Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Horoskopi zbulon pse nuk ju ka telefonuar Empty Horoskopi zbulon pse nuk ju ka telefonuar

Sat 7 Dec 2013 - 0:36
Horoskopi zbulon pse nuk ju ka telefonuar Stock-footage-young-couple-talking-on-cellphone-in-the-park-steadicam-shot
Mos e ka shkruar gabimisht numrin? Mos i ka humbur mobili? Këto janë pyetje që shumë femra ia bëjnë vetes, pas këmbimit të numrave të telefonit, pas takimit të parë. Shenja e horoskopit zbulon arsyen pse nuk ju ka telefonuar

Dashi
Për një gjë mund të jeni të sigurt, nëse nuk ju ka telefonuar Dashi, nuk bëhet fjalë për arsyet e përmendura, por për shkak se ka gjetur dikë që i duket më interesante. Nëse një Dash është me të vërtetë i interesuar, atëherë edhe do t’ju telefonojë, nëse jo menjëherë pas këmbimit, atëherë do ta bëjë herët në mëngjes. Nëse nuk ju telefonon në mëngjes, atëherë nuk do t’ju telefonojë fare.

Demi
Demi së pari pret që të kalojnë tri ditë, e më pas do të presë edhe pak për të mos u dukur tepër sulmues, e kur ju telefonon, ndoshta pas një muaji, juve as që ju kujtohet. Madje edhe kur është shumë i interesuar e ka vështirë që ta bëjë hapin e parë, pra do të ishte mirë që ta merrni iniciativën, por kujdesshëm, sepse mund ta largoni.

Binjakët
Nëse një Binjak nuk ju telefonon në ditën e njëjtë, ose më së largu të nesërmen, mund të jeni e sigurt se nuk do t’ju telefonojë. Mos ngurroni dhe merreni iniciativën dhe telefononi ju për herë të parë, sepse është e mundur që ai ka harruar me çfarë emri ju ka regjistruar, ndërsa edhe ai do të gëzohet, kur të kuptojë se jeni femër moderne që nuk ka frikë nga marrja e kontrollit.

Gaforrja
Me këtë shenjë të ndjeshme duhet të tregoheni e kujdesshme qysh në takimin e parë, sepse secila fjalë që ia thoni ka domethënie dhe rëndësi të veçantë. Nëse nuk ju telefonon, mos mendoni se e bën një gjë të tillë, sepse nuk jeni tërheqëse. I duhet shumë kohë për një gjë të tillë. Zakonisht telefonon pas pesë ditëve, e nëse e bën një gjë të tillë, kjo do të thotë se i keni lënë përshtypje të mirë.
Luani
Luani e adhuron gjuetinë dhe joshjen, kështu që është e mundur që gjatë një mbrëmjeje t’i mbledhë disa numra të femrave. Nëse nuk ju telefonon, atëherë është njoftuar me ndonjë tjetër, që i duket më tërheqëse dhe më interesante. Por, mos u zhgënjeni, Luani di të jetë sipërfaqësor, e fakti që nuk ju ka telefonuar do të thotë vetëm që nuk i keni theksuar mjaftueshëm atributet fizike.

Virgjëresha
Mashkulli i shenjës së Virgjëreshës nuk është ndonjë joshës i madh, pra duhet ta dini që nëse jua kërkon numrin, atëherë edhe do t’ju telefonojë. Nëse nuk ju telefonon, pasi që premton se do ta bëjë një gjë të tillë, janë të mundura dy opsione, ose ia kanë vjedhur telefonin ose ka analizuar tepër situatën dhe ia ka dalë që ta gjejë ndonjë mangësi tuajën, dhe mendon se nuk do të funksiononit si çift.

Peshorja
Peshorja është joshës, ndërsa preferon mbledhjen e numrave të femrave, pra nëse i keni këmbyer numrat me të, kjo nuk do të thotë se dëshiron t’ju thërrasë. Këtij mashkulli i pëlqejnë opsionet e shumta, e nëse nuk ju telefonon do të thotë se ka gjetur një tjetër. Mund të jetë edhe në lidhje e me ju vetëm ka bërë një flirt kalimtar, ndërsa numrin jua ka marrë vetëm për të mos i lënduar ndjenjat tuaja.

Akrepi
Te ky mashkull i pasionuar nuk ka dilema, nëse i pëlqeni, do t’ju telefonojë, nëse nuk jeni interesante, jo. Megjithatë, ky mashkull është i fiksuar pas seksit, pra është e mundur që t’ju kontaktojë vetëm me atë mendim, pra nëse dëshironi një lidhje të qëndrueshme, mos shkoni shpejt në shtrat me një Akrep. Keni durim për të kuptuar nëse është i interesuar për ju, apo vetëm për lojë të shthurur në shtrat.

Shigjetari
Shigjetari është shenjë e zjarrtë, ndërsa të gjithë meshkujt e këtij elementi kënaqen në gjueti dhe përvoja të reja. Nëse një shigjetar jua kërkon numrin, ai me të vërtetë dëshiron që t’ju shohë sërish. Mbrëmjen e njëjtë do t’jua dërgojë një porosi, ndërsa të nesërmen do t’ju ftojë për të dalë në shëtitje. Nëse nuk e bën një gjë të tillë brenda dy ditësh, mund të ndodhë që ju ka harruar sepse ka gjetur ndonjë tjetër.

Bricjapi
Mund të krenoheni nëse Bricjapi jua kërkon numrin, sepse sigurisht e merr me qëllim që t’ju thërrasë. Ky mashkull mendon seriozisht dhe nuk i pëlqejnë lojërat, pra do t’ju telefonojë brenda 2-3 ditëve. Nëse nuk ju thërret, gjasat janë të mëdha se bëhet fjalë për humbje të telefoni, ose që i ka ndodhur ndonjë problem i papritur. Në atë rast, do të jetë mjaftueshëm i sjellshëm dhe do t’ju kërkojë falje më vonë.

Ujori
Ujori pa problem do ta kërkojë numrin tuaj, por mos mendoni se kjo do të thotë ndonjë gjë. Nëse nuk ju thërret, mos e përjetoni këtë si një gjë personale, sepse gjasat janë të mëdha se ka harruar. Nëse megjithatë ju thërret, atëherë fillon aventura, sepse do t’ju duhen muaj të të:\rë për ta definuar lidhjen tuaj. Ky mashkull është i aftë që t’ju konsiderojë si shoqe edhe nëse për çdo natë flini tek ai.

Peshqit
Mashkulli i kësaj shenje është një prej meshkujve të rrallë, nga i cili mund të dëgjoni duke kërkuar falje si “më fal, por ka humbur mobili”, “më fal por kam shkruar gabimisht numrin”, etj. Por, këto justifikime te kjo shenjë janë të sinqerta. Ky tip konfuz humb shpesh gjërat dhe është harrestar, pra nëse nuk ju telefonon nuk do të thotë se nuk i pëlqeni. Ka gjasa që të mos ju telefonojë vetëm për shkak se ka dëshiruar që të flirtojë pak para se t’i kthehet partneres në jetën reale.Shqipmedia
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi