Car Dushani pjesë e “Shkupit 2014”, Bageri mbetet për vitin 2080!
Tue 3 Dec 2013 - 19:33
Publikuar: 03.12.2013 - 14:07
Shkup, 3 dhjetor - “Shkupi 2014” filloi si projekt monoetnik, mirëpo me insistim të BDI-së fitoi karakter multietnik, gjë që më së miri konfirmohet me përmendoren e carit serb, Dushanit.Përmendorja e carit serb, Dushanit, është bërë pjesë e projektit “Shkupi 2014”, kanë shkruar mediat serbe.
Në emër të koalicionit qeveritar, kënaqësinë për ngritjen e përmendores së car Dushanit në mes të Shkupit e ka shprehur kryetari i Lidhjes Demokratike Serbe, Ivan Stoilkoviq, transmeton Lajm.
“Pas gjashtë shekujve edhe car Dushani i shenjtë po na kthehet në Shkup, te Ura e civilizimeve. Në kohën e tij, Shkupi ka qenë kryeqendër e një mbretërie të madhe”, ka deklaruar Stoilkoviç.
“Shkupi 2014” filloi si projekt monoetnik, mirëpo me insistim të BDI-së fitoi karakter multietnik, gjë që më së miri konfirmohet me përmendoren e carit serb, Dushanit.
BDI dhe VMRO vazhdojnë me ndërtimin e këtij projekti, duke favorizuar kauzat e tyre, me çka njëkohësisht iritojnë bashkëqytetarët shqiptarë, sepse car Dushani është i njohur në histori për okupimin e trojeve shqiptare, si dhe për ndryshimin e emrave të vendbanimeve shqiptare. Pakënaqësinë nga projekti “Shkupi 2014” shqiptarët deri tani e kanë treguar vetëm në anketa, por nuk kanë marrë guximin të organizojnë ndonjë protestë më të madhe, ose për të dënuar në zgjedhje koalicionin që po ndërton këtë projekt.
(Koha.net)

Re: Car Dushani pjesë e “Shkupit 2014”, Bageri mbetet për vitin 2080!
Tue 3 Dec 2013 - 20:06
Përmendorja e Car Dushanit përjetësohet në mes të Shkupit, aty ku për herë të parë u shpall car i Serbisë, në periudhën më të vështirë për shqiptarët e Ballkanit.
“Dikur mund t’i jenë dridhur eshtrat nga shqiptarët, por tani figura e tij përjetësohet në mes të Shkupit. Se çfarë rëndësie ka Car Dushani për historinë e Maqedonisë nuk është e qartë, por që paraqet provokim për shqiptarët, nuk ka asnjë dyshim!”
Historianët e kanë pritur me habi lajmin e ngritjes së përmendores së Stefan Dushanit, duke ditur bëmat e tij kundër shqiptarëve në atë kohë.
“Është me të vërtetë një lajm trishtues, të ngresh përmendore midis Shkupit i cili ka qenë pushtues të këtyre trojeve gjatë sundimit të tij. Është e dëmshme, është e palogjikshme të shënohet dhe të ngrihet shtatorja e këtij sundimtari të ashpër mesjetar në ditën e sodit. Edhe pse ne të gjithë anojmë kah Evropa, sot ngremë përmendore të atyre pushtuesve të cilët kurrë nuk ia kanë dashur të mirën këtij populli. Prandaj është e papranueshme për shqiptarët, por edhe për popujt e tjerë, të ngrihet përmendore e Car Dushanit”, tha Vebi Xhemaili, historia.
Nga BDI-ja nuk dëshirojnë të komentojnë vendosjen e përmendores së Car Dushanit në Shkup. Disa janë jashtë shtetit, disa me grip, e disa nuk e dinë se kush ka qenë Car Dushani. E kush ishte Car Stefan Dushani? Ai morri fronin mbret i Serbisë duke rrëzuar nga pushteti babin e tij, e më pas urdhëroi vrasjen e tij me varje. Në vitin 1346 pikërisht në Shkup u shpall Car i Serbisë. Gjatë 24 viteve në krye të shtetit serb, Car Dushani pushtoi të gjitha trojet ku jetonin shqiptarët duke filluar me Kosovën, Shqipërinë, Shkupin e Janinën. Shqiptarët për gjatë gjithë kohësh e kundërshtuan regjimin e Dushanit.
Në ditët e sotme, ndërsa Shkupi mbushet me Car Dushana, 3 përmendoret e vetme shqiptare, pjesë të projektit “Shkupi 2014”, vazhdojnë të mos vendosen. Integristët nuk kanë përgjigje as për këtë çështje. Para 16 muajsh, BDI-ja pohonte se procedura për vendosjen e përmendoreve po vijon sipas parashikimeve, por sot e kësaj dite, ato nuk janë vendosur.
“Të gjitha procedurat të cilat janë të paraparë për vendosjen e këtyre përmendoreve rrjedhin sipas dinamikës së paraparë. Ajo që është me rëndësi të theksohet se projekti Shkupi 2014 nuk është më projekt mono-etnik, ashtu siç e kemi trashëguar por bëhet fjalë për një projekt shumë etnik që do të reflektojë karakterin shumë etnik të kryeqendrës dhe Maqedonisë”, deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë (08.08.2012).
Nga Ministria e Kulturës nuk shpjegojnë se kur do të vendosen përmendoret e shqiptarëve, e as simbolikën e vendosjes së Car Dushanit në Qendër të Shkupit. Pavarësisht qëllimit të autoriteteve, shqiptarët e Shkupit e konsiderojnë si provokim ngritjen e përmendores së Car Stefan Dushanit. Benjamin Arifi

Tue 3 Dec 2013 - 20:32
Kenga e SELMAN KADRISË
https://www.youtube.com/watch?v=TiP78KpvWZ4

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|