. Ju e duani vetën, nuk e urreni. Ju kujdeseni për shëndetin tuaj fizik.
•Hani mirrë,flini mirrë, ushtroni dhe bëni kënaqësi.
•E parashihni vetën si person me vlerë sipas drejtës tuaj. Nuk keni nevojë ta meritoni të drejtën e ekzistencës. Ju ekzistoni, prandaj keni të drejtë për ekzistim.
•Gjykoni veten sipas standardeve të arsyeshme. Mos e detyroni veten me qëllimë të pamundshme, si për shembull ‘Unë duhet të jem i përsosur në çdo veprim’, dhe mos e dënoni vetën nëse nuk ia arritni.

Nëse ju nuk e pranoni dhe vlerësoni vetën, gjithmonë do të frikësoheni se njerëzit tjerë nuk ju pranojnë. Që t’i ndaloni njerëzit të shohin se sa të papranueshëm jeni, ju shkëputeni nga ata, kështu që mbeteni gjithmonë të frikësuar dhe të vetmuar. Nëse ju e vlerësoni vetën nuk pritni për mospranimin e njerëzve tjerë. Nuk frikësoheni nga njerëzit e tjerë. Ju mund të jeni mendje hapur kështu që të kënaqeni me marrëdhënie të mira njerëzore. Nëse e pranoni dhe e vlerësoni vetëveten, ju jeni në gjendje të ndjeheni të qetë dhe të kënaqeni pa ndjenjë faji. Kur ballafaqoheni me probleme ju e dini që pa marrë parasysh sa e vështirë është situata juaj, ju mund ta përballoni. Si e parshohim vetën është e rëndësishme për çdo vendim të marrë.

Njerëzit të cilët e pranojnë dhe vlerësojnë vetëveten e përballojnë jetën.

Pse disa persona pasojnë shqetësime mentale dhe të tjerët jo?

Ne vuajmë nga shqetësimet mentale, nëse nuk e pranojmë dhe vlerësojmë vetën. Keto mendime zakonisht vijnë qysh nga fëmijëria kur ne kemi vendosur se nuk jemi të mirë dhe të papranueshëm, përndryshe familja jonë nuk do të na kishte trajtuar në atë mënyrë. Kjo e bën shumë të vështirë për ne t’i përballojmë vështërsit dhe fatkeqësit që hasim.

Të gjithë ne rritemi me ide të caktuara se kush jemi, cila ishte dhe çka do të jetë jeta jonë dhe se çfarë është bota. Këto ide burrojnë nga përvojat e kaluara dhe nga ajo se dy njerëz kur nuk mund t’i kenë përvojat e njëjta, dy njerëz kurrë nuk mund t’i shohin gjërat pikërisht në të njejtën mënyrë. Idetë tona nuk janë aq të sakta se çka është duke ndodhur rreth nesh, por supozime apo teori të caktuara se çka ndodhë. Nëse ne rritemi duke besuar se bota është ajo se si e shohim. Ne pastaj tronditemi shumë kur mësojmë se gjërat nuk janë ashtu si kemi menduar dhe mendimet e mëparshme kanë qenë të gabueshme.

Kurdo që hasim në fatkeqësi të papritur, kur ndodhin mosmarrëveshje serioze ne zbulojmë se jeta jonë nuk është ajo çka kemi menduar por çka jeta është në të vërtet. Si shumë amerikan ndoshta ne kemi menduar se jeta është e sigurt dhe e qetë, dhe pastaj kemi pësuar sulm nga teroristët. Ne ndoshta kemi menduar se do ta kalojmë jetën me një person të veçantë, por ky person shkon nga ne, apo vdes. Ndoshta ne jemi rritur duke besuar se nëse sillemi mirë asgjë e keqe nuk do të ndodhë, prapëseprap ndodh.

Kurdo që kuptojmë se kemi bërë gabim të madh, ne fillojmë të dyshojmë për çdo vedim që kemi marrë. Atëherë fillojmë të ndjehemi shumë të dobët. Ndjehemi sikurse jemi duke u shkatëruar, copëtuar, duke u zhdukur. Nëse ne e vlerësojmë dhe pranojmë vetëveten, ne kemi siguri në vetën tonë edhe nëse jemi të frikësuar ne e sigurojme vetën se kjo ndjenjë do të kalojë dhe se mund t’i përballojmë vështërsit dhe çkado që vjen. Nëse ne nuk e vlerësojmë vetën tonë dhe nuk ndjehemi pozitiv atehere pason ndjenja e shkatërrimit personal.

Ne ndjehemi të fshirë dhe të zhdukur si pikë e ujit në oqean. Kjo na bënë shumë të tmerruar.

Çdoherë kur friksohemi se do të shkatërohemi, ne duhet të gjejmë mbrojtje për ta mbajtur vetën. Sa më keq që ndjehemi për vetën më vështirë e kemi të gjejmë mbrojtje.

Mënyrat e mbrojtjes përfshijnë:
•dëmtimin e trupit tonë duke shkaktuar plagë ose duke mos ngrënë
•fajësimi i vetës dhe depresioni
•duke gjetur shkakun e frikës tonë në rrethin tone dhe të frigohemi të dalim jashtë
•duke bërë punë më shumë e më shumë
•munduar të bëjmë çdo gjë të sigurt duke pastruar në mënyrë obsesive dhe kontrolluar
•duke u mbyllur në botën tonë të brendshme dhe duke heq dorë gjejmë kuptim për botën rreth nesh si njerëzit tjerë. Si zavedësim, së shpejti pa vetëdije gjejmë një mbrojtje se si e shohim vetëvetën dhe botën tonë. Për shembull nëse ne jemi të mësuar ta fajsojmë vetëveten për çdo gjë që shkon keq, ju e fajsoni vetëveten për atë fatkeqsi që ndodhë.

A është shqetësimi mendor i pashmangshëm?

Shqetësimet mendore nuk ndodhin çdoherë. Megjithatë, nëse ne nuk e vlerësojmë dhe pranojmë veten kjo do të siguron shqetësim mendor kur jeta është e vështirë. Nëse ne ndjehemi pozitv për veten tonë dhe nëse e humbin dikend, do të ndjehemi të pikëlluar por jo në depresion. Kur dikush na trajton keq ne ndjehemi të zemëruar por jo fajtor që jemi të zemruar. Kur diçka ose dikush na kërcënohet, ne friksohemi por jo të shkatërohemi, sepse ne kujdesemi dhe e mbrojmë vetëveten. Shkaktarët e shqetësimeve mendore nuk janë humbja, skamja,sëmundja ose njerëzit që na trajtojnë keq. Është mënyra se si e interpretojmë humbjen, skamjen, sëmundjen ose faktin se si njerëzit tjerë na trajtojnë keq.

Duke i interpretuar gjërat në mënyrë që e bënë vuajtjen të pashmangur shumë njerëz heqin dorë nga vetëvetja. Nëse ne e shohim veten si të keq dhe të papranuar dhe besojmë që jetojmë në ‘një botë’ ku të mirat shpërblehen dhe të këqijat dënohen atëherë, kur ndodhë ndonjë fatkeqësi ne e interpretojmë këtë si dënim për të këqijat tona. Nëse e shohim vetëveten si të parëndsishëm dhe të pavlefshëm kur na ndodhë ndonjë gjë e lumtur ne i thojmë vetëvetes ‘une nuk duhet të jem e lumtur’. Nëse friksohemi nga njerëzit tjerë dhe ata na trajtojnë keq, ndjehemi se ne nuk kemi të drejtë ta mbrojmë vetëveten. Kur ne ndjehemi të shëmtuar dhe të padashur ne kemi nevojë të madhe për njerëz përrreth nesh, ne e fshehim zemërimin. Kur i lejojmë njerëzit e tjerë të shkelin sepse nuk mund ta tregojmë dëshprimin nga frika që ata do të na pranojnë. Nëse ne besojmë se është e pamundshme t’i ndalojmë zhgënjimet dhe çdo gjë të keqësohet ne nuk veprojme asgjë ta përmiresojmë jetën tonë. Atëherë vuajmë.

Disa njerëz i fajsojnë gjenet ose yjet për mizerjen e tyre, në ketë mënyrë duket se ata nuk janë përgjegjës se çka ndodhë me ata. Mizerjen e pacientëve disa mjek dëshirojnë t’i fajsojnë disa gjene të pazbuluara ose ndryshime biokimike. Kjo ndodhë sepse këta mjek ndjehen më të sigurt me interpretime mjekësore sesa interpretime psikologjike.

Megjithatë edhe pse kohë shumë e gjatë, të holla dhe përpjekje për të gjetur shkaqe në gjene dhe ndryshime biokimike për çrregullimet mendore, asnjë nuk është zbuluar deri tani.

Niveli i serotonit

Në trurin e njerëzve që janë në depresion janë gjetur ndryshime në nivelin e serotonit. Nuk është e saktë të themi se shkaku i depresionit shkaktohet nga kemikalet e panivelizuara në tru. Në qoftëse ndonjë ilaq e bën personin të ndjehet më mirë kjo s’të thotë që shkaku i shqetësimit ishte mungesa e këtij ilaqi. Fakti që aspirini e shëron kokëdhembjen kjo s’do të thotë që kokëdhëmbja është shkaktuar për shkak të mungesës aspirinit.

Gjenet

Shpesh mendohet së studimet e bëra tregojnë që depresioni është trashëgues. Por analizimi i këtyre studimeve ende e lenë këtë si pyetje të hapur. Ne marrim shumë gjëra nga prindët tonë por shumicën e këtyre e marrim sepse mësohem nga ata. Ne e mësojmë mënyren e të menduarit nga familja gjë që mund të na bëjë shqetësime. Nëse nëna është vazhdimisht e frikësuar dhe pesimiste, fëmija i saj me siguri mund të rritet me besim që bota është vend i tmerrshëm kështu që fëmija bëhet i frikësuar dhe pesimist.

Nëse ndjehem mentalisht i thyer, çka mund të më ndihmojë?

Pranoni se mund të ndryshoni. Askush nuk mbetet i njejtë, kështu që ndryshoni për të mirë. Ndryshimi më i madh që mund ta bëni është ta pranoni dhe vlerësoni vetëveten. Nëse e kaloni shumicën e jetës tuaj duke besuar se ju jeni të papranueshëm dhe me pak vlerë është vështirë të ndryshoheni sepse të gjitha idejat dhe mënyrat e sjelljeve bazohen në atë besim. Qëllimi është që t’ i thoni vetëvetes, ‘unë nuk e vlerësoj veten shumë por tash e mbas unë do të sillem si shoku/qja më e mirë për vetëveten. Unë do sillem mirë ndaj vetëvetes, kujdesem për vetëveten dhe nuk do ta kritikojë ose ulë poshtë veten time. Dukeu sillur me vetën si shoku/qja më e ngushtë, kjo do të ju bëjë shokun/qen më të mirë të vetës. Ju duhet të jeni të kujdeshëm se si flitni me vetën. Dëgjoni zërin tuaj të brendshëm. I shkruani gjërat që ju lëndojnë, gjërat kritike që ju thotë zëri juaj dhe pastaj mendoni për t’i thënë vetës gjëra më të dashura dhe inkurajuese.

Për shembull, nëse kur ju duhet të bëni diçka dhe i thoni vetes se do të dështoni. Ju me siguri do të dështoni. Çkado që bëni gjithmonë bëhet lëmsh.. I shkruani këto diku dhe përskaj shkruani Ju do të mundoheni të diçka sa më mirë që mundeni. Nuk është me rëndsi nëse nuk e bëni atë punë në mënyrë të përsosur, sepse kur bëni gabime, gjë e mirë është që ju mësoni prej gabimeve. Filloni të praktikoni t’i thuani vetës këto dhe gjëra tjera inkurajuese.

Pyetni veten se në çka bazoheni kur supozoni idejat e juaja. A ështe e vërtet që çdokush në botë ju urren, apo çkado që keni bërë, e keni bërë keq? A është vërtet që çdo gjë e keqe që ju ndodh është denim i asaj që ju jeni të lige? Shikoni konsekuencat e idejave tuaja. Nëse ju nuk bëheni i/e afërt me dikend sepse frikoheni se ata nuk do të ju pranojnë, s’do të thotë që ju prapëseprapë do të mbeteni të vetmuar?

Mundohuni ta gjeni mënyren se si keni filluar të mendoni se ju jeni I keq. A është kjo se prindët tuaj ju kanë thënë gjithmonë? A ishit ju përnjëmend të këqinjë, apo vetëm ata i kanë hedhur ndjenjat e tyre të këqija në ju? A jeni ju të frikësuar të mendoni se prindët tuaj nuk kanë qenë të përsosur? Asnjë prind nuk është i përsosur.

Nëse i shkruani këto gjëra ashtu shënohen mendimet dhe ndjenjat jashtë vetes tuaj dhe ju mund t’i shihni gjërat më qartë. Librat mund të ju ndihmojnë. Mos lexoni libra vetëm për vetë ndihmë por edhe romane, poezi dhe biografi të ndryshme.

Bisedoni për këto gjëra

Bisedoni për këto gjëra me njerëz të tjerë të shihni se çka mendojnë ata për këto. Bisedoni me dikend nga shoqëria juaj, shkoni në ndonjë qendër lokale, ose bashkangjituni në ndonjë grup për vetë ndihmë. Të bisedoni me ndonjë terapist mund të ju ndihmojë shumë. Ka lloje të ndryshme të terapive por ato ndahen në dy grupe. Ato janë terapitë spjeguese dhe ato që terapisti ju tregon çka duhet të bëni në mënyrë metodike. Nga kjo terapi e fundit si përshembull terapi njohëse kjo ju mëson shkathësi se si t’i përballoni problemet e posaqme. Terapitë spjeguese si psikoterapija i hulumton idejat dhe përjetimet e juaja. Shumica e terapistëve i përdorin të dyjat nga pak. Të gjeni terapist ose dikend që të konsultoheni është vështirë. E pyetni mjekun tuaj të përgjithshëm (GP) se a kanë dikend që mund të konsultoheni në qendrën shëndetsore apo a mund të ju referojë ai/ajo te një psikolog apo psikoterapist nën shërbimet për shëndet kombëtar (NHS). Shikoni shoqatën lokale që quhet Mind (Mendja) dhe çka mund të ju ofrojnë ata. Vetëm fakti që psikoterapistët dhe konsultuesit janë të regjistruar, kjo nuk do të garantojë se ata janë efektiv. Por nëse diçka ndodhë ju mund të bëni ankesë në organizatën profesionale të atij personi. Asnjë terapist nuk ka shkop magjik për t’i bërë gjërat mirë mirëpo ata mund të ju tregojnë mënyrën se qysh ta zbuloni vetëveten.

Çka mund të bëjë për gjërat që nuk mund t’i ndryshojë?

Mos harroni që çka ndodhë me ne nuk është shkaku i shqetësimit por se si i interpretojmë ato. Nëse nëna juaj ju poshtërson dhe ju lëndon gjithmonë, dhe ju besoni që është ligj i gjithësisë që ta vizitoni ate çdo javë, atëherë ju me siguri do të vuani për këtë. Nëse je dini që nuk ka kësilloj ligji dhe është përgjegjësi e juaja që të kujdeseni për vetëveten ju duhet t’i kufizoni vizitat. Ju do të krijoni distancë në mes juve dhe e nuk e shihni ate si nënën tuaj por si një grua budallaqe e cila preferon se ndjenjat e saja të këqija të hedh te dikush tjetër me ate kënaqësinë për të pasur fëmijë të dashur i cili/a dëshiron të kalojë kohë me te.

Shpesh ne shkojmë të vizitojmë prindët të cilët na lëndojnë sepse nuk heqim dorë nga ajo se ata do të ndryshojnë të bëhen të dashur dhe t’i pranojmë ata si prindë që gjithmonë kemi dashur. Disa prindë ndryshojnë por nuk dinë se si ta tregojnë ate. Ju mund ta provoni këtë duke i pyetur ata për gjërat që kanë ndodhë në fëmijërinë tënde, jo për t’i fajsuar por vetëm për t’i skjaruar gjërat në mendjen tuaj. Disa prindë kanë dëshirë ta bëjnë këtë. Ata i pranojnë këto gjëra duke treguar atë qe ka ndodhur. Dhe ju kërkojnë falje. Prindët tjerë të cilët nuk kanë ndryshuar nuk i pranojnë këto dhe ju fajsojnë që ju i sygjroni që ata nuk ishin të përsosur. Atëherë ju duhet të heqni dorë nga shpresa që të jenë prindër të dashur. Kjo është gjë e pikëlluar, por mos e lejoni pikëllimin dhe zhgënjimin ta dominojë jetën tuaj. Gjeni interpretim për këtë që ju ndihmon për të jetuar me te. Kjo është çka duhet të bëni me gjërat që nuk mund t’i ndryshoni. Mos i lejoni këto gjëra ta dominojnë jetën tënde duke ju marrur tërë kohën dhe përpjekjet tuaja. Edhe atëherë kur jeta është shumë e vështirë për ju mundohuni që ti japni diçka të mirë vetëvetes. Kjo mund të jetë t’i japni dhuratë vetëvetes, ose duke mos bërë asgjë por pushuar, të bisedoni me ndonjë shok/qe, duke shikuar natyrën apo dëgjuar muzikë. Edhe nëse askush nuk kujdeset për juve, ju kujdeseni për vetëveten.

Si mund të qëndrojë mirë përderisa unë kujdesem për të tjerët që kanë shqetësime mendore?

Personat të cilët kanë kaluar në një periudhë me shqetësime mendore, pasi kjo ka kaluar ata shpesh thojnë sa shumë e vlerësojnë dikend që ju ka ndihmuar atyre gjatë kësaj kohe, të cilët i kanë inkujaruar dhe përkrahur ata, edhepse ata nuk e kanë vlerësuar këtë gjatë shqetësimeve të tyre. Njerëzit me shqetësime mendore përpiqen ta mbajnë vetëveten si person. Është luftë për ekzistencë dhe të gjithë ne bëhemi vetjak. Ne nuk shohim asgjë se çka njerëzit tjerë janë duke kaluar dhe bëhemi shumë të vështirë të jetojmë me dikend. Çdo gjë shohim është bardhë e zi, pa hije të ngjyrë hirit. Nuk na duket asgjë qesharake dhe gjërat më të thjeshta na duken të vështira ndonjëherë edhe të tmershme. Ne mund të jemi të arsyetushëm për një minutë, minutin tjetër të parsyetushëm. Shoqëria dhe familja jonë pa marrë parasysh se sa të dashur dhe të brengosur për ne, ata duhen të mbrohen nga ne. Nëse ju kujdeseni për dikend që ka shqetësime mendore, është e domosdoshme që ju keni kohë për veten tuaj që të pushoni dhe të bëni gjëra kënaqsie. Ju nuk duhet të ndjeheni fajtor për këtë. Nëse ju nuk kujdeseni për vetëveten, ju nuk do të mund të kujdeseni për dikend tjetër. Kur ne e shohim dikend duke vuajtur nga shqetësimet, frika dhe dëshprimi, ose janë në depresion, ose dëgjojnë zëra të tmerrshme, ne kemi dëshirë të madhe që të ju ndihmojmë ta heqim këtë vuajtje nga ata. Megjithatë ne nuk duhet të ndjehemi që është detyrë e jona të i shërojmë ata, dhe nëse ata nuk ndjehen më mirë kjo nuk do të thotë që kemi dështuar. E vërteta është që vetëm një person e ka fuçinë ta përmiresojë atë person. Ne mund t’i inkurajojmë, të ju tregojmë dashurinë dhe ngushëllim, ne mund t’i dëgjojmë dhe të mundohemi t’i kuptojmë ata, të gjitha këto mund t’i ndihmojnë këtij personi. Por është ai person i cili/a duhet vendos të ndryshojë.

Ky person duhet të pranojë që ai/ajo mund të ndryshojë, dhe ta rrezikojë ndryshimin, duke e bërë këtë pa kurrfarë garancioni ose sigurie se çka do të thotë të ndyshimi. Kjo nuk është lehtë. Shumica nga ne vendosim që të jetojmë me ato që jemi të mësuar edhe pse këto na lëndojnë, ne ndjehemi më të sigurtë me mjerimet tona sepse jemi të mësuar me ato. Që të vendosim të ndryshojmë ne duhet të kemi shumë guxim.

Ka shumë njerëz që kanë gjetur guxim dhe e jetojnë jetën e tyre me kënaqsi. Të gjithë ata janë njerëz të ndryshëm, që jetojnë në rrethana të ndryshme, por të gjithë ata thone se gjëja më me rëndsi të cilën e kanë mësuar është ‘se ata kanë përgjegjësi për veten e tyre’. Unë jam i vetmi person që mund ta shpëtoj vetëveten. Unë e pranoj dhe vlerësoj vetën, kështu që kujdesem për veten time./Stetoskopi


Si ta përmirësoni mirëqenien mendore Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi