Share
Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

default Martesat gay, At Nikolla Marku kundër: Totozani të mbrojë kishën

prej Sun 8 Dec 2013 - 22:53
ELBASAN - At Nikolla Marku, prifti i kishës Autoqefale Shën Maria shprehet kundër pr/ligjit për legalizimin e martesave gay. "Kisha Ortodokse e pavarur Kombëtare Shqiptare ndalon rreptësisht martesat brenda të njëjtës gjini. Martesa është e shenjtë për Kishën sepse lidh dy sekse të kundërta në dashuri për krijimin e familjes. Cdo lloj marrëdhënie heretike apo seksuale brenda të njëjtës gjini për ne ortodoksët dhe shqiptarët si komb është e neveritshme, e dënueshme në mënyrë absolute. Cdokush që vuan nga një sëmundje e tillë si orientimi seksual i devijuar ka nevojë për mjekim tek psikologu dhe psikiatri. Por, gjithashtu kisha është kundër çdo lloj bashkëjetese që ka në thelb marrëdhënia seksuale të të njëjtit seks. Cdo qënie e gjallë respekton lidhjen me seks të kundërt. Ndërsa për njeriun si qënie më e lartë dhe e përgjegjshme është absurde dhe mëkat lidhja seksule mes të njëjtit seks. Është injorancë dhe vetshkatërrim i virtytit të njeriut. Avokati i Popullit Igli Totozani ka shumë probleme për të zgjidhur. Le të mbrojë në gjykatë kishën Ortodokse nga uzurpatorët grekë me në krye Janullatosin, i cili vërdalliset në Shqipëri si murtajë e zezë. Avokati i Popullit duhet të dijë se partitë parlamentare nuk kanë në programet e tyre martesat gay apo bashkëjetesat e turpshme kështu që duhet të respektojë Parlamentin që e zgjodhi. E theksoj, BE nuk është bashkimi i martesave gay. Kush e paraqet si kusht gënjen, spekullon dhe paguhet nga njerëz të sëmurë. Uroj që AP Igli Totozani të mos jetë ai në një bashkëjetesë apo martesë gay meqënëse e paska shumë shqetësim. Në rast se ky avokat ka familje, atëherë le ti orientojë fëmijët e tij drejt një martese të turpshme ashtu sic kërkon të bëjë dhe ligjin për martesat gay në kodin e familjes shqiptare. Deputetët e Parlamentit në rast se miratojnë një ligj të tillë, atëherë t'ju a shpjegojnë dhe fëmijëve të tyre, bashkëshortëve dhe bashkëshorteve. Faleminderit", u shpreh At Nikolla Marku. (v.gj/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/video/index.php?IDVideo=19186#sthash.W5oGAT21.DEYFUl10.dpuf

http://www.shqiptarja.com/video/index.php?IDVideo=19186


Mos u deshpro nese njerezit nuk te kuptojne. Ata e degjojne zerin tend, ndersa ne koke i kane mendimet e veta.

"Islami është si diell, atë nuk mund ta shuash me frymë; është si dita, ti duke i mbyllur sytë ndaj saj nuk mund të bësh natë, ai që i mbyll sytë vetëm për vetën e tij e ka bërë natë
Martesat gay, At Nikolla Marku kundër: Totozani të mbrojë kishën J5zhxd
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi