Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default “Hoxha” abuzon seksualisht me invalidin

prej Wed 4 Dec 2013 - 21:45
Reagon KMSH: Personi i ngjarjes nuk është hoxhë, por mashtrues
“Hoxha” abuzon seksualisht me invalidin 77208
Një histori dramatike është rrëfyer sot në emisionin ‘Me Zemër të Hapur” në "News 24". Një 28-vjeçar invalid pretendon se një hoxhë ka abuzuar seksualisht me të.

Saimiri, i riu me banim në Tiranë, i paralizuar nga të dyja këmbët rrëfeu sesi para dy vitesh shoqëroi vajzën e tezes në Lezhë në një Hoxhë pasi vajza kishte probleme të rënda psikologjike. Me shpresën se hoxha do ti këndonte vajzës ndonjë Sure për të larguar syrin e keq që pretendohej se e kishte pushtuar, hoxha, emri i të cilit nuk bëhet publik, i ka dhënë garanci të riut se mund ta shërojë dhe atë. Hoxha nuk është ligjërisht në xhaminë e Lezhës, por është një individ që njihet nga komuniteti lezhian, si hoxhë.

Pas rrëfimit të 28-vjeçarit, "News 24" vendosi kontakt telefonik me hoxhën në Lezhë. Në reagimin e tij, hoxha mohoi çdo detaj të ngjarjes. Ai u përgjigj shkurt: “E dëgjova historinë dhe ai që pretendon këtë të ndjekë rrugën ligjore. Unë nuk bëhem pjesë e këtyre gjërave dhe këtyre historive. Unë jam mysliman dhe i respektoj të gjithë, janë njësoj për mua, katolikë, ortodoksë, myslimanë”.

Pjesë nga intervista:

Si ndodhi?

Ai më tha që mund të më shëronte dhe mua, mund të më bënte të ecja sërish...

Dhe më pas?

Më çoi në një dhomë, dhe më mbajti me forcë aty, u përleshëm, por nga pamundësia për të ecur, më vuri poshtë...

Sa qëndruat në dhomë?

Qëndruam 40 minuta dhe vetëm atëherë hapi derën. E kisha shumë të rëndë atë moment.

Kur u hap ajo derë, kujt i tregove?

I tregova tezes sime, pastaj një pjese të familjes. Më besoi tërësisht ajo.

Ata që të dëgjojnë në këto momente mendon se të besojnë?

Ndoshta se besojnë, por asgjë nuk është e intriguar nga unë, e gjitha është e vërtetë. Nëpërmjet "Facebook" kam kontaktuar me të tjerë persona dhe kam vërtetuar se personi është i tillë, është abuzues, ka pasur dhe raste të tjera me djem të tjerë. Unë nuk e dija që kishte lidhje me këto gjëra.

Reagon KMSH

Menjëherë pas publikimit të lajmit, ku një 28-vjeçar pretendon se një hoxhë ka abuzuar seksualisht me të, ka reaguar Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, KMSH thotë se personi për të cilin pretendohen se ka abuzuar me të miturin, nuk është hoxhë por është një mashtrues. KMSH deklaron se i dënon ngjarje të tilla dhe se ky komunitet nuk ka të bëjë me ngjarjen në fjalë. shekulli.


“Hoxha” abuzon seksualisht me invalidin Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

default Re: “Hoxha” abuzon seksualisht me invalidin

prej Thu 5 Dec 2013 - 20:06
Denoncimi në News24 KMSH: Personi s'është hoxhë
Denoncimi në News24 KMSH: Personi sPas denoncimit të bërë në emisionin “Me zemër të hapur” ku 28-vjeçari denoncoi abuzimin që i është bërë nga një “hoxhë” në Lezhë ka reaguar Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

Në një deklaratë për media Komuniteti Mysliman deklaron se: “Personi i përmendur nuk është një Hoxhë, nuk është pjesë e strukturave të komunitetit, është një person që mashtron dhe merret me magji.

Më tej Komuniteti Mysliman dënon çdo lloj akti të kësaj natyre. “Njerëzit abuzojnë në emër të fesë dhe bëjnë akte të turpshme si dhe zhvasin njerëz financiarisht. I bëjmë thirrje prokurorisë të marrë në hetim të gjitha rastet dhe mashtruesit të marrin dënimin e merituar”, përfundon deklarata.

(a.h/BalkanWeb)


Mos u deshpro nese njerezit nuk te kuptojne. Ata e degjojne zerin tend, ndersa ne koke i kane mendimet e veta.

"Islami është si diell, atë nuk mund ta shuash me frymë; është si dita, ti duke i mbyllur sytë ndaj saj nuk mund të bësh natë, ai që i mbyll sytë vetëm për vetën e tij e ka bërë natë
“Hoxha” abuzon seksualisht me invalidin J5zhxd
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

default Re: “Hoxha” abuzon seksualisht me invalidin

prej Thu 5 Dec 2013 - 22:20
me vjen mir se po lexoj nje postrim ne ket forum ku nuk fyhet Islami



Sponsored content

default Re: “Hoxha” abuzon seksualisht me invalidin

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi