Komedia e zezë ‘Të njihesh në internet’, Londo: Sjell dramat e shoqërisë
Sun 8 Dec 2013 - 15:04
TIRANË - Janë drama sociale me të cilat përballet shoqëria sot. Jetë paralele që i kryqëzon kibernetika. Është ky thelbi i komedisë së zezë ‘Të njihesh në internet’ që Teatri Shëtitës i regjisorit Kiço Londo e ka vënë në skenat e Fierit, Vlorës dhe Patosit që sikundër Londo dëshmon, ka mundur të ndjellë jo pak publik.
“Vepra është vazhdimi i një shfaqjeje që unë kam pasur 15 vite më parë në varieten e Tiranës. Tashmë është bërë më interesante, një burrë jo vetëm që ka dy gra por edhe dy fëmijë të cilët njihen dashurohen në internet dhe duan të takohen. Kjo e bën personazhin kryesor të vendoset në situata tragjike.”- deklaroi Kiço Londo.
Protagonistët e shfaqjes së Teatrit Shëtitës të Londos janë aktorët e rinj, talentin e të cilëve ai rreket ta zbulojë ndër vite.
“ Protagonistë janë Roland Caro, Visjan Ukcenaj, Eksela Pësyzi, Ermira Hysaj, Alesia Xhemalaj, edhe Xhevahir Zeneli i cili 15 vjet më parë ka pasur personazhin kryesor. Tani ka një tjetër personazh simpatik i cili pritet jashtëzakonisht mirë. Kemi dhe një djalë të ri të cilit i thërrasim me pseudonimin “Çekrezi” i cili është kripa e grupit”- deklaroi Kiço Londo.
Këtë të premte, shfaqja ‘Të njihesh në internet’ i cili përcjell humor të zi, do të jetë në skenën e teatrit të Korçës për artdashësit e këtij qyteti.
ballakni.web

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi